16
Ati Im Qiellor më Do
Plot shprehje
1. Sa her’ që dëgjoj këngën e zogut
Ose shikoj qiellin shum’ blu,
Sa her’ që ndiej shiun mbi fytyr’
Ose erën që fryn me zhurm’,
Sa her’ që un’ prek një trëndafil
Ose pran’ pemëve shkoj,
Gëzohem që jetoj në k’të tok’ t’bukur,
Ati Qiellor mua ma krijoi.
2. Ai më dha syt’ që un’ të shikoj
Ngjyrën në krah’ të flut’rave.
Ai më dha vesh’ që un’ të dëgjoj
Tingullin magjik t’gjërave.
Ai më dha jetën, zemrën, mendjen:
Un’ Atë falënderoj
Për gjith’ krijimet, që jam pjes’ e tyre.
Po, e di, Ati Qiellor më do.
Fjalët dhe muzika: Clara W. McMaster, 1904–1997. © 1961 IRI. Përsh. © 1989 IRI