“28 Gusht. Si Mund të më Ndihmojë Shpëtimtari gjatë Sprovave të Mia? Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)
“28 Gusht. Si Mund të më Ndihmojë Shpëtimtari gjatë Sprovave të Mia?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022
28 Gusht
Si Mund të më Ndihmojë Shpëtimtari gjatë Sprovave të Mia?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.
-
Jetojeni ungjillin. Cilat përvoja të kohëve të fundit na kanë afruar më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?
-
Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. A është shpërngulur dikush në lagjen tonë të Kishës ose është bashkuar me Kishën kohët e fundit? Si mund ta ndihmojmë të ndihet i mirëpritur?
-
Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Çfarë aktivitetesh po afrojnë tek të cilat mund t’i ftojmë miqtë tanë të marrin pjesë?
-
Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë përpjekjesh mund të ndërmarrim për t’i shënuar historitë tona vetjake?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Sfidat me të cilat përballemi, mund të na bëjnë të ndihemi të rraskapitur, të acaruar, të mundur dhe të vetmuar. Shkruesit e librit të Psalmeve i kuptuan këto ndjenja dhe i shprehën ato fuqishëm: “Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, … jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati” (Psalmeve 102:4, 7). Por me po aq fuqi ata dëshmuan se të drejtuarit te Shpëtimtari do të sjellë lehtësim: “Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua, shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri” (Psalmeve 103:2–4).
Mendoni për bekimet që do t’u vijnë anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit tuaj ndërsa e kuptojnë më plotësisht se si Shpëtimtari mund t’i ndihmojë ata në sprovat e tyre. Si ju ka ndihmuar Shpëtimtari? Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, ju mund të shqyrtoni mesazhin e Presidentit Henri B. Ajring “Të Vënë në Provë, të Provuar dhe të Lëmuar” (Liahona, nëntor 2020, f. 96–99) dhe “Adversity” [“Fatkeqësia”] te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org).
Mësoni së Bashku
Ju mund të filloni duke u kërkuar anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit të shqyrtojnë Psalmeve 102, 103 dhe 116, duke kërkuar atë se si Shpëtimtari na ndihmon në përpjekjet tona për t’i kapërcyer sprovat. Ata mund të punojnë individualisht ose në grup për të shkruar disa fjali rreth asaj që gjetën, dhe pastaj të tregojnë atë që shkruan. Zgjidhni një ose më shumë nga aktivitetet e mëposhtme për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë më thellësisht këtë temë.
-
Himnet mund ta ftojnë Shpirtin dhe të na e mësojnë doktrinën në një mënyrë të fuqishme. Merrni parasysh të shqyrtoni një himn rreth mënyrës se si Shpëtimtari na ndihmon në sprovat tona, i tillë si “Sa i Fort’ një Themel” (Himne, nr. 41). Çfarë ju mëson himni rreth ndihmës që Shpëtimtari mund të na japë? Të rinjtë dhe të rejat më pas mund të shqyrtojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”. Ata mund të përfitojnë nga shënimi i një fraze të himnit ose i një prej shkrimeve të shenjta që u kujton ta kërkojnë Shpëtimtarin gjatë fatkeqësive të tyre.
-
Mesazhi i Presidentit Henri B. Ajring “Të Vënë në Provë, të Provuar dhe të Lëmuar” mund t’i ndihmojë ata të cilëve u jepni mësim, për t’i kuptuar më mirë pyetjet si më poshtë: Cilat janë disa nga qëllimet e sprovave tona në vdekshmëri? Si do të na ndihmojë Shpëtimtari në sfidat tona? Çfarë mund të bëjmë për t’u mbështetur te ndihma dhe fuqia e Shpëtimtarit? Merrni parasysh t’i shkruani këto pyetje në tabelë. Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund t’i kërkojnë përgjigjet te mesazhi i Presidentit Ajring. Për shembull, çfarë mësojmë nga historitë rreth nënës së Presidentit Ajring në fillim dhe në fund të mesazhit? Ju mund t’i kërkoni secilit person të përsiatë mbi atë se si mund ta vërë në zbatim në sprovat e veta atë që mësoi. Disa të rinj dhe të reja mund të jenë të gatshëm t’i tregojnë mendimet e tyre.
-
Motra Liza L. Harknes tregoi ndodhinë për Shpëtimtarin që qetësoi stuhinë, për të dhënë mësim se Ai mund t’i qetësojë stuhitë në jetën tonë (shih Marku 4:35–41; “Pusho dhe Fashitu”, Liahona, nëntor 2020, f. 80–82). Ju mund ta ftoni një anëtare të klasës ose anëtar të kuorumit të vijë e/i përgatitur për të treguar atë që ajo ose ai mësoi rreth Shpëtimtarit nga rrëfimi nga shkrimi i shenjtë. Ky person gjithashtu mund të tregojë një figurë (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 40). Të rinjtë dhe të rejat më pas mund të shqyrtojnë atë që Motra Harknes dha mësim rreth mënyrës se si Shpëtimtari “është edhe në barkën tonë” kur përballemi me sfida. Ju mund t’i ftoni individët të tregojnë se si Shpëtimtari i ka ndihmuar ata në sprovat e tyre, përfshirë mënyrën se si Ai i ka ndihmuar ata përmes njerëzve të tjerë. Nxitini të rinjtë dhe të rejat t’ia tregojnë përvojat e tyre dikujt që e njohin dhe që ka nevojë për paqen e Shpëtimtarit.
Veproni me Besim
Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.
Burime Mbështetëse
-
Isaia 53:3–5; Hebrenjve 2:17–18; Alma 7:11–13; 36:3; Ethëri 12:27 (Shpëtimtari do të na ndihmojë në sprovat tona)
-
Diter F. Uhtdorf, “Perëndia do të Bëjë Diçka të Paimagjinueshme”, Liahona, nëntor 2020, f. 51–54
-
Kristina B. Franko, “Fuqia Shëruese e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2020, f. 60–62
-
“Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org