“18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022
18–24 Korrik
Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8
“Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”
Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim: “Fjala e Perëndisë … ka fuqinë që t’i përforcojë shenjtorët e t’i armatosë me Shpirtin, në mënyrë që të mund t’i bëjnë ballë së ligës, të kapen fort pas së mirës dhe të gjejnë gëzim në këtë jetë” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 125).
Shënojini Mbresat Tuaja
Populli judeas ishte mbajtur në robëri në Babiloni për rreth 70 vjet. Ata kishin humbur Jerusalemin dhe tempullin, dhe shumë njerëz e kishin harruar zotimin e tyre ndaj ligjit të Perëndisë. Por Perëndia nuk i kishte harruar ata. Në fakt, Ai kishte shpallur nëpërmjet profetit të Tij: “Unë do t’ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend” (Jeremia 29:10). E vërtetë për këtë profeci, Zoti krijoi një mënyrë që judenjtë të ktheheshin dhe Ai ngriti shërbëtorë që kryen “një punë të madhe” për popullin e Tij (Nehemias 6:3). Këta shërbëtorë përfshinin një guvernator me emrin Zorobabel, i cili mbikëqyri rindërtimin e shtëpisë së Zotit; Ezdran, një prift dhe shkrues që i ktheu zemrat e njerëzve përsëri te ligji i Zotit; dhe Nehemian, një guvernator i mëvonshëm i Judës që udhëhoqi punën për rindërtimin e mureve mbrojtëse rreth Jerusalemit. Ata sigurisht që u ndeshën me kundërshtime, por gjithashtu morën ndihmë nga burime të papritura. Përvojat e tyre mund t’i informojnë dhe frymëzojnë tonat, sepse edhe ne po bëjmë një punë të madhe. Dhe ashtu si e tyrja, puna jonë ka të bëjë shumë me shtëpinë e Zotit, ligjin e Zotit dhe mbrojtjen shpirtërore që gjejmë tek Ai.
Për një vështrim të përgjithshëm të librit të Ezdras dhe Nehemias, shih “Esdra” “Nehemia” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.
Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta
Zoti i frymëzon njerëzit për të realizuar qëllimet e Tij.
Pasi Persia e pushtoi Babiloninë, mbreti persian, Kir, u frymëzua nga Zoti për të dërguar një grup judenjsh në Jerusalem për të rindërtuar tempullin. Ndërsa lexoni tek Ezdras 1, vini re se çfarë ishte i gatshëm të bënte Kiri për t’i mbështetur judenjtë në këtë punë të rëndësishme. Si e shihni Zotin të punojë nëpërmjet burrave dhe grave përreth jush, përfshirë ata që nuk janë anëtarë të Kishës së Tij? Çfarë ju sugjeron kjo rreth Zotit dhe veprës së Tij?
Shih edhe Isaia 44:24–28.
Tempujt mund të më sjellin gëzim.
Kur babilonasit e pushtuan Jerusalemin, ata e plaçkitën tempullin dhe e dogjën atë komplet (shih 2 Mbretërve 25:1–10; 2 Kronikave 36:17–19). Si mendoni se mund të ishit ndier nëse do të kishit qenë në mes të judenjve që ishin dëshmitarë të kësaj? (Shih Psalmeve 137.) Vini re se si u ndien judenjtë, dekada më vonë, kur ata u lejuan të ktheheshin dhe të rindërtonin tempullin (shih Ezdras 3:8–13; 6:16–22). Përsiatni mbi vetë ndjenjat tuaja rreth tempullit. Përse janë tempujt një burim gëzimi? Si mund ta tregoni mirënjohjen tuaj ndaj Zotit për tempujt?
Si shembuj bashkëkohorë të gëzimit për ndërtimin e tempujve, shihni materialet filmike “Practice, Celebration, Dedication: Temple Blessings in El Salvador” [“Praktika, Kremtimi, Përkushtimi: Bekimet e Tempullit në El Salvador”] dhe “The Laie Hawaii Temple Youth Cultural Celebration” [“Kremtimi Kulturor i Rinisë për Tempullin e Lajes në Havai”] (ChurchofJesusChrist.org).
Ezdras 4–6; Nehemias 2; 4; 6
Unë mund ta ndihmoj veprën e Perëndisë të përparojë pavarësisht nga kundërshtimi.
