Eja, Më Ndiq
24 Shkurt – 1 Mars. 2 Nefi 26–30: “Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi”


“24 Shkurt – 1 Mars. 2 Nefi 26–30: ‘Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“24 Shkurt – 1 Mars. 2 Nefi 26–30”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Jezusi duke ndihmuar një grua

Ai Do Të Të Udhëheqë Përdore, nga Sandra Rast

24 Shkurt–1 Mars

2 Nefi 26–30

“Një Punë e Mrekullueshme dhe një Çudi”

Përpara se të filloni të planifikoni veprimtari mësimore për fëmijët në klasën tuaj, studiojeni 2 Nefin 26–30. Kjo do ta ftojë Shpirtin që të udhëheqë planifikimin tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ngrini lart një kopje të Librit të Mormonit dhe shpjegoni që Nefi e parashikoi se Libri i Mormonit do të ishte i rëndësishëm në kohën tonë. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që kanë mësuar për Librin e Mormonit këtë vit.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

2 Nefi 26:33

Jezu Krishti dëshiron që gjithsecili të vijë tek Ai.

Nefi dëshmoi se Shpëtimtari e do gjithsecilin, pavarësisht se kush është, dhe Ai i fton të gjithë ata të “marrin pjesë në mirësinë e tij”.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni fotografi të njerëzve me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore (ju mund të gjeni disa të tilla në revistat e Kishës). Kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë disa nga hollësitë që shohin te fotografitë. Hapini shkrimet e shenjta te 2 Nefi 26:33 dhe lexoni: “[Jezu Krishti] i fton të gjithë të vijnë tek ai”. Përsëriteni këtë frazë me fëmijët ndërsa tregoni me gisht te secila fotografi. Pastaj tregoni me gisht te çdo fëmijë dhe thoni: “[Jezu Krishti [të] fton t[y] … të vi[sh] tek ai”. Çfarë mund të bëjmë që të vijmë te Shpëtimtari?

  • Këndoni me fëmijët një këngë rreth dashurisë për të gjithë njerëzit, të tillë si “I’ll Walk with You [Do T’ec me Ty]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 78 ). Vini në dukje fjalët ose frazat në këngë që ju mendoni se e përforcojnë mesazhin te 2 Nefi 26:33.

2 Nefi 28:2; 30:6

Libri i Mormonit është një bekim.

Merreni parasysh mënyrën se si do t’i ndihmoni fëmijët në klasën tuaj ta ndiejnë se Libri i Mormonit “është një bekim për ta nga dora e Perëndisë” (2 Nefi 30:6).

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një Libër të Mormonit të mbështjellë si një dhuratë dhe u thoni atyre se brenda ka diçka të çmuar. Lërini ta mbajnë dhuratën dhe jepini të dhëna për t’i ndihmuar që ta gjejnë se çfarë është; për shembull, është diçka që Zoti na e ka dhënë, na ndihmon të besojmë te Jezu Krishti e kështu me radhë. Lexoni nga 2 Nefi 30:6: “Është një bekim për ta nga dora e Perëndisë”. Lërini fëmijët ta hapin dhuratën dhe më pas shpjegoni se ne duhet ta hapim Librin e Mormonit dhe ta lexojmë atë për t’i marrë bekimet që përmban ai.

  • Lexojuni fëmijëve 2 Nefin 28:2. Shpjegoni se Nefi pa që Libri i Mormonit do të ishte “me vlerë të madhe” për ne, që do të thotë se do të na ndihmojë e do të na bekojë. Tregojuni fëmijëve arsyen përse Libri i Mormonit është me vlerë të madhe për ju. Tregoni vargun apo historinë tuaj të parapëlqyer nga Libri i Mormonit dhe ftojini fëmijët të tregojnë të tyren. Tregojuni [disa] figura nga Libri i Figurave Artistike të Ungjillit për t’u dhënë ide.

2 Nefi 28:30

Ati Qiellor më mëson pak e nga pak.

Ndoshta ju mund të mendoni për një mësim ose veprimtari me sende, që do t’i ndihmojë fëmijët të shohin se çfarë do të thotë të mësosh “rresht pas rreshti”. Sugjerimet e mëposhtme mund të bëhen shkëndijë për disa ide.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të formojnë një figurëformuese të thjeshtë ose të ndërtojnë diçka me kuba. Jepuni atyre një pjesëz nga figurëformuesja ose një kub, një e nga një, dhe ndërkohë që ndërtojnë, shpjegoni se kjo është mënyra se si na i mëson Ati Qiellor të vërtetat – një e nga një. Çfarë do të ndodhte nëse do të përpiqeshim t’i bashkonim të gjitha pjesëzat njëherësh?

  • Mësojuni fëmijëve një aftësi hap pas hapi, të tillë si lidhja e një kollareje ose vizatimi i një figure. Lexoni nga 2 Nefi 28:30: “Unë do t’u jap fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, … pak këtu dhe pak atje”. Përse na mëson Perëndia pak e nga pak?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

2 Nefi 26:23–28, 33

Jezu Krishti dëshiron që gjithsecili të vijë tek Ai.

