Seminari
Ethëri 12–15: Vështrim i Përgjithshëm


“Ethëri 12–15: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Ethëri 12–15”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Ethëri 12–15

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërsa Moroni vazhdoi ta përmblidhte librin e Ethërit, ai pati frikë se johebrenjtë do ta përqeshnin punën e tij për shkak të dobësisë së tij në të shkruar. Zoti iu përgjigj se, ndërsa vijmë tek Ai me përulësi dhe besim, Ai mund t’i kthejë dobësitë tona në pika të forta. Pasi mësoi për shkatërrimin e jareditëve dhe dëshmoi shkatërrimin e nefitëve, Moroni iu përgjërua të gjithë lexuesve të tij ta kërkonin Jezu Krishtin dhe bekimet që Ai ka për të ofruar.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u jep mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Ethëri 12:23–27

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vijnë te Jezu Krishti për t’i mposhtur dobësitë nëpërmjet hirit të Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Ethëri 12:27 dhe të mendojnë për një dobësi në jetën e tyre që duan ta mposhtin me ndihmën e Shpëtimtarit.

  • Material: Një fletë letre për secilin nxënës

Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Ethëri 12:27, ta shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përpiqen ta mësojnë përmendsh vargun tek Ethëri 12:27.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Pjesa e mësimit nën titullin “Të rinjtë shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit të shohin se sa herë mund ta shtypin në tastierë referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në funksionin e bashkëbisedimit për 60 sekonda. Sigurohuni që ata ta dinë se nevojitet ta rishtypin në tastierë çdo herë në vend që thjesht ta kopjojnë dhe ngjitin atë. Më pas ftojini ata të shohin nëse mund ta thonë atë përmendsh me zë të lartë.

Ethëri 12:28–41

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta kërkuar Jezu Krishtin në vetë jetën e tyre.

Ethëri 13–15

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta mposhtin tundimin për të vepruar me zemërim gjatë gjithë jetës së tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin se çfarë do të thotë se Jezu Krishti është “Princ i paqes” (Isaia 9:6) dhe çfarë do të thotë për ne të jemi ndjekësit e Tij.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për mundësinë A, mundësinë B ose të dyja (nëse i lejoni nxënësit të zgjedhin mes tyre)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse i lejoni nxënësit të zgjedhin mes mundësisë A dhe mundësisë B, merreni parasysh të përdorni dhoma virtuale të veçanta për të dyja mundësitë. Jepini udhëzimet nëpërmjet postës elektronike ose në funksionin e bashkëbisedimit përpara se nxënësit të futen në dhoma virtuale të veçanta.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre me kapitujt nga Mormoni 7Ethëri 15 i kanë ndihmuar ata të rriten shpirtërisht.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta shqyrtojnë atë që kanë mësuar duke e përfunduar thënien vijuese: “Një mësim nga kapitujt te Mormoni 7Ethëri 15 që do të doja t’ia tregoja një shoku apo shoqeje është …”

  • Figurë: Rrathët e pemës

  • Material: Shirita letre me emrat e vendeve ku nxënësit mund të thirren për të shërbyer si misionarë

  • Mësim me sende: Një copë bukë; një tas për përzierje dhe përbërësit e nevojshëm për të bërë bukën

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në pjesën e mësimit nën kreun “Reflekto mbi planet për të ushtruar besimin te Jezu Krishti”, merreni parasysh t’i lejoni nxënësit t’ju shohin duke i bashkuar përbërësit për të bërë një copë bukë. Gjithashtu, nëse nxënësit banojnë pranë jush, ju mund t’i ftoni ata të vijnë në shtëpinë tuaj më vonë gjatë ditës për të marrë një fetë bukë pasi të mbarojë së pjekuri. Mund t’u kërkoni atyre të flasin rreth asaj që mësuan në mësim ndërsa e hëngrën fetën e tyre të bukës.