Seminari
Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego


“Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

të reja duke studiuar shkrimet e shenjta së bashku

Për shkak se ungjilli i Jezu Krishtit ka rëndësi jetike, Ati Qiellor dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij t’i dinë të vërtetat e tij. Të mësuarit për t’i shpjeguar të vërtetat e ungjillit me fjalët e tua mund të ndihmojë për ta qartësuar kuptueshmërinë tënde. Ky mësim mund të të ndihmojë ta rritësh kuptueshmërinë dhe aftësinë tënde për t’i shpjeguar të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit.

Ushtroni shpjegimin e të vërtetave të ungjillit. Ofroni mundësi që nxënësit t’i shpjegojnë, tregojnë dhe të dëshmojnë për të vërtetat e ungjillit. Ndërsa flasin, nxënësit mund të fitojnë një dëshmi më të thellë të asaj që po shprehin. Nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, fjalët e nxënësve mund të kenë gjithashtu një ndikim të rëndësishëm në zemrën dhe mendjen e atyre që po dëgjojnë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për diçka që e kuptojnë shumë mirë, si për shembull një pasion, sport ose lëndë mësimore. Vërini të mendojnë se çfarë i ka ndihmuar të fitojnë një kuptueshmëri të tillë të thellë dhe ftojini t’i japin mendimet e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Keqkuptimi

Merreni parasysh ta shkruani fjalën keqkuptim në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të tregojnë se çfarë u vjen në mendje kur mendojnë për këtë fjalë. Më pas tregoni thëniet më poshtë. Si një alternativë, merreni parasysh të tregoni një përvojë që keni pasur me një keqkuptim.

Rrëfimet vijuese nga Plaku Xhozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Vëllai Bredli R. Uilkoks, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve, ilustrojnë disa keqkuptime gazmore. Ndërsa i studion ato, përsiat për përvojat e tua me keqkuptimet.

13:29

“Më kujtohet kur një nga vajzat tona doli në një takim me dikë që nuk e njihte. Ajo ishte e tëra e pispillosur duke pritur burrin që do të takonte, kur ra zilja e derës. Brenda hyri një burrë që dukej paksa i moshuar, por ajo u përpoq të ishte e sjellshme. Ajo e prezantoi atë me mua e gruan time dhe fëmijët e tjerë, pastaj veshi pallton dhe doli nga dera. Ne vështruam ndërsa hipte në makinë, por makina nuk lëvizte vendit. Përfundimisht, vajza jonë doli nga makina, dhe, me fytyrë të skuqur, u fut prapë në shtëpi. Burri që ajo mendoi se ishte ai që do të takonte, faktikisht kishte ardhur të merrte një tjetër nga vajzat, e cila kishte rënë dakord të ishte dadoja në familjen e tij.” (Xhozef B. Uirthlin, “Le të Ndodhë Ç’të Ndodhë, Duaje Atë”, Liahona, nëntor 2008, f. 27)

10:52

“Një herë u dërgova një mesazh vajzës dhe dhëndrit tim duke përdorur funksionin që e kthen zërin në tekst në telefonin tim. Thashë: ‘Ej, ju të dy. Ju dua vërtet.’ Ata morën mesazhin: ‘Ju urrej të dyve. Duhet t’ju dua.’ A nuk është e habitshme se si një mesazh pozitiv dhe me qëllim të mirë mund të keqkuptohet fare lehtë?” (Bredli R. Uilkoks, “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Liahona, nëntor 2021, f. 61)

Ndërkohë që disa keqkuptime mund të jenë komike, keqkuptimi i të vërtetave rreth Jezu Krishtit, ungjillit të Tij dhe shpëtimit tonë të përjetshëm mund të çojë në pasoja të rënda.

Nëse nxënësve u duhet ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjeve të radhës, merreni parasysh të paraqitni një listë të të vërtetave që jepen mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor të përdorura në këtë mësim, si ato rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit ose urdhërimeve.

  • Cilat janë disa nga mësimet ose të vërtetat e Shpëtimtarit që mund të keqkuptohen lehtësisht sot?

  • Si mund të ndikojë keqkuptimi i të vërtetave rreth Jezu Krishtit, planit të Tij ose ungjillit të Tij në jetën tonë tani dhe në të ardhmen?

Fragmente të zotërimit doktrinor

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë ta njohësh doktrinën e Shpëtimtarit dhe të jesh në gjendje t’ua shpjegosh atë të tjerëve. Kjo lloj njohurie është më shumë sesa thjesht informacion sipërfaqësor. Është një kuptueshmëri e thellë dhe aftësia për ta zbatuar doktrinën në jetën dhe në rrethanat e tua. Kjo kuptueshmëri do të të ndihmojë ta shpjegosh doktrinën e Shpëtimtarit me aq qartësi, saqë nuk ka të ngjarë që ata të cilëve do t’ua shpjegosh ta keqkuptojnë atë.

Lexoji të gjitha frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në tabelën vijuese. Merre parasysh të vësh re se cilat të vërteta e ndien se i kupton mirë dhe cilat mund të duash t’i kuptosh më mirë.

Paraqiteni tabelën vijuese ose siguroni kopje të saj për nxënësit.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Rritja e kuptueshmërisë

Zgjidhe njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që do të doje ta kuptoje më mirë dhe përdore atë për të plotësuar veprimtarinë vijuese. Nëse koha e lejon, merre parasysh ta përsëritësh këtë veprimtari me një fragment të ndryshëm të zotërimit doktrinor.

Paraqituani ose sigurojuni nxënësve udhëzimet vijuese. Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla.

Përfytyro sikur të kanë kërkuar t’i japësh mësim një të sapokthyeri në besim ose një grupi fëmijësh të moshës së Fillores rreth këtij fragmenti. Përgatit një bisedë ose mësim tri deri në pesë minuta për të ndihmuar që të thellohet kuptueshmëria për të vërtetat e dhëna mësim në këtë fragment. Mund të jetë e dobishme t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese për veten përpara se të përsiatësh se si do t’ua mësosh të vërtetat të tjerëve.

  • Përcakto fjalët dhe frazat kyç, sidomos ato që mund të keqkuptohen. Merre parasysh t’i kërkosh përkufizimet ose t’i gjesh referencat‑kryq në shkrimet e shenjta që mund të ndihmojnë të qartësohet fragmenti. Përse janë këto fjalë ose fraza kyç kaq të rëndësishme?

  • Si lidhet ky fragment i shkrimit të shenjtë me Shpëtimtarin? Çfarë mëson nga Ai ose rreth Tij? Në ç’mënyra është Ai një shembull i të vërtetave në këtë fragment?

  • Çfarë sendesh mund të përdorësh ose paraqitësh për të ndihmuar që të shpjegohet mesazhi i këtij shkrimi të shenjtë?

Merreni parasysh t’i vini nxënësit t’ia japin mësimet e tyre njëri-tjetrit në dyshe ose në grupe të vogla. Ju mund të ftoni gjithashtu një ose dy nxënës të flasin me të gjithë klasën. Lejojini nxënësit ta diskutojnë atë që mësuan dhe ndien nga kjo përvojë. Dëshmoni për rëndësinë e të kuptuarit të të vërtetave në fragmentet e zotërimit doktrinor.