Seminari
Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27 – Mposhtja e Dobësive Tona


“Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27 – Mposhtja e Dobësive Tona”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27

Mposhtja e Dobësive Tona

e re duke tendosur muskujt

Në studimin tënd të vargjeve tek Ethëri 12:23–27, ti mësove se, nëse jemi të përulur dhe e ushtrojmë besimin te Zoti, Ai mund t’i kthejë dobësitë tona në pika të forta. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Ethëri 12:27, ta shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Jepuni nxënësve kohë për t’i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Jepuni nxënësve udhëzime të qarta dhe më pas jepuni atyre kohë për t’i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Lejojini ata t’i zbulojnë vetë përgjigjet. Nxitini nxënësit që me besnikëri t’i drejtohen Zotit dhe t’i mirëbesojnë Atij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përpiqen ta mësojnë përmendsh vargun tek Ethëri 12:27.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Ethëri 12:23–27”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor tek Ethëri 12:27. Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Jepuni nxënësve një veprimtari të thjeshtë për t’i ndihmuar ata ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim tek Ethëri 12:27. Në vijim është një veprimtari e mundshme.

Pa parë tek Ethëri 12:27, shiko nëse mund t’i plotësosh vendet bosh që mungojnë në këtë fjali në bazë të mësimeve të Zotit për Moronin:

  • Nëse unë , dhe , atëherë Jezu Krishti do t’i bëjë gjërat e dobëta të bëhen të forta në mua.

  • Çfarë mendon se do të ishte e rëndësishme që dikush ta kujtojë rreth kësaj fjalie?

Ndihmojini nxënësit ta ushtrojnë mësimin përmendsh të referencës dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë. Nxënësit mund të bëjnë sa vijon në dyshe ose grupe të vogla. Merreni parasysh të caktoni një afat kohor për t’u siguruar që nxënësit kanë kohë të mjaftueshme për të ushtruar vënien në zbatim të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në pjesën “Ushtroje vënien në zbatim” të mësimit.

Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, shqyrtoji që të dyja disa herë dhe më pas përpiqu t’i shkruash ato nga sa mban mend në ditarin tënd të studimit.

Ethëri 12:27: “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta”.

Krahasoje atë që shkrove nga sa mbaje mend me referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë më lart, si dhe bëji të gjitha korrigjimet e nevojshme. Provo ta shkruash referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë tri ose katër herë ose derisa të mund t’i shkruash nga aq sa mban mend.

Ushtroje vënien në zbatim

Jepuni nxënësve një mundësi për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Merreni parasysh t’i ftoni tre nxënës që ta shkruajë secili njërin nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në tabelë. Ftoni nxënës të tjerë t’i shkruajnë shpjegimet pranë secilit parim nga sa mbajnë mend. Jepuni nxënësve pak minuta për t’i shqyrtuar këto parime në paragrafët 5–12 të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) dhe të shtojnë çdo hollësi që mund t’u ketë shpëtuar.

Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta ushtrojnë vënien në zbatim të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore për një dobësi përkatëse. Nxënësit mund ta plotësojnë veprimtarinë herën e parë në grupe të vogla, në dyshe ose si klasë. Më pas, nxënësit mund ta përsëritin veprimtarinë individualisht për një dobësi të ndryshme ose më shumë vetjake.

Nëse parapëlqeni të përdorni një skenar, shihni sugjerimet në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” të këtij mësimi.

  • Në ditarin tënd të studimit, renditi disa dobësi që mund të bëjnë që një i ri të ndihet i paaftë ose i papërshtatshëm.

  • Zgjidhe njërën nga këto dobësi që ti e ndien se është e përshtatshme për shumë të rinj dhe shënoje se si një i ri mund t’i zbatojë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta mposhtur këtë dobësi.

  • Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë ta renditësh secilin prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në ditarin tënd të studimit nën dobësinë ku zgjodhe të përqendrohesh. Më pas, poshtë secilit parim, mund të renditësh se si ai mund të gjejë zbatim për atë dobësi, ose mund të shënosh pyetjet që mund të ketë bërë dikush rreth parimit.

Mund të paraqitni shembullin vijues për nxënësit. Kjo mund t’i ndihmojë ata ndërsa ushtrohen vetë.

Për shembull, nëse do të zgjidhje një dobësi ose shqetësim si “Të rinjtë shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre”, shënimi yt në ditar mund të jetë diçka e ngjashme me sa vijon:

Të rinjtë shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre

Vepro me Besim
  • Mbase ata që kanë vështirësi me këtë mund të luten në mënyrë më të veçantë për ndihmë me këtë problem. Para se të luten, ata mund të përsiatin se çfarë ndihme mund t’u nevojitet për atë ditë. Mbase ata mund edhe të luten para se t’i përdorin telefonat e tyre.

  • Perëndia na e ka dhënë teknologjinë për ta bekuar jetën tonë dhe për të na ndihmuar ne dhe të tjerët të jemi më pranë Tij; si mund ta përdorim në këtë mënyrë?

  • Ethëri 12:27: Si mund t’i tregojmë Zotit se jemi të përulur, e mirëbesojmë Atë dhe kemi nevojë për ndihmën e Tij për t’u përmirësuar në këtë pikë?

Këndvështrimi i Përjetshëm
  • Nëse dikush nuk e mposht këtë, si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet, punën e tij të ardhshme, përjetësinë e me radhë?

  • Çfarë di unë rreth Perëndisë dhe standardeve të Tij? Përse ka rëndësi për Të përdorimi i teknologjisë nga ana jonë?

Burimet e Caktuara në Mënyrë Hyjnore
  • E di se peshkopi im ka folur rreth kësaj dhe më kujtohet që ka folur rreth gjërave që ka bërë. Do ta pyes se çfarë burimesh ka përdorur dhe çfarë e ka ndihmuar atë.

Pasi të kesh mbaruar, plotësoje sërish veprimtarinë e mëparshme. Kësaj here përqendrohu në një dobësi të caktuar për të cilën do të doje ndihmë. Nuk do të të kërkohet që t’ua tregosh këtë të tjerëve.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë që të reflektojnë mbi përvojat e tyre dhe të tregojnë se çfarë mësuan nga veprimtaria sot. Jepni dëshmi për fuqinë e Shpëtimtarit dhe dëshirën për të na ndihmuar të përmirësohemi dhe të bëhemi më të ngjashëm me Të.

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Përdoreni veprimtarinë vijuese të përsëritjes në një mësim që do ta zhvilloni së afërmi pas këtij mësimi.

Pyetini nxënësit nëse mund ta kujtojnë frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Ethëri 12:27. Si klasë, përsëriteni disa herë referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, “Ethëri 12:27: Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta”.