1. Tregom’ ngjarjet e Jezusit që i dua,
Gjërat që do t’i kërkoja po t’ishte pran’.
Ngjarjet buz’ rrugës dhe pran’ detit,
Më trego ngjarjet e Jezusit.
2. O, tregom’ si f’mijët në gjunj’ ndenjën rreth Tij.
Do mendoj bekimet e Tij mbi mua t’rrin’.
Fjalët plot mir’si, veprat plot hir,
Në drit’n e f’tyrës së Jezusit.
3. Tregom’ për gjith’ mrekullitë në Galile.
Nga furtuna si shpëtoi varkën në det.
Se si M’suesi i mir’ veproi,
Erën pushoi dhe valët qet’soi.
Fjalët: W. H. Parker, 1845–1929
Muzika: Frederic A. Challinor, 1866–1952