Dhiata e Vjetër 2022
Kthimi në Besim Është Synimi Ynë


“Kthimi në Besim Është Synimi Ynë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“Kthimi në Besim Është Synimi Ynë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

e re duke studiuar shkrimet e shenjta në shtëpi

Kthimi në Besim Është Synimi Ynë

Qëllimi i gjithë të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit është që ta thellojnë kthimin tonë në besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dhe të na ndihmojnë të bëhemi më shumë si Ata. Për këtë arsye, kur e studiojmë ungjillin, ne nuk po kërkojmë thjesht informacion të ri; ne dëshirojmë të bëhemi një “krijesë e re” (2 Korintasve 5:17). Kjo do të thotë të mbështetemi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të na ndihmuar që të ndryshojmë zemrën tonë, pikëpamjet tona, veprimet tona dhe pikërisht natyrën tonë.

Por lloji i të mësuarit të ungjillit që e forcon besimin tonë dhe na çon drejt mrekullisë së kthimit në besim, nuk ndodh i tëri njëherësh. Ai shtrihet përtej mjedisit të një klase deri brenda zemrës dhe shtëpive tona. Ai kërkon përpjekje të vazhdueshme, të përditshme për ta kuptuar dhe jetuar ungjillin. Të mësuarit e ungjillit që çon në kthim të vërtetë në besim, kërkon ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Fryma e Shenjtë na prin drejt së vërtetës dhe na jep dëshmi për atë të vërtetë (shih Gjoni 16:13). Ai i ndriçon mendjet tona, e përshpejton të kuptuarit tonë dhe i prek zemrat tona me zbulesë nga Perëndia, burimi i gjithë së vërtetës. Fryma e Shenjtë i dëlir zemrat tona. Ai frymëzon brenda nesh dëshirë për të jetuar sipas së vërtetës dhe Ai na pëshpërit mënyrat se si ta bëjmë këtë. Vërtet, “Fryma e Shenjtë … do [të na] mësojë çdo gjë” (Gjoni 14:26).

Për këto arsye, në përpjekjet tona për ta jetuar, mësuar e dhënë mësim ungjillin, para së gjithash ne duhet të kërkojmë shoqërimin e Shpirtit. Ky synim duhet t’i drejtojë zgjedhjet tona dhe t’i udhërrëfejë mendimet e veprimet tona. Ne duhet të përpiqemi për çfarëdo gjëje që e fton ndikimin e Shpirtit, dhe të mos pranojmë asgjë që e largon atë ndikim – sepse ne e dimë që, në qoftë se mund të jemi të denjë për praninë e Frymës së Shenjtë, ne mund të jemi gjithashtu të denjë që të jetojmë në praninë e Atit Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit.