Dhiata e Vjetër 2022
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Pamja
familje duke studiuar shkrimet e shenjta në shtëpi

Burime Shtesë

Shumica e këtyre burimeve mund të gjenden te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ChurchofJesusChrist.org.

Libri i Himneve dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç përdorimit të varianteve të botuara të Himneve dhe Librit të Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe pamore të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin].

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parime dhe tregime që gjenden në shkrimet e shenjta.

Revistat e Kishës

Revistat Miku, Për Forcën e Rinisë dhe Liahona japin histori dhe veprimtari që mund t’i plotësojnë parimet që po jepni mësim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.

Tema të Ungjillit

Te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org) ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallkat lidhëse që çojnë te burime të dobishme, të tilla si biseda nga konferencat e përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Ese mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë informacion të hollësishëm rreth çështjeve doktrinore dhe historike.

Tregime nga Dhiata e Vjetër

Materiali Tregime nga Dhiata e Vjetër mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Vjetër. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te MediaLibrary.ChurchofJesusChrist.org.

Libër për Ngjyrosje me Histori nga Shkrimet e Shenjta – Dhiata e Vjetër

Ky burim përmban faqe veprimtarie argëtuese për ngjyrosje, të hartuara për ta rritur të mësuarit e fëmijëve nga libri Dhiata e Vjetër.

Materiale Filmike dhe Artistike

Veprat e artit, materialet filmike dhe materialet e tjera pamore e zanore mund ta ndihmojnë familjen tuaj që ta kuptojë doktrinën dhe t’i përfytyrojë historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Vizitoni Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] te faqja MediaLibrary.ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mjeteve të informimit. Media Library [Mjete Informimi për Ungjillin] është gjithashtu në dispozicion si program për telefona celularë. Shumë figura që mund t’i përdorni, gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i zbatoni ato.

Shtyp në Letër