Seminari
Moroni 2–3: Autoriteti i Priftërisë


“Moroni 2–3: Autoriteti i Priftërisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 2–3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 2–3

Autoriteti i Priftërisë

vajzë e vogël që po konfirmohet

Autoriteti i vërtetë i priftërisë nga Perëndia është i rëndësishëm në Kishën e Shpëtimtarit. Në disa prej fjalëve të tij të fundit për brezat e ardhshëm, Moroni dha mësim rreth autoritetit për të kryer ordinancat e priftërisë. Duke e bërë këtë, ai ruajti të vërteta të rëndësishme rreth mënyrës se si përdoret priftëria. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh autoritetin e priftërisë në Kishën e Shpëtimtarit.

A ke humbur ndonjëherë ndonjë gjë që ishte e rëndësishme për ty? Gjatë Braktisjes së Madhe, humbën shumë të vërteta të qarta dhe të çmueshme (shih te 1 Nefi 13:26–29, 32). Libri i Mormonit ndihmon në rivendosjen e shumë prej atyre të vërtetave.

“T’u vlejnë”

Moroni ishte një ndër mbajtësit e fundit të priftërisë të periudhës së tij ungjillore në kontinentin amerikan. Ai e dinte se kur të vdiste, do të humbnin njohuri të rëndësishme rreth Kishës së Shpëtimtarit dhe autoriteti i Tij i priftërisë. Në disa prej fjalëve të tij të fundit, Moroni shkroi atë që ndjeu se mund “t’u vle[nte]” brezave të ardhshëm (Moroni 1:4). Ai shkroi rreth autoritetit dhe ordinancave të priftërisë që janë në dispozicion vetëm në Kishën e Shpëtimtarit.

Kur Shpëtimtari i ringjallur vizitoi nefitët, “ai preku me dorën e tij dishepujt që kishte zgjedhur” dhe “u dha fuqi atyre që të jepnin Frymën e Shenjtë” (3 Nefi 18:36–37). Moroni përfshiu në analin e tij disa prej udhëzimeve të Shpëtimtarit për dymbëdhjetë dishepujt nefitë rreth mënyrës se si ta jepnin dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Autoriteti për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë

Lexo te Moroni 2:1–3, duke kërkuar atë që Moroni dha mësim se ishte me vlerë.

  • Çfarë gjete në këto vargje që e ndien se është me vlerë?

  • Nga ajo që ti e di tashmë, çfarë autoriteti priftërie është i nevojshëm për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga Moroni 2?

Një e vërtetë është se mbajtësit e Priftërisë Melkizekede ua japin dhuratën e Frymës së Shenjtë anëtarëve të pagëzuar të Kishës me anë të vendosjes së duarve.

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:

    • Si mendon, përse dhënia e Frymës së Shenjtë është kaq e rëndësishme? (Për një rrëfim që e demonstron këtë, mund të lexosh te Veprat e Apostujve 8:14–24.)

    • Si mund të ndikojë dijenia se autoriteti për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë vjen nga Shpëtimtari në ndjenjat e tua rreth kësaj dhurate?

    • Si ta ka bekuar jetën dhurata e Frymës së Shenjtë?

Shugurimi i të tjerëve në detyrat e priftërisë

Moroni shpjegoi më pas se si të shugurohen priftërinjtë dhe mësuesit.

Lexo te Moroni 3:1–4, duke kërkuar se si shugurohen individët në detyrat e priftërisë.

  • Çfarë vure re rreth mënyrës se si shugurohen individët në detyrat e priftërisë?

Megjithëse Moroni 3 përmend në mënyrë specifike shugurimin në detyrat e priftërisë të priftërinjve dhe mësuesve, autoriteti zbatohet edhe për të gjithë ata që mbajnë thirrje në Kishën e Shpëtimtarit.

  • Përse është e nevojshme që individët të cilët shërbejnë në Kishën e Shpëtimtarit të kenë autoritetin e Tij?

Autoriteti i priftërisë vjen nga Jezu Krishti. Ndërkohë që të gjithë ata që mbajnë thirrje në Kishë kanë autoritet priftërie, ata që janë shuguruar në detyrat e Priftërisë Aarone ose Melkizedeke kanë një linjë autoriteti të priftërisë. Kjo linjë e gjurmon autoritetin e një mbajtësi të priftërisë deri te Jezu Krishti. Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke mund të kërkojnë një anal të linjës së tyre të autoritetit në ChurchofJesusChrist.org. Kisha nuk siguron dokumentacion të linjës së autoritetit për mbajtësit e Priftërisë Aarone. Gjithsesi, nëse një mbajtës i Priftërisë Aarone është shuguruar nga një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke, ai mund të mësojë rreth linjës së autoritetit të njeriut që e shuguroi atë.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

“Për të vepruar me autoritet hyjnor duhet më shumë se një kontratë e thjeshtë shoqërore. Ai nuk mund të krijohet me anë të trajnimit teologjik apo autorizimit nga bashkësia. Jo, në punën e autorizuar të Perëndisë duhet të ketë fuqi më të madhe sesa ajo e zotëruar tashmë nga njerëzit në komunitete apo në rrugë, apo në seminare – një fakt që shumë kërkues të ndershëm fetarë e kanë ditur dhe pranuar haptazi ndër breza deri te Rivendosja. …

… [Linja e autoritetit të priftërisë të çdo mbajtësi të priftërisë në Kishë] kthehet prapa në një zinxhir të pathyer deri te shërbestarët engjëllorë që erdhën nga Vetë Biri i Perëndisë, duke e mbajtur këtë dhuratë të pakrahasueshme nga qielli.” (Jeffrey R. Holland, “Our Most Distinguishing Feature”, Liahona, maj 2005, f. 44)

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Përse është domethënëse që autoriteti i priftërisë mund të gjurmohet deri te Jezu Krishti?

    • Si mund të ndikojë dijenia për këtë lidhje me Jezu Krishtin në mënyrën se si ndihesh rreth ordinancave, thirrjeve ose bekimeve që merr nëpërmjet priftërisë?

Tregoje atë që ke mësuar

  1. Plotësoje sa vijon:

    Imagjino sikur ke një pjesëtar familjeje i cili do të pagëzohet dhe konfirmohet, shugurohet në priftëri ose veçohet për një thirrje. Çfarë mund t’i tregoje atij nga Moroni 2 ose 3 për ta ndihmuar ta kuptojë rëndësinë e ngjarjes?