“21–27 Shtator. 3 Nefi 12–16: ‘Unë Jam Ligji dhe Drita’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)
“21–27 Shtator. 3 Nefi 12–16”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020
21–27 Shtator
3 Nefi 12–16
“Unë Jam Ligji dhe Drita”
Teksa i studioni kapitujt tek 3 Nefi 12–16, kërkoni të vërteta që do të jenë domethënëse për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Ky përvijim i mësimit sugjeron disa të vërteta, por Shpirti mund t’ju drejtojë tek të tjera.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Kaloni dorë më dorë një figurë të Jezusit. Vërini fëmijët që me radhë ta mbajnë figurën dhe të tregojnë një gjë që dha mësim Jezusi, të tillë si diçka që mësuan në shtëpi këtë javë.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Unë mund të jem një shembull i mirë për të tjerët.
Ndonjëherë fëmijët mund të mos e kuptojnë se sa shumë shembujt e tyre mund t’i bekojnë të tjerët. Përdorini këto vargje për t’i nxitur që ta lënë të ndriçojë dritën e tyre.
Veprimtari të Mundshme
-
U thoni fëmijëve se 3 Nefi 12:14–16 flet rreth tyre dhe pastaj lexojeni me zë të lartë atë. Sa herë që lexoni “ju, juve” ose “juaj”, drejtohuni me gisht nga fëmijët dhe kërkojuni që t’i drejtohen me gisht vetes së tyre.
-
Tregojuni fëmijëve një elektrik dore dhe ftojeni njërin prej tyre që ta ndezë. Shpjegoni se kur e ndjekim Shpëtimtarin, është njësoj si të ndezim një dritë që mund t’i ndihmojë të tjerët ta ndjekin Atë gjithashtu. Pastaj mbulojeni ose fshijeni dritën dhe kërkojuni fëmijëve të përmendin disa gjëra që mund të bëjnë për të qenë shembull i mirë për të tjerët. Sa herë e bëjnë atë, lërini ta zbulojnë dritën (shih edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave).
-
Këndoni së bashku një këngë që i nxit fëmijët të ndriçojnë si një dritë, të tillë si “Shine On” [“Shkëlqe”] ose “I Am like a Star” [“Un’ Jam si një Yll”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 96, 84). Tregojuni fëmijëve për dritën që shihni në ta kur bëjnë “vepr[a] të mira” dhe shpjegoni mënyrën se si drita dhe shembujt e tyre i ndihmojnë të tjerët dhe ju frymëzojnë juve të bëni vepra të mira gjithashtu.
Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve të mia.
Ky varg mund t’i ndihmojë fëmijët ta kuptojnë se Perëndia do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet lutjeve të tyre.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndërsa lexoni vargun tek 3 Nefi 14:7, ftojini fëmijët të bëjnë veprime që pasqyrojnë secilën prej ftesave të Shpëtimtarit në këtë varg. Për shembull, ata mund të shtrijnë duart (lypni), të bëjnë dylbi me duart e tyre (kërkoni) ose të bëjnë një veprim trokitjeje (trokitni). Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjëra që mund të thonë dhe mund t’i kërkojnë në lutjet e tyre. Shpjegoni se ne mund t’i themi çdo gjë Atit Qiellor dhe Ai do të na dëgjojë pasi Ai na do.
-
Ftojini fëmijët t’ju tregojnë se çfarë bëjnë me duart, sytë dhe kokën e tyre kur luten. Përdorni një këngë si për shembull “We Bow Our Heads” [“Kokat Ulim”] për t’ju ndihmuar (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 18). Me cilin flasim kur lutemi? Jepni dëshminë tuaj që Ati Qiellor i dëgjon lutjet tona.
Shpëtimtari dëshiron që unë ta dëgjoj dhe ta bëj atë që Ai jep mësim.
Thjesht dëgjimi i fjalëve të Shpëtimtarit nuk është i mjaftueshëm. Vetëm ata që i vënë në jetë mësimet e Tij mund t’u bëjnë ballë stuhive të jetës.
Veprimtari të Mundshme
-
Këndojeni së bashku këngën “The Wise Man and the Foolish Man” [“Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 132) ose lexoni tek 3 Nefi 14:24–27. Ndihmojini fëmijët të vënë emrin e tyre në vend të “burri i urt’” kur këndojnë. Përse qëndroi e palëvizur shtëpia e burrit të urtë gjatë stuhisë? Përsëriteni vargun 24 për të theksuar se ai edhe e dëgjoi, edhe e bëri atë që tha Shpëtimtari.
-
Tregojuni fëmijëve një gur dhe pak rërë. Kërkojuni që të bëjnë me gisht nga guri kur përshkruani një zgjedhje për ta ndjekur Shpëtimtarin dhe të bëjnë me gisht nga rëra kur përshkruani një zgjedhje për të mos e ndjekur Atë. Dëshmoni se kur bëjmë atë që thotë Shpëtimtari, ne jemi të fortë si një shtëpi e ngritur mbi një shkëmb.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Unë duhet të kemi uri dhe etje për drejtësi.