Vepra e Zotit rrallëherë shkon pa u kundërshtuar dhe kjo sigurisht që ishte e vërtetë për përpjekjet e drejtuara nga Zorobabeli dhe Nehemia. Në të dyja rastet, “kundërshtarët e Judës” (Ezdras 4:1) ishin samaritanët – pasardhës të izraelitëve të cilët ishin përzier me johebrenjtë. Leximi rreth kundërshtimit të tyre për ndërtimin e tempullit (shih Ezdras 4–6) mund t’ju çojë drejt përsiatjes për kundërshtimin me të cilin përballet vepra e Perëndisë sot dhe si mund të përgjigjeni kur të vijë kundërshtimi.
Në mënyrë të ngjashme, leximi rreth punës së Nehemias për riparimin e mureve të Jerusalemit (shih Nehemias 2; 4; 6) mund të bëjë që ju të reflektoni për punën që Perëndia dëshiron që ju të bëni. Çfarë mësoni nga shembulli i Nehemias?
Shih edhe Diter F. Uhtdorf, “Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Liahona, maj 2009, f. 59–62.
Unë bekohem kur i studioj shkrimet e shenjta.
Edhe pasi tempulli u rindërtua, njerëzit e Jerusalemit vuajtën shpirtërisht, pjesërisht sepse, për breza të tërë, ata kishin të drejtë të kufizuar përdorimi për “librin e ligjit të Moisiut” (Nehemias 8:1). Shkruesi Ezdra mori leje nga mbreti i Persisë për të shkuar në Jerusalem, ku e “solli ligjin përpara asamblesë” (Nehemias 8:2). Si mund ta ndiqni shembullin e Ezdras siç përshkruhet tek Ezdras 7:10? Ndërsa lexoni te Nehemias 8, i cili jep rrëfimin e Ezdrës që i lexon popullit ligjin, çfarë mendimesh keni rreth fuqisë së fjalës së Perëndisë në jetën tuaj?
Shih edhe Mësime: Ezra Taft Benson, f. 121–131.
Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë
-
Ezdras 3:8–13; 6:16–22.Si e treguan judenjtë gëzimin e tyre për tempullin kur po rindërtohej dhe më pas kur u përkushtua? Çfarë po bëjmë për të treguar gëzimin tonë për tempullin? Ndoshta familja juaj mund të shikojë figura të tempujve dhe të flasë se si tempujt ju sjellin gëzim (shih temples.ChurchofJesusChrist.org).
-
Ezdras 7:6, 9–10, 27–28.Disa herë në këto vargje, Ezdra shkroi se dora e Zotit ishte mbi të ndërsa udhëtonte për në Jerusalem. Çfarë mund të nënkuptojë kjo frazë? Si e kemi ndier dorën e Zotit mbi veten tonë? Ndoshta pjesëtarët e familjes mund të tregojnë shembuj nga jeta e tyre.
-
Nehemias 2; 4; 6.Historia e Nehemias mund t’i frymëzojë pjesëtarët e familjes kur ata përballen me kundërshtim ndërsa bëjnë “një punë të madhe” (Nehemias 6:3). Pjesëtarët e familjes mund të ndërtojnë një mur nga objektet që keni rreth shtëpisë suaj ndërsa lexoni së bashku fragmente kryesore (të tilla si Nehemias 2:17–20; 4:13–18; 6:1–3). Çfarë mësojmë nga Nehemia rreth përballjes me kundërshtimin? Çfarë pune të madhe dëshiron Zoti që ne të bëjmë? Si na ka forcuar Zoti që ta mposhtim kundërshtimin ndaj kësaj pune?
-
Nehemias 8:1–12.Te Nehemias 8, Ezdra ia lexoi ligjin e Moisiut një populli që ishte i etur për ta dëgjuar fjalën e Perëndisë. Leximi i vargjeve 1–12 mund të ndihmojë për ta thelluar vlerësimin që ka familja juaj për fjalën e Perëndisë. Si u ndien njerëzit rreth ligjit të Perëndisë? Si mund ta ndihmojmë njëri‑tjetrin “që të kupto[jmë] atë që lexohe[t]”? (Vargu 8.)
Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Kënga e sugjeruar: “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99.