Dhiata e Vjetër 2022
11 Shtator. Si Mund të Jem i Pastër dhe i Lumtur sërish pasi Mëkatoj? Isaia 1–12


“11 Shtator. Si Mund të Jem i Pastër dhe i Lumtur sërish pasi Mëkatoj? Isaia 1–12”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“11 Shtator. Si Mund të Jem i Pastër dhe i Lumtur sërish pasi Mëkatoj?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

i ri duke buzëqeshur

11 Shtator

Si Mund të Jem i Pastër dhe i Lumtur sërish pasi Mëkatoj?

Isaia 1–12

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si mund të na ndihmojë kthimi te Zoti që t’i përballojmë sfidat dhe sprovat?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kë njohim që ka nevojë për lutjet tona dhe miqësinë tonë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat plane të përhapjes së ungjillit janë diskutuar në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë? Si mund të përfshihet klasa ose kuorumi ynë?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund t’i forcojë marrëdhëniet tona me Atin Qiellor dhe Jezusin bërja e punës për historinë familjare?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Kur ndihemi fajtorë pas mëkatit, ne kemi një zgjedhje. Këto ndjenja, ndonëse të dhembshme, mund të jenë një bekim nëse na shtyjnë të pendohemi. Por Satani na thotë se këto ndjenja nënkuptojnë se Perëndia nuk na do dhe përpiqet që të na bëjë të ndihemi të shkurajuar dhe të pashpresë. Mund të ketë njerëz të cilëve u jepni mësim, që janë të ngarkuar me ndjenja të tilla. Ata mund të pyetin veten nëse mund të jenë sërish të pastër dhe të lumtur. Si mund t’i ndihmoni ata të gjejnë shpresë te Shlyerja e Shpëtimtarit?

Profeti Isaia i qortoi me guxim njerëzit për mëkatet e tyre. Por ai gjithashtu dëshmoi se për shkak të Shpëtimtarit, “edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora” (Isaia 1:18). Përsiateni këtë ndërsa lexoni këtë javë kapitujt tek Isaia 1–12. Çfarë mund t’i frymëzojë ata të cilëve u jepni mësim, që të drejtohen te Jezu Krishti me besimin se barrët e mëkateve të tyre mund të hiqen? Ju gjithashtu mund të studioni dëshminë për Krishtin të Motrës Sheron Iubank në mesazhin e saj “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë” (Liahona, maj 2019, f. 73–76).

klasë e të rejave

Për shkak të Jezu Krishtit, barrët e mëkatit tonë mund të hiqen.

Mësoni së Bashku

Për t’u përgatitur për një diskutim që bazohet tek Isaia 1–12, ju mund t’i kërkoni çdo të riu dhe të reje të sjellë në mbledhje diçka të kuqe dhe diçka të bardhë. Ju mund t’i shfaqni këto objekte ndërsa lexoni së bashku vargjet tek Isaia 1:16–18. Më pas të rinjtë dhe të rejat mund të tregojnë me fjalët e tyre atë që mësojnë nga këto vargje. (Shih diskutimin e Motrës Sheron Iubank për vargun 18 te biseda “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”.) Këtu janë disa veprimtari të tjera që mund të frymëzojnë besim te fuqia e Shpëtimtarit për të na bërë të pastër shpirtërisht.

  • Shqyrtimi i shembujve të pendimit nga shkrimet e shenjta, mund t’i ndihmojë ata të cilëve u jepni mësim, ta ndërtojnë besimin e tyre se Jezu Krishti mund t’i bëjë të pastër shpirtërisht. Ju mund të shkruani në tabelë emra të tillë si: Saul (më vonë Pali), Alma i Riu, Zizromi dhe Anti-nefi-lehitët. Ju gjithashtu mund të shkruani dy grupe referencash të shkrimeve të shenjta: Veprat e Apostujve 8:3; Mosia 27:8–10; Alma 11:21–23; Alma 17:12–15 (këta njerëz në gjendjen e tyre mëkatare) dhe Veprat e Apostujve 9:13–20; Alma 36:17–24; Alma 15:5–12; Alma 23:6–12 (pasi këta njerëz u drejtuan te Shpëtimtari dhe u penduan). Të rinjtë dhe të rejat mund ta lidhin secilin emër me shkrimet e shenjta që e përshkruajnë atë person. Çfarë bënë këta njerëz për t’u penduar? Çfarë na mësojnë këto rrëfime për gatishmërinë e Shpëtimtarit për të falur? A shohim disa modele që mund të ndjekim?

  • Për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë më mirë faljen e mëkatit, ju mund t’i jepni çdo personi një analogji ose shëmbëlltyrë për ta studiuar. Këto mund të përfshijnë djalin plëngprishës (shih Lluka 15:11–24); Shpëtimtarin si Bariun tonë (paragrafët 5–8 të mesazhit të Plakut Dejll G. Renland “Bariu Ynë i Mirë” [Liahona, maj 2017, f. 29–32]) dhe një piano të thyer (fillimi i mesazhit të Motrës Kristina B. Franko “Fuqia Shëruese e Jezu Krishtit” [Liahona, nëntor 2020, f. 60–62]). Të rinjtë dhe të rejat mund ta përmbledhin çdo analogji ose shëmbëlltyrë dhe të diskutojnë se çfarë na mëson ajo për dashurinë dhe fuqinë shlyese të Shpëtimtarit.

  • Të ndiejmë keqardhje se kemi mëkatuar, është e dobishme dhe na çon drejt pendimit. Të ndihemi të shkurajuar ose të pavlerë për shkak të mëkateve tona nuk është e dobishme dhe mund të na mbajë larg pendimit. Klasa ose kuorumi juaj mund të lexojë së bashku pjesën e titulluar “Trishtimi Sipas Perëndisë” te mesazhi i Presidentit Diter F. Uhtdorf “Ti Mund t’ia Dalësh Tani!” (Liahona, nëntor 2013, f. 55–57). Cili është ndryshimi midis trishtimit për mëkatin që çon në pendim, dhe trishtimit që çon në dëshpërim? (Shih edhe 2 Korintasve 7:9–10; Mormoni 2:12–14.) Nëse dikush ndihet i/e mposhtur nga ndjenjat e fajit dhe dëshpërimit për mëkatin, çfarë mund t’i themi për ta ndihmuar atë të kthehet te Shpëtimtari? Ftojini të rinjtë dhe të rejat të japin dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin dhe mëshirën e Tij.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Dëshmia vetjake e Shpëtimtarit u dha autoritet fjalëve të Tij. … Teksa jepni dëshmi për doktrinën e vërtetë, Shpirti do ta pohojë të vërtetën e doktrinës në zemrat e atyre, të cilëve u jepni mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21).