Eja, Më Ndiq
31 Gusht – 6 Shtator. Helamani 13–16: “Lajme të Mira Gëzimi të Madh”


“31 Gusht – 6 Shtator. Helamani 13–16: ‘Lajme të Mira Gëzimi të Madh’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“31 Gusht – 6 Shtator”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Samuel Lamaniti duke dhënë mësim mbi mur

Samuel Lamaniti mbi Mur, nga Arnold Friberg

31 Gusht – 6 Shtator

Helamani 13–16

“Lajme të Mira Gëzimi të Madh”

Përgatituni të jepni mësim duke lexuar kapitujt te Helamani 13–16 dhe duke përsiatur se cilat veprimtari do t’i ndihmojnë më së miri fëmijët për t’i mësuar të vërtetat në këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni një figurë të Samuel Lamanitit dhe ftojini fëmijët të tregojnë diçka që dinë rreth tij. Për shembull, a mund të flasin për historinë e Samuelit tek dha mësim mbi mur ose për shenjat që ai tha se do të shfaqeshin kur të lindte Jezusi?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Helamani 13:2–5

Shpirti mund t’i flasë zemrës sonë.

Kur Samuel Lamaniti u urdhërua t’u predikonte nefitëve, Ati Qiellor e ndihmoi që të dinte në zemrën e tij se çfarë duhej të thoshte.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepuni mësim fëmijëve se ndërkohë që i flasin njëri‑tjetrit duke përdorur fjalë, Fryma e Shenjtë mund të komunikojë nëpërmjet ndjenjave në zemrën tonë. Ftojini që ta mbajnë dorën mbi zemër sa herë që e lexoni fjalën “zemër” te Helamani 13:2–5. Ndihmojini të zbukurojnë fletë letre në formë zemre mbi të cilat shkruhet: “Shpirti më flet në zemër”.

  • U thoni fëmijëve se kur të pagëzohen dhe të konfirmohen, ata do të kenë dhuratën e Frymës së Shenjtë që t’i ndihmojë ta dinë atë çfarë dëshiron Ati Qiellor që ata të bëjnë e të thonë. Ndihmojini të mendojnë për gjëra që mund t’ua thotë Fryma e Shenjtë, dhe ftojini të tregojnë atë që mund të bëjnë për t’i ndjekur nxitjet e Tij.

Helamani 14:2–7, 20–25

Profetët japin mësim për Jezu Krishtin.

Rrëfimi i Samuel Lamanitit është një mundësi e shkëlqyer për t’u mësuar fëmijëve se të gjithë profetët japin mësim për Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurën e Samuel Lamanitit në përvijimin e kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe tregojuni fëmijëve, me fjalë të thjeshta, për përvojën e tij te Helamani 13–16. Ju mund të përdorni gjithashtu “Kapitullin 40: Samuel Lamaniti Flet Rreth Jezu Krishtit” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 111–113). Lërini fëmijët të tregojnë gjërat që dinë rreth Samuel Lamanitit.

  • Këndojeni së bashku strofën e shtatë të këngës “Book of Mormon Stories” [“Ngjarjet e Librit të Mormonit”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 62). Tregoni diçka që e admironi te Samueli dhe lërini fëmijët të tregojnë atë që u pëlqen nga historia e tij.

  • Fshihni figura rreth e qark dhomës që përfaqësojnë shenjat që profetizoi Samueli te Helamani 14:2–7 dhe 20–25. Lexoni një frazë e cila përshkruan një nga shenjat, dhe kërkojuni fëmijëve ta gjejnë figurën e asaj shenje. Shpjegoni se këto shenja i ndihmuan nefitët të mësonin rreth Jezu Krishtit. Dëshmoni se, ashtu si Samueli, të gjithë profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Presidenti Rasëll M. Nelson

Profeti na drejton te Jezu Krishti.

Helamani 16:1–6

Unë bekohem kur e ndjek profetin.

