Eja, Më Ndiq
18–24 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: ‘Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë!’


“18–24 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: ‘Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë!’” Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“18–24 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

grurë gati për t’u korrur

18–24 Mars

Mateu 13; Lluka 813

“Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë!”

Ndërsa e lexoni Mateun 13 dhe Llukën 813, mendoni për mënyrën se si do ta përgatitni veten tuaj që t’i “dëgj[oni]” dhe vlerësoni mësimet e Shpëtimtarit në këto shëmbëlltyra. Çfarë do të bëni për t’i zbatuar këto mësime në jetën tuaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

Disa nga mësimet më të paharrueshme të Shpëtimtarit ishin në formën e historive të thjeshta të quajtura shëmbëlltyra. Këto ishin më shumë se sa thjesht anekdota interesante rreth sendeve apo ngjarjeve të zakonshme. Ato përfshinin të vërteta të thella rreth mbretërisë së Perëndisë për ata që ishin të përgatitur shpirtërisht. Një prej shëmbëlltyrave të para të shënuara në Dhiatën e Re – shëmbëlltyra e mbjellësit (shih Mateu 13:3–23) – na fton ta shqyrtojmë gatishmërinë tonë për ta pranuar fjalën e Perëndisë. “Sepse atij që ka” shpalli Jezusi, “do t’i jepet dhe do të ketë bollëk” (Joseph Smith Translation, Matthew 13:10 [Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 13:10] [te Mateu 13:12, shënimi a në fund të faqes]). Prandaj, ndërsa përgatitemi për t’i studiuar shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit – apo cilëndo prej mësimeve të Tij – një vend i mirë për të filluar është që ta shqyrtojmë zemrën tonë dhe të përcaktojmë nëse po i japim fjalës së Perëndisë “tokë[n e] mirë” ku ajo të rritet, të zhvillohet, të lulëzojë e të prodhojë fryt, i cili do të na bekojë ne dhe familjet tona me bollëk (Mateu 13:8).

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Mateu 13

Çfarë është “mbretëri[a e] qiejve” të cilën Krishti e përmendi te Mateu 13?

Në këtë kapitull “mbretëri[a e] qiejve” i referohet Kishës së vërtetë të Krishtit, e cila është mbretëria e qiellit mbi tokë. Për më shumë informacion, shih Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta, “Mbretëri e Perëndisë ose Mbretëri e Qiellit”.

Mateu 13:3–23; Lluka 8:4–15

Zemra ime duhet të jetë e përgatitur për ta pranuar fjalën e Perëndisë.

Pse ndodh që disa zemra janë pranuese ndaj së vërtetës ndërkohë që të tjerat duket se i bëjnë ballë asaj? Leximi i shëmbëlltyrës së mbjellësit mund të sigurojë një mundësi të mirë për të menduar rreth mënyrës se si e pranoni të vërtetën nga Zoti. Mund të jetë e dobishme të bashkoni së pari vargjet 3–8 të Mateut 13 me interpretimet e dhëna te vargjet 18–23. Çfarë mund të bëni për ta kultivuar “tokë[n e] mirë” brenda vetes suaj? Cilat mund të jenë disa “ferra” që ju pengojnë nga të dëgjuarit dhe të ndjekurit me të vërtetë të fjalës së Perëndisë?

Shih edhe Lluka 13:34; Mosia 2:9; 3:19; Alma 12:10–11; 32:28–43; Dallin H. Ouks, “Shëmbëlltyra e Mbjellësit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 32–35.

Mateu 13:24–35, 44–52

Shëmbëlltyrat e Jezusit më ndihmojnë ta kuptoj rritjen dhe fatin e Kishës së Tij.

Profeti Jozef Smith dha mësim se shëmbëlltyrat te Mateu 13 përshkruajnë rritjen dhe fatin e Kishës në ditët e mëvonshme (shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 470–474). Ndërsa i lexoni këto shëmbëlltyra, shkruani atë që ato japin mësim rreth Kishës së Zotit (ju mund të doni të drejtoheni tek ajo që dha mësim Profeti Jozef për disa nga këto shëmbëlltyra):

Pasi i keni përsiatur këto shëmbëlltyra, çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni për të marrë pjesë më plotësisht në punën e Kishës së ditëve të mëvonshme të Krishtit? Çfarë pyetjesh ju vijnë në mendje që mund t’ju ndihmojnë t’i zbatoni këto shëmbëlltyra? Për shembull, “Çfarë jam i gatshëm të sakrifikoj për Kishën?”

