Eja, Më Ndiq
2–8 Mars. 2 Nefi 31–33: “Kjo Është Udha”


“2–8 Mars. 2 Nefi 31–33: ‘Kjo Është Udha’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“2–8 Mars. 2 Nefi 31–33”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Jezusi duke u dhënë mësim dishepujve të Tij

Krishti Duke u Dhënë Mësim Dishepujve të Tij, nga Justin Kunz

2–8 Mars

2 Nefi 31–33

“Kjo Është Udha”

Fillojeni përgatitjen tuaj duke lexuar 2 Nefin 31–33. Kërkoni udhërrëfimin e Shpirtit për atë që duhet t’u mësoni fëmijëve. Ky përvijim mund t’ju japë [disa] ide.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për shkak se Nefi dha mësim mbi pagëzimin e Krishtit, kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë ndonjë gjë që kanë mësuar për pagëzimin. Ata mund të tregojnë gjithashtu mendimet dhe ndjenjat për vetë pagëzimin e tyre ose pagëzimin e miqve apo të pjesëtarëve të familjes.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

2 Nefi 31

Jezu Krishti më mësoi se si të kthehem tek Ati Qiellor.

Nefi dha mësim se ndjekja e shembullit dhe mësimeve të Shpëtimtarit është e vetmja mënyrë për t’u “shpët[uar] në mbretërinë e Perëndisë” (2 Nefi 31:21).

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurën në përvijimin e [mësimit të] kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, ndërkohë që përmblidhni rrëfimin e pagëzimit të Jezusit (shih 2 Nefi 31:4–13). Shpjegoni se pagëzimi është një hap në shtegun e kthimit për të jetuar me Atin Qiellor. Ftojeni dikë që është pagëzuar kohët e fundit t’u tregojë fëmijëve se si ndihet ai ose ajo për pagëzimin.

  • Shpjegoni se Jezu Krishti na mësoi se çfarë duhet të bëjmë që të kthehemi tek Ai pasi të vdesim. Vizatoni një shteg në tabelë dhe vendosni një figurë të Krishtit në fund të tij. Jepuni fëmijëve figura që ilustrojnë elemente të doktrinës së Krishtit (besimi në Krishtin, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund). Ndihmojini ata që t’i vendosin figurat përgjatë shtegut.

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë nenin e katërt të besimit. Këndoni së bashku një këngë për një nga parimet e para të ungjillit, të tillë si “Faith [Besimi]”, “When I Am Baptized [Kur të Pagëzohem]” ose “Choose the Right Way [Zgjidh Udhën e Drejtë]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 50, 53, 82).

2 Nefi 32:3

Unë mund të ushqehem me bollëk me fjalët e Krishtit.

Si mund t’i ndihmojnë fëmijët përvojat tuaja të të “ushq[yerit] me bollëk me fjalët e Krishtit” (2 Nefi 32:3) që ta kuptojnë këtë frazë?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të përmendin disa nga ushqimet e tyre të parapëlqyera dhe ftojini që të interpretojnë me gjeste se si do të ushqeheshin me bollëk me to. Lexojeni 2 Nefin 32:3 dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh se me çfarë thotë Nefi duhet të ushqehemi. Çfarë do të thotë të ushqehemi me bollëk në shkrimet e shenjta? Shpjegoni se shkrimet e shenjta janë një vend ku ne mund t’i gjejmë fjalët e Krishtit.

  • Shkruani në tabelë fjalët Perëndi dhe Zot. Ftojini fëmijët të hapin një faqe të shkrimit të shenjtë dhe t’i kërkojnë këto fjalë. Jepuni ndihmë nëse është e nevojshme. Dëshmoni se ndërsa i lexojmë shkrimet e shenjta, ne mund të mësojmë për Perëndinë.

2 Nefi 32:8–9

Ati Qiellor dëshiron që unë të lutem gjithmonë.

Këto vargje mund t’i frymëzojnë fëmijët që ta bëjnë lutjen pjesë të jetës së tyre të përditshme.

Veprimtari të Mundshme

  • Pyetini fëmijët se kur luten. A luten në mëngjes? Natën? Para vakteve? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjeste që të tregojnë se kur mund të lutemi, të tilla si kur zgjohemi, kur shkojmë në shtrat dhe hamë – apo në çfarëdo kohe tjetër. Lexojuni atyre rreshtin e parë ose dy rreshta nga 2 Nefi 32:9 dhe theksoni frazën “lut[u]ni gjithmonë”.

  • Pyetini fëmijët se në ç’mënyrë luten ata. Çfarë bëjnë ata me kokën, duart e kështu me radhë? Çfarë lloj gjërash thonë? Kërkojuni të përfytyrojnë sikur ju nuk dini se si të luteni dhe lërini që t’ju mësojnë. Përse do Ati Qiellor që ne të lutemi?

