Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6: Alma 17–Alma 52


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6: Alma 17–Alma 52”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6

Alma 17Alma 52

Pamja
një e re duke studiuar shkrimet e shenjta

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd më të fundit të Librit të Mormonit.

Ndihmojini nxënësit të mësojnë ta vlerësojnë vlerësimin e vetes. Vlerësimi i rregullt dhe i vazhdueshëm i vetes mund t’i ndihmojë nxënësit të shohin se si ata po bëhen më shumë si Shpëtimtari. Ftojini nxënësit ta marrin parasysh me lutje atë që dinë dhe se si ndihen rreth Jezu Krishtit. Nxitini ta vlerësojnë me sinqeritet ecurinë e tyre dhe t’i marrin parasysh ndryshimet që mund të bëjnë ndërsa përpiqen ta jetojnë ungjillin e Tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që kanë mësuar ose mënyrat se si janë rritur shpirtërisht gjatë pak javëve të fundit. Mund të jetë e dobishme t’i vini nxënësit të shqyrtojnë ditarin e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Matja e rritjes

  • Përse përdoren mjetet e mëposhtme?

Merreni parasysh t’i paraqitni figurat e mjeteve të mëposhtme ose, nëse është e mundur, të sillni disa nga sendet reale.

Pamja
termometër oral
Pamja
pajisje për matjen e presionit të gjakut
Pamja
peshore
  • Në ç’mënyrë është secili prej këtyre mjeteve me vlerë dhe i rëndësishëm?

Ashtu siç është e rëndësishme që të matet shëndeti dhe rritja fizike, është e rëndësishme ta vlerësosh edhe shëndetin dhe ecurinë tënde shpirtërore. Ky mësim do të të sigurojë një mundësi për ta bërë këtë.

Ndihmojini nxënësit të reflektojnë mbi ecurinë e tyre shpirtërore të kohëve të fundit duke bërë pyetje si ato në vijim. Merreni parasysh t’i paraqitni këto pyetje dhe t’i ftoni nxënësit t’i mbajnë shënim përgjigjet e tyre në ditarët e tyre të studimit përpara se t’ia tregojnë klasës.

  • Çfarë ke mësuar kohët e fundit për të cilën je mirënjohës?

  • Çfarë ndryshimesh ke vënë re në ndjenjat dhe qëndrimet e tua kohët e fundit?

  • Cilat janë disa mënyra se si e ke zbatuar atë që ke mësuar?

Plotësoji veprimtaritë vijuese për të vlerësuar të mësuarit dhe rritjen tënde shpirtërore. Merre parasysh t’i kërkosh Atit Qiellor të të ndihmojë ta përcaktosh ecurinë që ke bërë dhe aspektet ku mund të kesh nevojë për përmirësim.

Studimi në orën mësimore i librit të Almës mund të ketë theksuar të vërteta të ndryshme nga ato të vlerësuara në veprimtaritë vijuese. Përshtatini veprimtaritë vijuese për të përfshirë ato të vërteta që theksuat. Mbani mend se nuk është e nevojshme që të gjitha idetë të trajtohen në këtë mësim ose në mënyrën lineare se si ato janë shkruar.

Shpjegoji të vërtetat e rëndësishme rreth planit të shpëtimit dhe rolit të Jezu Krishtit

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë aspektet e planit të shpëtimit dhe rolin e Jezu Krishtit nga studimi nga ana e tyre i shkrimit të shenjtë kohët e fundit. Përshtateni sa vijon në një mënyrë që i ndihmon nxënësit të reflektojnë dhe shpjegojnë sa më mirë atë që mësuan në bazë të mënyrës ose asaj që u keni dhënë mësim.

Nga studimi yt i librit të Almës, ti mund të kesh mësuar disa gjëra që mund të të ndihmojnë t’i shpjegosh më mirë të vërtetat rreth planit të shpëtimit dhe rolin e rëndësishëm të Jezu Krishtit.

Zgjidh njërën nga veprimtaritë vijuese për ta përfunduar.

Merreni parasysh t’i paraqitni skenarët dhe pyetjet vijuese që nxënësit t’u përgjigjen.

