Dhiata e Vjetër 2022
24 Prill. Përse Perëndia na Jep Urdhërime? Eksodi 18–20


“24 Prill. Përse Perëndia na Jep Urdhërime? Eksodi 18–20”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“24 Prill. Përse Perëndia na Jep Urdhërime?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

dhjetë urdhërimet

24 Prill

Përse Perëndia na Jep Urdhërime?

Eksodi 18–20

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Cilat përvoja të kohëve të fundit na kanë afruar më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. A është shpërngulur dikush në lagjen tonë të Kishës ose është bashkuar me Kishën kohët e fundit? Si mund ta ndihmojmë të ndihet i mirëpritur?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. A ka ndonjë aktivitet që po afron, ku ne mund të ftojmë miqtë tanë që të marrin pjesë?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë përpjekjesh mund të ndërmarrim për t’i shënuar historitë tona vetjake?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Leximi i kapitullit Eksodi 20 mund t’ju nxitë të mendoni rreth arsyes përse kemi urdhërime. Disa njerëz i shohin urdhërimet si kufizuese ose si një përpjekje për të na kontrolluar. Por ngaqë e dimë se Perëndia është një Atë i dashur, ne mund të mirëbesojmë se ligjet e Tij janë për të mirën tonë, edhe nëse nuk i dimë gjithmonë arsyet për to. Ai na ka premtuar se ne mund ta dimë se urdhërimet e Tij janë të vërteta kur i jetojmë ato (shih Gjoni 7:17).

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Për shkak se Ati dhe Biri na duan me dashuri të pafundme e të përsosur dhe për shkak se Ata e dinë se ne nuk mund të shohim gjithçka që Ata shohin, Ata na dhanë ligje që do të na udhërrëfejnë dhe mbrojnë. Ka një lidhje të fortë midis dashurisë së Perëndisë dhe ligjeve të Tij” (“The Love and Laws of God” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 17 shtator 2019], f. 2, speeches.byu.edu).

Përse jeni mirënjohës për urdhërimet? Çfarë do të donit që të kuptonin anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj rreth arsyes përse Perëndia na ka dhënë urdhërime? Ju mund të përgatiteni që të jepni mësim duke shqyrtuar kapitullin Eksodi 20 dhe mesazhin e Presidentit Dallin H. Ouks “Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet” (Liahona, nëntor 2014, f. 25–28).

i ri duke studiuar shkrimet e shenjta

Ne mund ta dimë se urdhërimet e Perëndisë janë të vërteta kur i jetojmë ato.

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit që t’i shqyrtojnë Dhjetë Urdhërimet, ju mund t’u kërkoni atyre të renditin sa më shumë që mbajnë mend nga këto urdhërime. Nëse kanë nevojë për ndihmë, ata mund të shohin vargjet tek Eksodi 20:3–17. Përse Perëndia na jep urdhërime? Për t’i ndihmuar që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ata mund të diskutojnë në grupe të vogla disa nga Dhjetë Urdhërimet. Si mund të na ndihmojë të jetuarit e këtyre urdhërimeve që të gjejmë lumturi dhe t’i afrohemi më shumë Perëndisë? Idetë në vijim mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, të mësojnë më shumë rreth arsyes përse Perëndia na jep urdhërime.

  • Shkrimet e shenjta përmbajnë përgjigjet për pyetjen “Përse Perëndia na jep urdhërime?” Ju mund t’i ftoni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit t’i kërkojnë përgjigjet në një ose më shumë nga shkrimet e shenjta që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”. Më pas kërkojuni atyre të tregojnë diçka që gjetën. Ata gjithashtu mund të shohin materialet filmike në vijim për ide: “Instructions Included” [“Udhëzimet të Përfshira”], “Why Does God Give Us Commandments?” [“Përse Perëndia na Jep Urdhërime?”] (ChurchofJesusChrist.org).

  • Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të kuptojnë se përse Perëndia na jep urdhërime, ju mund ta krahasoni pasjen e urdhërimeve nga Perëndia me përvojat me të cilat ato mund të lidhen. Për shembull, ju mund t’u kërkoni atyre të përfytyrojnë sikur po ngjiten përgjatë një rruge malore afër një shkëmbi të pjerrët dhe ka një gardh përgjatë buzës së rrugës. Kërkojuni atyre t’i diskutojnë me një person tjetër pyetjet si më poshtë: Si janë urdhërimet e Perëndisë si gardhi? Si na ka bekuar bindja ndaj urdhërimeve? Çfarë krahasimesh të tjera mund të na ndihmojnë të kuptojmë se përse Perëndia na jep urdhërime dhe përse duhet t’u bindemi atyre? Për disa shembuj, ju mund t’i ftoni ata të shqyrtojnë një nga mesazhet ose materialet filmike që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”. Kërkojuni atyre të tregojnë krahasimet që gjejnë dhe të diskutojnë se çfarë mësojnë.

  • Diskutimi juaj mund t’i shtyjë anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të diskutojnë mënyrën se si duhet t’i trajtojmë ata që nuk i besojnë ose jetojnë disa urdhërime. Ju mund t’i ftoni ata të kërkojnë këshilla te mesazhi i Presidentit Dallin H. Ouks “Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet”. Ju mund të bëni pyetje si këto: Si duhet t’i trajtojmë ata që zgjedhin të jetojnë ndryshe nga ne? Si mund ta shohim të mirën tek të tjerët kur ata bëjnë zgjedhje të ndryshme nga tonat?

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Në përpjekjet tuaja për të jetuar e dhënë mësim më shumë si Shpëtimtari, në mënyrë të pashmangshme ju nuk do t’ia dilni mbanë herë pas here. Mos e humbni kurajën; përkundrazi, le t’ju kthejnë gabimet dhe dobësitë tuaja drejt Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 14).