Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 43–52


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 43–52”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 43–52”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 43–52

Vështrim i Përgjithshëm

Pjesa e fundit e librit të Almës përshkruan një kohë grindjesh dhe luftërash. Kur Moroni pa se shumë nga nefitët filluan ta harronin Zotin, ai u shqetësua për mirëqenien shpirtërore dhe fizike të popullit të tij. Ai hartoi titullin e lirisë dhe në të renditi gjëra të rëndësishme që populli i tij t’i kujtonte gjithmonë. Fjalët e tij i frymëzuan ata ta forconin zotimin e tyre ndaj Perëndisë. Strategjitë që ata përdorën në luftërat e tyre kundër lamanitëve mund të na ndihmojnë të zhvillojmë strategji që mund t’i përdorim në betejat tona të përditshme kundër Satanit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Alma 43, 48–50

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i krahasojnë shkrimet e shenjta me veten për të marrë mbrojtjen e Zotit nga sulmet e vazhdueshme dhe në rritje të kundërshtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë vargjet tek Alma 43:18–21, 37–38, duke kërkuar mësimet që mund t’i ndihmojnë në betejën e tyre kundër Satanit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Katër hapat për krahasimin e shkrimeve të shenjta me veten tonë

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Paraqitini katër hapat për krahasimin e shkrimeve të shenjta. Bëjuani të ditur nxënësve paraprakisht se ata do t’i përdorin këto hapa të vetëm pasi të punojnë për një shembull si klasë. Kjo mund t’i nxitë ata t’i mbajnë kamerat e ndezura dhe të tregojnë vëmendje gjatë pjesës së parë të mësimit, në mënyrë që të jenë të përgatitur për të punuar vetëm në mënyrë më të efektshme.

Alma 45–46

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë mënyrat se si mund ta tregojnë zotimin e tyre ndaj Perëndisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të gjërave që i frymëzojnë ose u kujtojnë t’i zbatojnë urdhërimet e Perëndisë.

  • Fletushkë: “Mësime Bashkëkohore që Lidhen me Titullin e Lirisë”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta paraqitni secilën prej thënieve nga udhëheqës të përgjithshëm Kishe, në mënyrë që nxënësit të mund t’ju ndjekin ndërsa i lexoni ato me zë të lartë.

Alma 47–48

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kundërshtojnë përpjekjet e Satanit për fituar fuqi mbi ta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 2 Nefi 28:7–8, 21–22 dhe të mendojnë për shembujt se si Satani i përdor këto taktika në kohën tonë.

  • Figurë: Një kallam peshkimi dhe një karrem

  • Diagrami: Lehonti dhe Amalikia në Malin Antipas

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta përdorni veçorinë e tabelës së bardhë për të paraqitur vizatimin e Lehontit në majë të malit. Ftojini nxënësit ta bëjnë veprimtarinë e vizatimit së bashku në tabelën e bardhë. Nxiteni secilin prej tyre që të marrë pjesë.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të fundit të Librit të Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që kanë mësuar ose mënyrat se si janë rritur shpirtërisht gjatë pak javëve të fundit. Mund të jetë e dobishme t’i vini nxënësit të shqyrtojnë ditarin e tyre të studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta.

  • Figura: Mjetet e përdorura për të matur shëndetin ose rritjen fizike

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për pjesën “Shpjegoni të vërteta të rëndësishme rreth planit të shpëtimit ose rolit të Jezu Krishtit”, ju mund t’i ndani nxënësit në dy grupe dhe ta vendosni secilin grup në një dhomë virtuale të veçanta. Njërit grup mund t’i caktohet të diskutojë veprimtarinë 1 dhe tjetri mund të diskutojë veprimtarinë 2. Pas diskutimit, një vullnetar nga secili grup mund ta përmbledhë përgjigjen e grupit të tij me pjesën tjetër të klasës.

Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund të ndihmojë që të shtohet kuptueshmëria e nxënësve dhe aftësia e tyre për t’i shpjeguar të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për diçka që e kuptojnë shumë mirë, si për shembull një pasion, sport ose lëndë mësimore. Vërini të përsiatin se çfarë i ka ndihmuar të fitojnë një kuptueshmëri të tillë të thellë dhe ftojini t’i japin mendimet e tyre.

  • Materiali filmik: “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë” (10:52; shikoje nga kodi kohor 0:00 deri në 0:27)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: “Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara se të filloni mësimin, merreni parasysh të përdorni veçorinë e tabelës së bardhë për të shkruar fjalën keqkuptim dhe t’i ftoni nxënësit të thonë atë që u vjen në mendje kur mendojnë për këtë fjalë. Më pas tregojini thëniet që jepen në mësim. Si një alternativë, merreni parasysh të tregoni një përvojë vetjake të një keqkuptimi.