Pamja
e re duke u lutur

Ne mund të flasim me Perëndinë nëpërmjet lutjes.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

2 Nefi 31

Jezu Krishti më mësoi se si të kthehem tek Ati Qiellor.

Ne mund të kthehemi te Perëndia pas kësaj jete duke ndjekur doktrinën që dha mësim Jezu Krishti: besimi në Krisht, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurën në përvijimin e [mësimit të] kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë se çfarë dinë rreth pagëzimit të Jezusit (shih Mateu 3:13–17). Vendosini fjalët vijuese në mënyrë të rastësishme në tabelë: Jezusi i dëshmoi Atit se Ai do t’i bindej Atij. Ftojini fëmijët ta lexojnë 2 Nefin 31:7 si klasë dhe t’i vendosin fjalët në rendin e duhur.

  • Pyetini fëmijët se çfarë do t’i thoshin dikujt që po përgatitet të pagëzohet dhe ndihmojini ata që t’i përpilojnë këshillat e tyre në kartolina të thjeshta që mund t’ia japin dikujt. Si mund të vazhdojmë ta ndjekim shembullin e Jezusit pasi pagëzohemi?

  • Shpjegoni se doktrina e Krishtit përfshin gjërat që dha mësim Jezu Krishti, që ne duhet t’i bëjmë për t’u kthyer tek Ati Qiellor. Shkruani në fleta të ndryshme letre besimi në Krisht, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund, dhe shpërndajini përqark dhomës. Lexojuni fëmijëve 2 Nefin 31:11–19 dhe ftojini fëmijët që me radhë të kapërcejnë nga letra në letër kur t’i dëgjojnë këto parime të përmenden. Ndihmojini ata të mendojnë për një përvojë që kanë pasur me secilin parim.

2 Nefi 32:3–5

Unë mund të ushqehem me bollëk me fjalët e Krishtit.

Pse duhet ta kuptojnë fëmijët rëndësinë e të ushqyerit me bollëk me fjalët e Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të përfytyrojnë një festë. Çfarë ushqimi do të donin të kishin atje? Çfarë do të hanin fillimisht? Më pas ftojini të përfytyrojnë se çfarë mund të nënkuptojë të ushqyerit me bollëk në shkrimet e shenjta ndërsa lexoni 2 Nefin 32:3. Pse Nefi përdori fjalët ushqehuni me bollëk për të na mësuar se si duhet ta studiojmë fjalën e Perëndisë? Pse nuk tha thjesht lexoni? Çfarë do të thotë të ushqehemi me bollëk në shkrimet e shenjta? Tregojuni fëmijëve bekimet që keni marrë ndërsa jeni ushqyer me bollëk në shkrimet e shenjta.

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë me fëmijët dhe ftojini ata që të vendosin një synim për të bërë të paktën një gjë për t’u ushqyer me bollëk në shkrimet e shenjta këtë javë.

2 Nefi 32:8–9

Ati Qiellor dëshiron që unë të lutem gjithmonë.

Kundërshtari na tundon të mos lutemi. Merreni në shqyrtim mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët që t’i bëjnë ballë këtij tundimi dhe të “lut[en] gjithmonë” (2 Nefi 32:9).

Veprimtari të Mundshme

  • Zgjidhni një frazë rreth lutjes nga 2 Nefi 32:8–9, shkruajeni atë në tabelë dhe mbulojeni çdo fjalë me një copë letër. Ftojini fëmijët që me radhë t’i heqin një e nga një letrat, derisa të mund ta marrin me mend se cila është fraza.

  • Lexojeni së bashku 2 Nefin 32:8–9 dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që mësojnë rreth lutjes nga këto vargje. Çfarë do të thotë të “lute[m]i gjithmonë”? (Vargu 9.) Si mund ta bëjmë këtë?

  • Çfarë mund ta bëjë dikë që të mos dojë të lutet? Tregoni një përvojë kur ju u lutët edhe pse nuk kishit ndonjë dëshirë për ta bërë lutjen. Si u ndiet më pas? Ftojeni një fëmijë të lexojë gjysmën e dytë të 2 Nefit 32:8, dhe jepuni fëmijëve kohë për ta përsiatur atë. Pse Satani nuk do që ne të lutemi? Si mund ta kujtojmë veten të lutemi edhe kur nuk kemi ndonjë dëshirë për ta bërë atë?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët të gjejnë dikë – një mik, një vëlla/motër apo një pjesëtar tjetër të familjes – që mund t’i mësojnë se si të lutet.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët janë aktivë. Ftojini fëmijët që të interpretojnë histori dhe këngë nga shkrimi i shenjtë. Përdoreni natyrën e tyre aktive për ta përmirësuar të nxënit. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26.)

Shtyp në Letër