“28 Maj. Çfarë Mund të Bëj Tani për t’u Përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit? Joseph Smith – Mateu 1; Mateu 24–25; Marku 12–13; Lluka 21”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)
“28 Maj. Çfarë Mund të Bëj Tani për t’u Përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023
28 Maj
Çfarë Mund të Bëj Tani për t’u Përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.
-
Jetojeni ungjillin. Çfarë diskutuam herën e kaluar dhe çfarë ftesash ose detyrash u dhanë? Çfarë kemi bërë për të vepruar sipas atyre ftesave ose detyrave?
-
Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Çfarë mund të bëjmë ose themi për t’iu ardhur në ndihmë atyre që mund të ndihen të vetmuar ose të largët nga Ati Qiellor?
-
Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat janë disa mënyra se si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta ndiejnë dashurinë e Jezu Krishtit?
-
Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë idesh mund t’i japim njëri-tjetrit për të ndihmuar që familjet tona të forcohen?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Si ndihen të rinjtë dhe të rejat të cilave u jepni mësim, rreth të jetuarit në ditët e fundit përpara Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit? Është e vërtetë që këto janë kohë të rrezikshme, të karakterizuara nga fatkeqësia, ligësia dhe shkatërrimi. Por kur Shpëtimtari ua përshkroi kohën tonë dishepujve të Tij afër fundit të jetës së Tij në vdekshmëri, Ai na dha shpresë. Ndërsa pranoi errësirën që po afronte, Ai premtoi se drita e Tij do të “mbulon[te] të gjithë tokën” kur të kthehej Ai (shih Joseph Smith – Mateu 1:22–26; shih edhe Doktrina e Besëlidhje 45:34–38).
Si mund t’i ndihmoni të rinjtë dhe të rejat t’i kuptojnë më mirë bekimet dhe mundësitë e të jetuarit në ditët e mëvonshme? Çfarë mund të bëni për t’i frymëzuar ata të përgatitin veten dhe botën për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit? Përveç studimit të fragmenteve të shkrimeve të shenjta të kësaj jave, merreni parasysh të shqyrtoni disa burime që renditen te pjesa “Second Coming of Jesus Christ” [“Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit”] te Gospel Topics [Temat e Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org).
Mësoni së Bashku
Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat ta përsëritin atë që kanë lexuar te shkrimet e shenjta këtë javë, ju mund t’i shkruani këta tituj në tabelë: Profeci të Zymta dhe Shpallje të Lavdishme (shih Rasëll M. Nelson, “Përqafojeni të Ardhmen me Besim”, Liahona, nëntor 2020, f. 73–76). Pastaj çdo person mund të shqyrtojë vargjet te Joseph Smith – Mateu 1:22–37 dhe të renditë gjërat e “zymta” dhe të “lavdishme” që do të ndodhin para se të kthehet Shpëtimtari. Përse është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për këto ngjarje? Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të mësojnë më tepër rreth mënyrës se si të përgatiten për ardhjen e Shpëtimtarit, merreni parasysh të ndiqni veprimtaritë në vijim ose një veprimtari tuajën.
-
Shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse” mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë se si Ati Qiellor po përgatit udhën për Ardhjen e Dytë të Birit të Tij. Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë ngjarjet që përshkruhen në shkrimet e shenjta, dhe t’i kërkoni çdo personi të lexojë një nga fragmentet e shkrimeve të shenjta. Çdo person mund ta lidhë fragmentin e vet me një ngjarje në tabelë dhe ta diskutojë fragmentin me klasën. Çfarë sugjerojnë këto ngjarje rreth rolit tonë për përgatitjen për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit? Çfarë frymëzohemi të bëjmë si klasë ose kuorum?
-
Presidenti Rasëll M. Nelson këshilloi: “Si duhet t’i përballojmë ne edhe profecitë e zymta ashtu edhe shpalljet e lavdishme për kohën tonë? Zoti na e tregoi se si me siguri të thjeshtë, por mahnitëse: ‘Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni’ [Doktrina e Besëlidhje 38:30]” (“Përqafojeni të Ardhmen me Besim”, f. 74). Për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të jenë më të përgatitur për kthimin e Shpëtimtarit, merreni parasysh t’i kërkoni secilit prej tyre të lexojë një nga tri parimet e përgatitjes që Presidenti Nelson tregoi në mesazhin e tij. Ftojini ata të tregojnë atë që mësojnë. Çfarë frymëzohemi të bëjmë për të vepruar sipas këshillës së Presidentit Nelson?
-
Në fillim të mesazhit të tij të titulluar “Duke u Përgatitur për Kthimin e Zotit”, Plaku D. Tod Kristoferson përshkroi se si do të jetë bota pas Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit (Liahona, maj 2019, f. 81–84). Ftojini të rinjtë dhe të rejat ta shqyrtojnë përshkrimin e tij dhe ta krahasojnë me atë se si duket bota tani. Ata mund të diskutojnë se çfarë mund të bëjmë ne tani për të qenë gati për të jetuar në llojin e botës që përshkroi Plaku Kristoferson. (Katër paragrafët e mesazhit të tij që fillojnë me frazën “Së pari, dhe vendimtare për kthimin e Zotit”, mund të jenë të dobishëm.) Si na ndihmon Kisha e Shpëtimtarit që të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë? Plaku Kristoferson renditi tri mënyra sipas të cilave Kisha është “fuqizuar dhe autorizuar në mënyrë të pashoqe për të kryer përgatitjet e nevojshme për Ardhjen e Dytë të Zotit”. Anëtarët e klasës mund t’i përcaktojnë dhe diskutojnë këto gjëra.
Veproni me Besim
Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.
Burime Mbështetëse
-
Doktrina e Besëlidhje 65:1–2 (Rivendosja e ungjillit)
-
Doktrina e Besëlidhje 20:8–12 (Dalja në dritë e Librit të Mormonit)
-
Malakia 4:5–6; Doktrina e Besëlidhje 110:13–16 (Rivendosja e çelësave të priftërisë)
-
3 Nefi 21:1, 8 (Mbledhja e Izraelit)
-
Joseph Smith – Mateu 1:28–30 (Luftë, ushtima luftash dhe paudhësi)
-
Joseph Smith – Mateu 1:31 (Ungjilli i predikohet botës)
-
Geri E. Stivenson, “Një Themel të Mirë për të Ardhmen”, Liahona, maj 2020, f. 48–52