Eja, Më Ndiq
Shtojca B: “Të Vërteta të Qarta dhe të Çmueshme”


“Shtojca B: ‘Të Vërteta të Qarta dhe të Çmueshme’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“Shtojca B”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2020

Shtojca B

“Të Vërteta të Qarta dhe të Çmueshme”

Libri i Mormonit u përgatit për të dalë në dritë gjatë ditëve të fundit, gjatë një kohe pështjellimi të përhapur gjerësisht për doktrinën ose të vërtetën e përjetshme të Perëndisë. Pjesë e qëllimit hyjnor të atij libri është, sikurse e parashikoi Nefi, që të “vendos[ë] të vërtetën e [Biblës]”, që të “bëj[ë] të ditur gjërat e qarta dhe të çmueshme” që janë humbur përgjatë shekujve, dhe që t’u “bëj[ë] të njohur të gjitha racave, gjuhëve dhe njerëzve, se Qengji i Perëndisë është Biri i Atit të Amshuar dhe Shpëtimtari i botës” (1 Nefi 13:40).

Libri i Mormonit zbulon të vërteta të përjetshme të cilat u humbën gjatë Braktisjes dhe u shton një dëshmitar të dytë qartësues të vërtetave të shumta që na mësohen në Bibël. Ja vetëm disa prej këtyre të vërtetave. Kërkojini këto dhe të vërteta të tjera të qarta dhe të çmueshme ndërkohë që e studioni Librin e Mormonit.

Kreu‑Perëndi

  • Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë qenie të veçanta, por një në qëllim (shih 3 Nefi 11:32, 36).

  • Shpëtimtari i ringjallur ka një trup të prekshëm (shih 3 Nefi 11:10–17).

Shkrime të shenjta shtesë rreth Kreut‑Perëndi: 2 Nefi 31:6–8; Ethëri 12:41

Shlyerja e Jezu Krishtit

  • Jezu Krishti vuajti për mëkatet dhe hidhërimet tona, që Ai ta dinte se si të na ndihmonte (shih Alma 7:11–13).

  • Ne mund të bëhemi të përsosur nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit (shih Moroni 10:32–33).

Shkrime të shenjta shtesë rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit: 1 Nefi 10:6; 2 Nefi 2:6–9; Jakobi [LiM] 4:11–12; Mosia 3:1–19; Alma 34:8–16

Plani i Shpëtimit

  • Rënia e Adamit dhe e Evës ishte një pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor (shih 2 Nefi 2:22–27).

  • Kundërshtimi ishte i nevojshëm për ne që të ishim në gjendje të ushtronim lirinë e zgjedhjes (shih 2 Nefi 2:11–16).

  • Ne do të gjykohemi sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrës sonë (shih Alma 41:3–7).

  • “Liqen[i prej] zjarri dhe squfuri” është simbol i ankthit të njerëzve të papenduar (shih 2 Nefi 9:16–19; Mosia 3:24–27).

Shkrime të shenjta shtesë rreth planit të shpëtimit: 2 Nefi 9:11–26; Alma 22:12–14; 34:31–35; 42:1–26

Braktisja dhe Rivendosja

Shkrime të shenjta shtesë rreth Braktisjes: 1 Nefi 13:1–9, 24–29; 2 Nefi 27–28

Shkrime të shenjta shtesë rreth Rivendosjes: 1 Nefi 14:7–12; 22:7–11; 2 Nefi 3:7–24; 25:17–18

Profetët dhe Zbulesa

  • Të gjithë profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin (shih Mosia 13:33–35).

  • Një njohuri e së vërtetës shpirtërore vjen nëpërmjet Frymës së Shenjtë (shih Alma 5:45–47).

  • Bibla nuk përmban gjithë fjalën e Perëndisë (shih 2 Nefi 29:10–13).

  • Zbulesa nga Perëndia nuk ka pushuar në kohën tonë (shih Mormoni 9:7–9).

Shkrime të shenjta shtesë rreth profetëve: 1 Nefi 22:1–2; Mosia 8:16–18; Helamani 13:24–33

Shkrime të shenjta shtesë rreth zbulesës: Jakobi [LiM] 4:8; Alma 12:9–11; 17:2–3; Moroni 10:5

Priftëria

  • Mbajtësit e priftërisë u thirrën dhe u përgatitën që nga themelimi i botës (shih Alma 13:1–3).

  • Një njeri duhet të marrë autoritet nga Perëndia për ta predikuar ungjillin (shih Mosia 23:17).

Shkrime të shenjta shtesë rreth priftërisë: Mosia 18:17–20; Alma 13; Helamani 10:7

Ordinancat dhe Besëlidhjet

Shkrime të shenjta shtesë rreth ordinancave: Mosia 18:8–17; 21:33–35; Alma 13:16; 3 Nefi 18:1–11; Moroni 2–6; 8:4–26

Shkrime të shenjta shtesë rreth besëlidhjeve: 2 Nefi 11:5; Mosia 5:1–9; Alma 24:17–18

Martesa dhe Familja

  • Bashkëshortët dhe bashkëshortet duhet ta duan njëri‑tjetrin (shih Jakobi [LiM] 3:5–7).

  • Prindërit duhet t’i rritin fëmijët e tyre për Zotin (shih 1 Nefi 7:1).

Shkrime të shenjta shtesë rreth martesës dhe familjes: 1 Nefi 1:1; 2 Nefi 25:26; Jakobi [LiM] 2:23–28; Enosi 1:1; Mosia 4:14–15; 3 Nefi 18:21

Urdhërimet

  • Perëndia do të përgatitë një udhë që ne t’i plotësojmë urdhërimet e Tij (shih 1 Nefi 3:7).

  • Perëndia premton të na bekojë nëse i zbatojmë urdhërimet e Tij (shih Mosia 2:22–24).

Shkrime të shenjta shtesë rreth urdhërimeve: 1 Nefi 17:3; 22:30–31; Alma 37:13, 35; 50:20