Veprimtaria 1: Plani i shpëtimit

Përfytyro sikur një njeri i dashur i njërit prej shokëve të tu ka ndërruar jetë kohët e fundit.

  • Duke menduar rreth disa prej të vërtetave nga studimi yt i kohëve të fundit, çfarë mund t’i tregosh shokut tënd rreth planit të shpëtimit? Si mund ta ndihmojë kjo atë? (Shih tek Alma 11; 12; 40.)

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, merreni parasysh t’i drejtoni ata në referenca të veçanta rreth planit të shpëtimit, si Alma 11:41–45; 12:24–25; 22:13–14; 40:11–14, 21, 23.

Veprimtaria 2: Roli i Jezu Krishtit

Përfytyro sikur po flet me dikë që është dyshues për besimin tënd te Jezu Krishti.

  • Duke menduar rreth disa prej të vërtetave nga studimi yt i kohëve të fundit, çfarë mund t’i tregosh këtij personi rreth rolit të rëndësishëm të Jezu Krishtit? (Shih tek Alma 26; 34; 36.)

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, merreni parasysh t’i drejtoni ata në referenca të veçanta rreth rolit të Jezu Krishtit, si Alma 26:12–14, 16, 22, 35–37; 34:8–10; 36:16–21. Mund të jetë e dobishme t’i informoni nxënësit se fjalët që po thoshte Amoni për Perëndinë tek Alma 26 mund t’i referohen edhe Atit Qiellor, edhe Jezu Krishtit.

Ndiej një dëshirë të rritur për të ndryshuar për shkak të Jezu Krishtit

Në studimin tënd të fundit, ti ke mësuar për shumë njerëz që ndryshuan për shkak të asaj që mësuan rreth Jezu Krishtit.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përmendin disa nga njerëzit për të cilët kanë studiuar te Libri i Mormonit, që përjetuan ndryshim për shkak të Jezu Krishtit. Nëse është e nevojshme, mund të jepen tre shembujt në vijim. Nxënësit mund të ndahen në grupe dhe t’u caktohet të shqyrtojnë një nga grupet vijuese të vargjeve. Më pas, një nxënës nga secili grup mund ta përmbledhë atë që lexoi grupi për pjesën tjetër të klasës.

  • Çfarë vure re rreth gatishmërisë së tyre për të ndryshuar?

Reflekto mbi dëshirën tënde për të ndryshuar për shkak të Jezu Krishtit. Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë ta bësh këtë. Ti mund të marrësh parasysh t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve në ditarin tënd të studimit.

Mund t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe nxënësit mund të zgjedhin t’u përgjigjen atyre në ditarët e tyre të studimit.

  • A i ke ndier disa nga po këto dëshira që i patën këta njerëz në Librin e Mormonit? Përse je ndier në këtë mënyrë?

  • Çfarë mendon se mund të të shtyjë ose të ka shtyrë t’i ndiesh po këto dëshira?

Marrja e zbulesës nga Fryma e Shenjtë

Një objektiv i rëndësishëm i seminarit është të të ndihmojë në rritjen e aftësisë sate për të marrë zbulesë vetjake nga Fryma e Shenjtë.

Reflekto mbi përvojat e fundit që ke pasur me marrjen e zbulesës vetjake nga Fryma e Shenjtë. Ti mund t’i shqyrtosh disa nga shënimet që shkrove në shkrimet e shenjta ose në ditarin tënd të studimit ndërsa studiove në klasë ose në shtëpi.

Ftojini nxënësit t’i diskutojnë disa nga mënyrat se si janë bekuar kohët e fundit me anë të marrjes së zbulesës vetjake nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë me këtë.

  • Çfarë idesh ke marrë nga Fryma e Shenjtë në studimin tënd të kohëve të fundit të Librit të Mormonit?

  • Çfarë të ka ndihmuar Shpirti të kuptosh ose ndiesh për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë veprimesh të drejta të ka nxitur Fryma e Shenjtë të ndërmarrësh kohët e fundit?

Nxitini nxënësit të vazhdojnë të kërkojnë dhe veprojnë sipas zbulesës vetjake nga Fryma e Shenjtë.

Shtyp në Letër