Seminari
Moroni 6: Pjesëmarrja dhe Shërbimi në Kishën e Zotit


“Moroni 6: Pjesëmarrja dhe Shërbimi në Kishën e Zotit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 6

Pjesëmarrja dhe Shërbimi në Kishën e Zotit

e re duke folur në mbledhjen e sakramentit

Si anëtarë të pagëzuar të Kishës së Krishtit, ne kemi mundësi të marrim pjesë dhe të shërbejmë në mënyra të ndryshme. Te Moroni 6, Moroni i vazhdoi udhëzimet e tij për të ndihmuar që Kisha të forcohej dhe ndërtohej. Ky mësim mund të të ndihmojë të përpiqesh fort t’u shërbesh të tjerëve dhe ta ndjekësh Shpëtimtarin si një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Anëtarë të Kishës së Krishtit

bashkësi lagjeje duke kënduar në mbledhjen e sakramentit

ikonë, shënoNë ditarin tënd të studimit ose në një fletë letre të veçantë, vizato një vijë për ta ndarë faqen në gjysmë. Në një gjysmë, vizato një vijëzim të një personi, që përfaqëson një anëtar të Kishës së Shpëtimtarit. Bëje vijëzimin të madh sa duhet për të shkruar brenda formës. Brenda figurës që vizatove, shkruaj dy ose tri gjëra që i bëre ose do të prisje t’i bëje për t’u përgatitur për pagëzimin në Kishë. Nëse dëshiron, mund të vazhdosh të shtosh në listën në vizatimin tënd gjatë gjithë mësimit.

Te Moroni 6, Moroni i vazhdoi mësimet e tij rreth ndërtimit të Kishës dhe forcimit të anëtarëve të saj. Në këtë kapitull, ne mësojmë disa nga rolet dhe mundësitë tona në kryerjen e punës së Zotit në Kishën e Tij.

Lexo te Moroni 6:1–3, duke kërkuar atë që dha mësim Moroni rreth mënyrës se si një person mund të tregojë se është i përgatitur për pagëzimin në Kishën e Krishtit. Shtoje atë që gjen në listën brenda figurës sate.

  • Si mendon se e përgatitin këto veprime dhe qëndrime një person për pagëzimin?

Moroni dha mësim se pasi pagëzohemi, ne “numër[ohemi] mes njerëzve të kishës së Krishtit” (Moroni 6:4). Ne bëhemi pjesëmarrës në një organizatë kishe që ka për qëllim të na forcojë dhe ndërtojë [shpirtërisht] si dishepuj të Jezu Krishtit. Ndërsa vazhdon të studiosh te Moroni 6, mendo rreth mënyrës se si mund t’u shërbesh të tjerëve dhe t’i forcosh ata si një anëtar i pagëzuar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Mundësitë dhe përgjegjësitë

Përreth figurës që vizatove më parë, shkruaj disa nga nevojat, shpresat ose dëshirat e anëtarëve të Kishës.

Në gjysmën tjetër të fletës ose faqes së ditarit tënd, shkruaje të vërtetën vijuese të paplotë: Si anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit, ne mund ta ndihmojmë dhe forcojmë njëri-tjetrin ndërsa …

Studioji vargjet te Moroni 6:4–9, duke kërkuar mënyra të shumta se si mund ta përfundosh thënien. Shkruaje listën tënde të thënieve të ndryshme në fletën tënde. Mund të jetë e dobishme të dish se të ushqesh do të thotë të përkrahësh ose nxitësh rritjen.

Ndër shumë të vërteta në këto vargje, mund të kesh gjetur njërën prej këtyre: Si anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit, ne mund ta ndihmojmë dhe forcojmë njëri-tjetrin ndërsa …

  • e ushqejmë njëri-tjetrin shpirtërisht nga fjala e mirë e Perëndisë (vargu 4).

  • e forcojmë njëri-tjetrin shpirtërisht (vargu 5).

  • japim mësim dhe lutemi sipas fuqisë së Frymës së Shenjtë (vargu 9).

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Cili prej këtyre veprimeve të duket më i lehtë? Cili mund të jetë një sfidë? Përse?

    • Si mund të duken këto veprime në klasën ose kuorumin tënd?

    • Si mund të të ndihmojë të vepruarit sipas këtyre të vërtetave me nevojat e tua?

Dhënia dhe marrja

Presidentja Boni L. Oskarson, ish‑Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, vërejti:

2:3

“Ne nuk jemi thjesht marrës dhe përfitues të asaj që na ofrohet në kishë; na nevojitet të jemi dhënës dhe furnizues. Të reja dhe të rinj, herën tjetër kur të jeni në [një veprimtari të rinjsh], në vend që të merrni celularin e të shihni se çfarë po bëjnë miqtë tuaj, ndaluni, shihni përreth, dhe pyeteni veten, ‘Kush ka nevojë për mua sot?’ Ju mund të jeni mjeti për t’iu afruar dikujt dhe për ta prekur jetën e një bashkëmoshatari apo t’i jepni zemër një miku që në heshtje po kalon vështirësi.

Kërkojini Atit tuaj Qiellor që t’ju tregojë njerëzit përreth jush që kanë nevojë për ndihmën tuaj dhe t’ju frymëzojë se si t’u shërbeni atyre më së miri. Sillni ndërmend se Shpëtimtari më shpesh u dha shërbesë njerëzve një e nga një.” (Boni L. Oskarson, “Nevojat përpara Vetvetes”, Liahona, nëntor 2017, f. 26–27)

  1. Përgjigju për dy prej pyetjeve vijuese:

    • Çfarë mendon se është e rëndësishme të kujtosh nga këshilla e Motrës Oskarson dhe përse?

    • Kur i ke parë të vërtetat që Moroni dha mësim në veprim? Çfarë ndryshimi solli të vepruarit sipas këtyre të vërtetave në jetën e të tjerëve?

    • Si mund të të ndihmojë ndjekja e këshillës së Moronit të bëhesh më shumë si Shpëtimtari?

Për një shembull të një të reje që e zbatoi këshillën e Moronit, shikoje materialin filmik “Sy për të Parë” nga kodi kohor 4:55 deri në 6:55 në ChurchofJesusChrist.org.

NaN:NaN

Hapat e mi të radhës

Përsiat për pak çaste atë që ke mësuar dhe ndier sot. Më pas përfytyro sikur po futesh në takimin ose veprimtarinë e radhës të Kishës. Çfarë mendon se do të donte Shpëtimtari që të bëje? Merre parasysh të bësh shënime në ditarin tënd të studimit për të të ndihmuar ta kujtosh udhërrëfimin që ke marrë.

Nëse dëshiron, mund të kërkosh gjithashtu ndihmën e Atit Qiellor në lutje për të ditur se kush ka nevojë për vëmendjen dhe ndihmën tënde. Ftoje Atë të të ndihmojë ta dish se çfarë mund të bësh për t’u kujdesur për anëtarët e tjerë të Kishës siç do të bënte Shpëtimtari.