“22 Gusht. Pse Dëshiron Zoti që të Jem i/e Shëndetshëm/me? Doktrina e Besëlidhje 89–92”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)
“22 Gusht. Pse Dëshiron Zoti që të Jem i/e Shëndetshëm/me?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021
22 Gusht
Pse Dëshiron Zoti që të Jem i/e Shëndetshëm/me?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):
-
Kuorumi ose klasa jonë. Kush është anëtar i ri ose anëtare e re në lagjen tonë dhe si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur? Çfarë po bëjmë që ta bëjmë domethënëse kohën tonë në mbledhjet e kuorumit ose të klasës?
-
Detyrat ose përgjegjësitë tona. Cilat janë disa detyra dhe përgjegjësi që i kemi si të rinj dhe të reja? Si mund t’i përmbushim ato më mirë?
-
Jeta jonë. Çfarë po bëjmë që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti dhe që ta marrim fuqinë e Tij në jetën tonë? Çfarë po bëjmë ne për t’i ndihmuar familjet tona që të vijnë tek Ai?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Për disa njerëz është e lehtë ta shohin Fjalën e Urtësisë, e cila gjendet te Doktrina e Besëlidhje 89, si një listë të gjërave që duhet të “bëjnë” dhe të “mos bëjnë”. Fjala e Urtësisë vërtet i ka disa prej këtyre gjërave, por ajo përmban gjithashtu parime për t’i mbajtur të shëndetshëm trupat tanë. Ajo gjithashtu na mëson se mënyra se si e trajtojmë trupin tonë ndikon në shëndetin tonë mendor, emocional dhe shpirtëror. Çfarë bekimesh keni marrë ndërsa jeni përpjekur fort që të jetoni një jetë të shëndetshme?
Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj mund ta kenë studiuar Fjalën e Urtësisë ndërsa kanë lexuar seksionet te Doktrina e Besëlidhje 89–92 këtë javë. Si mund t’i ndihmoni ata që t’i kuptojnë bekimet fizike dhe shpirtërore që vijnë nga bindja ndaj kësaj zbulese? Ju mund të gjeni ide të dobishme duke rishikuar pjesën te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] “Word of Wisdom [Fjala e Urtësisë]” (topics.ChurchofJesusChrist.org) ose “Shëndeti Fizik dhe Emocional” te broshura Për Forcën e Rinisë ([2011], f. 25–27).
Mësoni së Bashku
Për të filluar një diskutim rreth Fjalës së Urtësisë, shkruajini këto fjalë në tabelë: Fizike, Intelektuale, Shpirtërore dhe Shoqërore. Ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 89:18–21 dhe të diskutojnë se si mund të zbatohen në këto fusha premtimet në këto vargje. Çfarë bekimesh mund të vijnë nga bindja ndaj Fjalës së Urtësisë? Si i kemi provuar këto bekime në jetën tonë?
-
Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj mund të mësojnë shumë nga njëri‑tjetri duke bërë një listë të përbashkët të gjërave që po bëjnë për të qenë të shëndetshëm. Ndajini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës në grupe, dhe caktojini secilit grup që të hulumtojë një ose më shumë nga fragmentet e shkrimit të shenjtë në pikën e parë nën pjesën “Burime Mbështetëse”, duke kërkuar të vërteta rreth shëndetit fizik. Vëreni secilin grup që të tregojë atë që mësoi dhe t’i renditë idetë e veta në tabelë. Si do t’u përgjigjeshim pyetjeve si ato që vijojnë: Pse Perëndia na jep ligje në lidhje me shëndetin fizik? Përse u bindemi atyre?
-
Anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës suaj mund t’u bëhen pyetje rreth arsyes përse nuk pinë alkool, duhan ose pse nuk marrin drogë. Si u përgjigjen ata këtyre pyetjeve? Ata mund të hulumtojnë te “Shëndeti Fizik dhe Emocional” në broshurën Për Forcën e Rinisë (faqet 25–27) dhe të gjejnë këshilla e bekime të premtuara që mund t’ua tregojnë të tjerëve. Si ndikon mënyra si e trajtojmë trupin tonë në marrëdhënien tonë me Perëndinë? Si e kanë fituar dëshminë anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës, që bindja ndaj Fjalës së Urtësisë ua bekon jetën?
-
Përvoja që tregojnë bekimet nga bindja ndaj Fjalës së Urtësisë, mund t’i frymëzojnë anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të jenë më të zotuar për ta jetuar këtë ligj. Ju mund të tregoni një përvojë nga jeta juaj ose përvojën që tregoi Presidenti Tomas S. Monson në mesazhin e tij “Parime dhe Premtime” (Liahona, nëntor 2016, f. 78–79). Materiali filmik “Leave the Party” [“Largohuni nga Festa”] (ChurchofJesusChrist.org) përmban një shembull tjetër. Ju mund t’i nxitni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të tregojnë përvojat e tyre.
-
Për të filluar një diskutim se si t’i rezistoni tundimeve për të shkelur Fjalën e Urtësisë, ju mund t’i tregoni kuorumit ose klasës suaj një karrem peshkimi (ose një figurë të tij). Si i mashtron peshqit karremi i peshkimit? Përgjigjet për këtë pyetje mund të gjenden te materiali filmik “You Will Be Freed” [“Ju do të Çliroheni”] (ChurchofJesusChrist.org; shih edhe M. Rasëll Ballard, “O, Ai Plan Dredharak i të Ligut”, Liahona, nëntor 2010, f. 108–110). Si janë karremat e peshkimit të ngjashme me atë që bën Satani për të na mashtruar ose për të na prishur mendjen? Çfarë mesazhi ka Presidenti Ballard për ata që kapen në kurth nga varësia? Si mund ta ndihmojmë dikë që po has vështirësi me tundimin për t’iu drejtuar Shpëtimtarit? (Shih shkrimet e shenjta në pikën e dytë të pjesës “Burime Mbështetëse”.)
Veproni me Besim
Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.
Burime Mbështetëse
-
Daniel 1:3–20; 1 Korintasve 6:19–20; Doktrina e Besëlidhje 88:124; 89:5–21 (Mënyra se si kujdesemi për trupat tanë është e rëndësishme për Zotin)
-
Mosia 7:33; Alma 13:27–29; Ethëri 12:27 (Shpresë për ata që luftojnë me varësinë)