Shih edhe Bible Dictionary [Fjalorin Biblik], “Leaven” [“Maja”], “Parables” [“Shëmbëlltyra”].

perlë

Ungjilli i Jezu Krishtit është një “margaritar me vlerë të madhe” (Mateu 13:46).

Mateu 13:24–30, 36–43

Të drejtët duhet të rriten mes të ligjve deri në mbarim të botës.

Një mënyrë për ta analizuar këtë shëmbëlltyrë është duke vizatuar një figurë të saj dhe duke e emërtuar atë me interpretimet te Mateu 13:36–43 dhe Doktrina e Besëlidhje 86:1–7. Egjra është një “barishte helmuese që, derisa rritet kalliri, është e ngjashme në pamjen e jashtme me grurin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Egjra”). Cilat të vërteta në këtë shëmbëlltyrë ju frymëzojnë për të qëndruar besnikë pavarësisht nga ligësia në botë?

Lluka 8:1–3

Në ç’mënyra i shërbyen “disa gra” Shpëtimtarit?

“Dishepujt femra udhëtuan me Jezusin dhe Të Dymbëdhjetët, duke mësuar nga [Jezusi] shpirtërisht dhe duke i shërbyer Atij materialisht. … Përveçse morën nga shërbesa e Jezusit – lajmin e mirë të ungjillit të Tij dhe bekimet e fuqisë së Tij shëruese – këto gra i shërbyen Atij, duke dhënë nga pasuria dhe përkushtimi i tyre” (Daughters in My Kingdom [2011], f. 4). Gratë që e ndoqën Shpëtimtarin dhanë gjithashtu dëshmi të fuqishme për Të (shih Linda K. Burton, “Gra të Sigurta”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 12–15).

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i studioni mësimet e Shpëtimtarit me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e të diskutoni në mënyrë që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Mateu 13

Ndërsa pjesëtarët e familjes suaj i lexojnë shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit, ata mund të gjejnë gëzim kur mendojnë për vetë shëmbëlltyrat e tyre që japin mësim të njëjtat të vërteta rreth mbretërisë së qiellit (Kishës), duke përdorur sende apo situata që janë të njohura për ta.

Mateu 13:3–23; Lluka 8:4–15

Çfarë mund të bëjmë ne si familje për të kultivuar “tokë të mirë” në zemrën dhe shtëpinë tonë? (Mateu 13:23). Nëse keni fëmijë të vegjël në familjen tuaj, do të ishte argëtuese që të ftoni pjesëtarë të familjes të interpretojnë në mënyra të ndryshme për t’i përgatitur zemrat t[uaja] që ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë, ndërkohë që pjesëtarë të tjerë të familjes hamendësojnë se çfarë po bëjnë ata.

Mateu 13:13–16

Si mund t’i ndihmoni pjesëtarët e familjes suaj që ta kuptojnë rëndësinë e pranimit me gatishmëri të fjalës së Krishtit? Për shembull, ju mund t’i mbuloni veshët e një pjesëtari të familjes suaj ndërkohë që lexoni me zë të ulët Mateun 13:13–16. Çfarë kuptoi ai pjesëtar i familjes nga ato vargje? Ç’rol luajnë sytë, veshët dhe zemrat tona në pranimin e fjalës së Perëndisë? Cilat janë mënyrat se si ne i mbyllim sytë, veshët dhe zemrat tona ndaj fjalës së Perëndisë?

Mateu 13:44–46

Çfarë kanë të përbashkët të dy burrat në këto shëmbëlltyra? A ka gjëra të tjera që ne duhet të jemi duke bërë si individë dhe si familje për ta vënë mbretërinë e Perëndisë të parën në jetën tonë?

Lluka 13:11–17

Si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit dhe t’i çlirojmë njerëzit nga robëria?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësoni përmendsh një shkrim të shenjtë. Përzgjidhni një fragment të shkrimit të shenjtë që ka veçanërisht domethënie për familjen tuaj dhe ftojini pjesëtarët e familjes që ta mësojnë atë përmendsh. Plaku Riçard G. Skot dha mësim: “Një shkrim i shenjtë që futet në kujtesë, bëhet një mik i përhershëm që nuk dobësohet me kalimin e kohës” (“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 6).

një burrë duke mbjellë fara

Shëmbëlltyra e Mbjellësit, nga George Soper