“Përfshirja e Muzikës së Shenjtë në të Mësuarit e Ungjillit nga Ana Juaj”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“Përfshirja e Muzikës së Shenjtë në të Mësuarit e Ungjillit nga Ana Juaj”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022
Përfshirja e Muzikës së Shenjtë në të Mësuarit e Ungjillit nga Ana Juaj
Të kënduarit e këngëve të Fillores dhe himneve mund t’ju bekojë ju dhe familjen tuaj në shumë mënyra. Këto ide mund t’ju ndihmojnë të përdorni muzikë të shenjtë ndërsa përpiqeni fort të mësoni për ungjillin dhe ta jetoni atë.
-
Mësoni parimet doktrinore. Kërkoni të vërtetat që u dhanë mësim te këngët që këndoni ose dëgjoni. Kjo mund të çojë në diskutime për ungjillin rreth këtyre të vërtetave gjatë gjithë ditës. Këndoni ose dëgjoni këngë të Fillores apo himne që ju mësojnë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Kushtojuni vëmendje mënyrave se si Fryma e Shenjtë dëshmon për Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij.
-
Dalloni fuqinë e muzikës. Të kënduarit ose dëgjimi i këngëve të Fillores dhe himneve mund të jetë një bekim në kohë nevoje. Për shembull, të kënduarit e një kënge mund ta qetësojë një fëmijë para gjumit, të sjellë gëzim ndërsa familja juaj punon së bashku, të lartësojë moralisht një fqinj/e që është i/e sëmurë ose të ngushëllojë dikë që ndihet i/e shqetësuar.
-
Tregoni përvoja. Tregoni përvoja vetjake dhe familjare që lidhen me mesazhet e këngëve. Ju gjithashtu mund të tregoni histori që lidhen me shkrimet e shenjta.
-
Përfshijeni familjen tuaj. Familja juaj do të mësojë më shumë për këngët nëse është duke marrë pjesë në mënyrë aktive. Për t’i përfshirë pjesëtarët e familjes, ju mund të ftoni një fëmijë më të rritur që të ndihmojë për t’ua mësuar një këngë motrave ose vëllezërve më të vegjël ose të ftoni fëmijë që t’i mësojnë familjes një këngë që mësuan në Fillore. Ju gjithashtu mund t’i lejoni pjesëtarët e familjes që me radhë të drejtojnë një këngë.
-
Jini krijues. Përdorni një larmi mënyrash për të mësuar muzikë të shenjtë si familje. Për shembull, ju mund të përdorni gjeste që përshtaten me fjalët dhe frazat në këngë. Ose ju mund të interpretoni me radhë me gjeste pjesë të një kënge ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të familjes përpiqen të marrin me mend këngën. Familja juaj mund të kënaqet duke i kënduar këngët me shpejtësi ose volume të ndryshme. Programi kopjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe programi Gospel for Kids [Ungjilli për Fëmijët] kanë regjistrime zanore dhe materiale filmike që mund t’ju ndihmojnë t’i mësoni këngët. Ju gjithashtu mund të bëni lista muzikore të muzikës së shenjtë për t’i dëgjuar.
Për më shumë ide, shihni pjesët “Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën” dhe “Të Ndihmuarit e Fëmijëve që të Mësojnë e Mbajnë Mend Këngë të Fillores dhe Himne”, që gjenden tek “Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit” te manuali Eja, Më Ndiq – Për Filloren.