Seminari
Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5 – “Nëpërmjet Fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju Mund të Dini të Vërtetën e të Gjitha Gjërave”


“Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5 – ‘Nëpërmjet Fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju Mund të Dini të Vërtetën e të Gjitha Gjërave’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5

“Nëpërmjet Fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju Mund të Dini të Vërtetën e të Gjitha Gjërave”

i ri duke u lutur

Në studimin tënd te Moroni 10:1–7, ti mësove se, nëse i lutemi Perëndisë me një zemër të sinqertë, qëllim të vërtetë dhe besim te Krishti, ne mund ta dimë se Libri i Mormonit është i vërtetë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 10:4–5, ta shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Ushtroje mësimin përmendsh të kësaj reference të zotërimit doktrinor dhe fraze kyç të shkrimit të shenjtë duke e mësuar përmendsh secilin prej segmenteve vijues individualisht. Pasi ta bësh këtë, provo ta përsëritësh përmendsh të gjithë frazën dhe referencën e shkrimit të shenjtë. Ushtroje përsëritjen e kësaj fraze dhe reference shumë herë gjatë gjithë ditës.

  • Moroni 10:4–5

  • “Kërkoni me një zemër të sinqertë,

  • Me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht. …

  • Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë

  • Ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese.

    • Çfarë mund të bëjë dikush për të fituar një dëshmi që Libri i Mormonit është i vërtetë?

Ushtroje vënien në zbatim

Shpenzo disa minuta për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore duke lexuar paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

  • Cili parim i marrjes së njohurisë shpirtërore është më kuptimplotë për ty? Përse?

Imagjino sikur situata vijuese publikohet te pjesa “Pyetje dhe Përgjigje” e revistës Për Forcën e Rinisë. Për të parë një shembull, referohu te një botim i kohëve të fundit në ChurchofJesusChrist.org.

  • “Unë kam qenë një anëtar i Kishës pjesën më të madhe të jetës sime. Unë përpiqem t’i zbatoj urdhërimet, t’i lexoj shkrimet e mia të shenjta, të lutem dhe të shkoj në Kishë. Unë dëgjoj njerëz të tjerë të tregojnë përvojat e tyre se si kanë arritur në njohurinë që Libri i Mormonit është i vërtetë. Përse nuk më ka dhënë Perëndia po atë lloj përvoje?”

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese.

    • Cilin parim të marrjes së njohurisë shpirtërore do t’ia rekomandoje këtij personi për ta menduar të parin? Përse?

    • Si mundet doktrina që jepet mësim te Moroni 10:4–5, të të ndihmojë t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në këtë situatë?

Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë të mendosh se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojnë dikë në këtë situatë.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Cilat fjalë ose fraza te Moroni 10:4–5 do ta nxitje këtë person t’i studiojë dhe kuptojë më mirë? Përse?

  • Cilat janë disa burime të caktuara në mënyrë hyjnore që mund ta ndihmojnë këtë person të fitojë një dëshmi vetjake për vërtetësinë e Librit të Mormonit?

Vepro me besim

  • Si do të ishte po të vije në zbatim disa nga ftesat e Moronit nga Moroni 10:4–5 në këtë situatë? Si lidhen këto me të vepruarit me besim?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat të vërteta rreth Perëndisë, mënyrës se si Ai komunikon me fëmijët e Tij dhe këndvështrimit të Tij, mund ta ndihmojnë dikë në këtë situatë?

  1. Përgjigju për pyetjen vijuese.

    • Si mund ta përdorësh doktrinën që jepet mësim te Moroni 10:4–5, për të ndihmuar lidhur me pyetje të tjera që nuk kanë lidhje me Librin e Mormonit?