Çdo njeri mund ta kuptojë urinë dhe etjen; Shpëtimtari foli për këto ndjenja për të na mësuar se si duhet të ndihemi lidhur me kërkimin për drejtësi.
Veprimtari të Mundshme
-
Pa i lënë fëmijët e tjerë që të dëgjojnë, kërkojini një fëmije të bëjë sikur ha ose pi dhe lërini fëmijët e tjerë të hamendësojnë atë që po bën ai ose ajo. Si të bën të ndihesh të hash ushqim të mirë ose të pish ujë të pastër? Si i ushqejmë shpirtrat tanë? Ftojini fëmijët të lexojnë tek 3 Nefi 12:6 për të zbuluar se për çfarë do Shpëtimtari që ne të kemi “uri dhe et[je]”. Si e tregojmë se ne e duam drejtësinë po aq sa duam ushqim dhe pije?
-
Sillni figura ushqimesh e pijesh dhe etiketojeni secilën prej tyre me referencat e shkrimeve të shenjta të tilla si Psalmeve 119:103; Gjoni 6:35; 2 Nefi 32:3; Enosi 1:4 ose 3 Nefi 20:8. Kërkojuni fëmijëve t’i lexojnë fragmentet dhe ta përshkruajnë atë që na mësojnë rreth asaj që mund të bëjmë për të treguar se ne jemi të uritur dhe të etur për drejtësi. Tregoni përvoja në të cilat jeni ndier “të mbush[ur] me Frymën e Shenjtë” dhe ftojini fëmijët të tregojnë përvojat e tyre.
Unë duhet të bëj gjëra të mira për arsyet e duhura.
Këto vargje tregojnë se veprat e mira nuk janë të mjaftueshme – veprat tona duhet të frymëzohen nga dashuria për Perëndinë dhe një dëshirë për t’i shërbyer Atij.
Veprimtari të Mundshme
-
Kërkojini secilit fëmijë të shqyrtojë vargjet tek 3 Nefi 13:1–4, 5–8 ose 16–18 dhe të përcaktojë veprat e mira që përmenden te këto vargje (shpjegoni se të japësh “lëmoshë” do të thotë t’u japësh të varfërve). Përse tha Shpëtimtari që të mos jemi sikurse disa prej njerëzve që i bëjnë këto gjëra?
-
Jepini secilit fëmijë një fletë letre me një veprim të drejtë të shkruar në të (ose lërini të mendojnë për vetë shembujt e tyre). Kërkojuni të mendojnë për arsyet e mira dhe arsyet e këqija për bërjen e atyre gjërave. Nxitini që të bëjnë përherë gjëra të mira për arsyet e duhura.
Siguria shpirtërore vjen nga dëgjimi dhe bërja e asaj që jep mësim Shpëtimtari.
“Shiu” dhe “përmbytjet” na vijnë të gjithëve në jetë, por ne mund t’u mbijetojmë sprovave nëse e dëgjojmë, si edhe e bëjmë atë që na mëson Jezusi.
Veprimtari të Mundshme
-
Si klasë, lexoni vargjet tek 3 Nefi 14:21–27 e 15:1, dhe kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë sa herë lexoni fjalën “bën”[/“vë në zbatim”]. Përse e thekson Shpëtimtari bërjen [/vënien në zbatim] të thënieve të Tij, jo thjesht të dëgjuarit apo të mbajturit mend të tyre? Ftojini fëmijët të bëjnë një vizatim të vargjeve 24–25 dhe shkruani mbi gur “Jezusi” dhe diçka që Jezusi na mësoi të bëjmë. Këndoni së bashku “The Wise Man and the Foolish Man” [“Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 132).
-
Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë dhe kërkojuni që të përfytyrojnë sikur njëra këmbë simbolizon dëgjimin e fjalëve të Shpëtimtarit dhe tjetra simbolizon bërjen e tyre. Ftojini që të ngrenë këmbën e “bërjes” dhe ta mbajnë ekuilibrin mbi këmbën e “dëgjimit”. Çfarë do të ndodhte nëse një erë e fortë do të frynte nëpër dhomë? Përdoreni këtë shembull për të ilustruar arsyen përse është më e sigurt të bësh[/vësh në zbatim] atë që thotë Shpëtimtari dhe jo thjesht t’i dëgjosh fjalët e Tij.
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët të zgjedhin një gjë që mësuan rreth mësimeve të Jezusit sot dhe të vendosin se si do të veprojnë sipas saj. Si do t’i ndihmojnë veprimet e tyre që të jenë një dritë për familjet dhe miqtë e tyre?