Eja, Më Ndiq
Zëra të Rivendosjes: Dëshmitë për “Vegimin”


“Zëra të Rivendosjes: Dëshmitë për ‘Vegimin’’’, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Dëshmitë për ‘Vegimin’”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

ikona zëra të rivendosjes

Zëra të Rivendosjes: Dëshmitë për “Vegimin”

Uillford Udrafi

Portrait of Wilford Woodruff.

Uillford Udrafi u bashkua me Kishën në dhjetor 1833, gati dy vjet pasi Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni morën vegimin e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76. Ai po jetonte në Nju‑Jork në atë kohë dhe mësoi rreth “Vegimit” nga misionarë që po shërbenin në atë zonë. Vite më vonë ai foli për mbresat e tij për këtë zbulesë:

“Pata mësuar që nga fëmijëria se kishte një Qiell e një Ferr dhe më ishte thënë se gjithë të ligjtë kishin një ndëshkim dhe të drejtët një lavdi. …

… Kur e lexova vegimin … , ai ma ndriçoi mendjen dhe më dha gëzim të madh, m’u duk se Perëndia, i cili ia zbuloi atë parim njeriut, ishte i urtë, i drejtë dhe i vërtetë, zotëronte si virtytet më të mira ashtu edhe arsye të mirë dhe njohuri; ndjeva se Ai ishte i pandryshueshëm lidhur me dashurinë, mëshirën, drejtësinë e gjykimin dhe e ndjeva se e desha Zotin më shumë se ndonjëherë më parë në jetën time.”

“‘Vegimi’ [është] një zbulesë që na jep më shumë dritë, më shumë të vërtetë dhe më shumë parim sesa cilado zbulesë që përmbahet në cilindo libër tjetër që e lexuam ndonjëherë. Ajo e bën të qartë për të kuptuarit tonë gjendjen tonë të tanishme, nga erdhëm, përse jemi këtu dhe ku do të shkojmë. Çdo njeri mund ta dijë nëpërmjet asaj zbulese se cilat do të jenë roli dhe gjendja e tij.”

“Përpara se ta shihja Jozefin, unë thashë se nuk më interesonte se sa i vjetër ishte apo sa i ri ishte; nuk më interesonte pamja e jashtme – nëse i kishte flokët të gjata apo të shkurtra; burri që e mori dhe e dha mësim atë zbulesë [vegimin e shënuar te seksioni 76] ishte një profet i Perëndisë. Unë e dija vetë këtë.”

Fibi Krosbi Peku

Kur Fibi Peku i dëgjoi Jozefin dhe Sidnin të jepnin mësim për “Vegimin”, ajo po jetonte në Misuri dhe po rriste pesë fëmijë si një nënë e vetme. Vegimi i la kaq shumë mbresë dhe e frymëzoi kaq shumë, sa ajo shkroi atë që vijon, për të treguar se çfarë kishte mësuar ajo me rrethin e saj familjar:

“Zoti po ua zbulon misteret e Mbretërisë qiellore Fëmijëve të Tij. … Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni na bënë një vizitë pranverën e shkuar dhe ne patëm shumë takime të gëzuara ndërkohë që ishin këtu, dhe patëm shumë mistere që na u shpalosën, të cilat më dhanë ngushëllim të madh. Ne mund ta shihnim denjimin e Perëndisë në përgatitjen e banesave të paqes për fëmijët e Tij. Dhe ata që nuk do ta marrin plotësinë e ungjillit dhe nuk do të qëndrojnë si ushtarë të guximshëm në kauzën e Krishtit, nuk mund të banojnë në praninë e Atit dhe të Birit. Por ka një vend të përgatitur për të gjithë ata që nuk e marrin atë, por ai është një vend i një lavdie shumë më të vogël sesa të banojnë në mbretërinë Çelestiale. Unë nuk do të përpiqem të të them diçka më shumë lidhur me këto gjëra, pasi ato janë tani të shtypura dhe po i shpërndahen botës. Dhe ndoshta do të kesh mundësinë t’i lexosh vetë dhe nëse i lexon, shpresoj se do t’i lexosh me një zemër të kujdesshme dhe plot lutje, sepse këtyre gjërave ia vlen t’iu kushtosh vëmendje. Dhe dëshiroj që ti të mund të kërkosh në to, sepse është kjo që çon drejt lumturisë sonë në këtë botë dhe në botën që vjen.”

Shënime

  1. “Remarks”, Deseret News, 27 maj 1857, f. 91.

  2. Deseret News, 3 gusht 1881, f. 481; shihni edhe tek Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff (2004), f. 120–121.

  3. “Remarks”, Deseret Weekly, 5 shtator 1891, f. 322.

  4. “Phebe Crosby Peck letter to Anna Jones Pratt”, 10 gusht 1832, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt‑Lejk‑Siti; germëzimi dhe pikësimi i modernizuar.