Ndihmojini fëmijët të ndiejnë se ftesa për të ardhur te Krishti u drejtohet atyre dhe të gjithë njerëzve.

Veprimtari të Mundshme

  • Bisedoni me fëmijët rreth rasteve kur ata i kanë ftuar miqtë ose familjen për të ardhur në një ngjarje të veçantë, si [p.sh.] në një festë ditëlindjeje. Çfarë bënë ata për t’i nxitur njerëzit të vinin? Lexoni me fëmijët 2 Nefin 26:23–28, 33 dhe ndihmojini të gjejnë atë që po na fton Zoti të bëjmë. Kërkojuni fëmijëve të krijojnë një kartolinë ose të shkruajnë një letër duke e ftuar dikë që të vijë te Jezu Krishti. Nxitini ata që në ftesën e tyre të përdorin një frazë nga këto vargje (nëse është e nevojshme, shkruani disa fraza në tabelë për t’i ndihmuar).

  • Lexojeni me fëmijët 2 Nefin 26:33 dhe ndihmojini ata të bëjnë një listë të njerëzve të cilët, sipas këtij vargu, ftohen të “marrin pjesë në mirësinë e [Zotit]”. (Mund t’ju duhet të shpjegoni se “idhujtarët” janë ata që nuk besojnë te Perëndia.) Ftojini ata që t’i shtojnë emrat e tyre në listë. Si marrim ne pjesë në mirësinë e Zotit?

  • Bisedoni me fëmijët shkurtimisht rreth mënyrës se si fëmijët anembanë botës janë të ndryshëm dhe dëshmoni se Zoti i do të gjithë ata (shih 2 Nefi 26:24, 33). Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të Jezusit me shumë fëmijë të ndryshëm.

2 Nefi 28:27–30

Ati Qiellor na e zbulon të vërtetën “rresht pas rreshti”.

Nefi paralajmëroi kundër qëndrimit se ne nuk kemi nevojë për më shumë të vërteta nga Perëndia. Ndihmojini fëmijët ta shohin mësimin e ungjillit si një kërkim shkallë-shkallë, gjatë gjithë jetës.

Veprimtari të Mundshme

  • Zgjidhni një frazë nga 2 Nefi 28:30 dhe kërkojini një fëmije që të shkruajë në tabelë fjalën e parë. Pastaj kërkojini një fëmije tjetër të shkruajë fjalën tjetër e kështu me radhë derisa të jetë shkruar e gjithë fraza. Si është kjo veprimtari e ngjashme me mënyrën se si Perëndia na e jep të vërtetën?

  • Ndihmojini fëmijët ta lexojnë dhe ta kuptojnë 2 Nefin 28:27–30, duke kërkuar përgjigje për një pyetje si kjo: Çfarë na mësojnë këto vargje për njerëzit që besojnë se kanë të vërteta të mjaftueshme dhe nuk kanë nevojë për më shumë? Kërkojuni atyre të sugjerojnë mënyra se si mund t’i tregojmë Zotit se duam të marrim më shumë të vërteta prej Tij.

2 Nefi 29:7–11

Libri i Mormonit dhe Bibla veprojnë së bashku.

Për shkak se kemi Biblën, disa njerëz besojnë se Libri i Mormonit është i panevojshëm. Këto vargje mund t’i ndihmojnë fëmijët ta kuptojnë dhe t’ua shpjegojnë të tjerëve arsyen se përse jemi mirënjohës për të dy librat e shkrimit të shenjtë.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepini një fëmije një kopje të Librit të Mormonit dhe një tjetri një kopje të Biblës. Pyetini ata se si janë të ngjashëm këta libra dhe se si janë të ndryshëm. Tregojuni fëmijëve një hartë të botës dhe ndihmojini që ta lidhin secilin libër me pjesën e botës nga erdhi. Lexoni dhe diskutoni mbi 2 Nefin 29:8. Përse na dha Perëndia dy “dëshmi” ose libra të shkrimit të shenjtë që na mësojnë për Të?

  • Kërkojuni fëmijëve të përfytyrojnë sikur një shok u thotë atyre: “Nuk kam nevojë ta lexoj Librin e Mormonit. E kam lexuar tashmë Biblën”. Lexojeni së bashku 2 Nefin 29:7–11, duke i shpjeguar frazat dhe konceptet sipas nevojës. Pastaj kërkojuni atyre që të shprehin ide mbi atë që mund t’i thonë shokut të tyre.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u shpjegojnë familjeve të tyre mënyrën se si Bibla dhe Libri i Mormonit veprojnë së bashku për të dëshmuar për Jezu Krishtin.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni te njerëzit, jo te mësimet. Idetë në këtë përvijim janë vetëm sugjerime. Ndjehuni të lirë t’i përshtatni ato me nevojat dhe aftësitë e fëmijëve të cilëve u jepni mësim.