Ati Qiellor na ka dhënë një profet për të na ndihmuar që ta dimë vullnetin e Tij dhe ta ndjekim planin e Tij. Ne bekohemi kur i dëgjojmë fjalët e profetit dhe bindemi.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të ndërtojnë një mur të vogël me blloqe ose libra. Duke përdorur një lodër ose kukull të vogël për të simbolizuar Samuelin, lërini fëmijët që me radhë ta ndihmojnë “Samuelin” të ngjitet në mur për t’u mësuar njerëzve rreth Jezu Krishtit. (Shih gjithashtu faqen e veprimtarisë së kësaj jave.) Paraqitni fraza nga Helamani 16:1 dhe 5 për të shpjeguar se disa njerëz i besuan Samuelit dhe u pagëzuan. Përdorni fraza nga Helamani 16:2 dhe 6 për të treguar se të tjerët nuk i besuan Samuelit dhe u zemëruan me të. Dëshmoni se njerëzit që e ndjekin profetin, bekohen.

  • Paraqitni një figurë të Shpëtimtarit dhe kërkojini një fëmije të luajë rolin e profetit dhe t’i udhëheqë fëmijët e tjerë nëpër dhomë ndërkohë që ata këndojnë disa vargje nga kënga “Follow the Prophet” [“Ndiqe Profetin”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 58) ose një këngë tjetër rreth profetëve. Pastaj kërkojini fëmijës që përfaqëson profetin, t’i udhëheqë fëmijët për te figura e Shpëtimtarit. Dëshmoni se, në qoftë se e ndjekim profetin, ai do të na udhëheqë për te Jezu Krishti. Tregoni disa gjëra që i ka dhënë mësim profeti ynë rreth Jezusit kohët e fundit. Si mund ta ndjekim këshillën e Tij?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Helamani 13:2–4

Shpirti mund t’i flasë zemrës sonë.

Një ditë, fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të kenë nevojë të dinë se si të bëjnë atë që bëri Samueli: të flasin për mesazhin që Zoti e vë në zemrën e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Samuel Lamanitit (të tillë si ajo tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet) dhe pyetini fëmijët se si e dinte Samueli se çfarë të thoshte kur po predikonte nga muri i qytetit. Ftojini të kërkojnë një përgjigje te Helamani 13:2–4. Tregoni për një rast kur Fryma e Shenjtë ju ndihmoi ta dinit në zemrën tuaj atë çfarë Perëndia dëshironte që ju të bënit ose të thoshit. Ftojini fëmijët të tregojnë ndonjë përvojë të ngjashme që kanë pasur.

  • Paraqitni një figurë të profetit të gjallë duke folur në konferencën e përgjithshme. Tregojuni fëmijëve se Perëndia i dëfton profetit se çfarë të na thotë neve, pikërisht siç i dëftoi Samuelit se çfarë t’u thoshte nefitëve. Flitni së bashku për gjërat që ka thënë profeti, që kanë qenë frymëzuese për ju apo fëmijët.

Helamani 14:2–28

Profetët japin mësim për Jezu Krishtin.

Qëllimi i mesazhit të Samuelit ishte që të dëshmonte për Jezu Krishtin dhe t’i ftonte njerëzit të pendoheshin e të vinin tek Ai. Profetët tanë sot kanë të njëjtin rol.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni gjysmën e fëmijëve të lexojë te Helamani 14:2–6 dhe të bëjë vizatime të shenjave të lindjes së Jezusit. Ftojeni gjysmën tjetër të klasës të lexojë te Helamani 14:20–28 dhe të bëjë vizatime të shenjave të vdekjes së Jezusit. Pastaj kërkojini secilit grup të tregojë atë që vizatuan. Lexoni së bashku te Helamani 14:11–12 dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për arsyen përse Samueli profetizoi rreth atyre shenjave. Si mësojmë ne për Jezu Krishtin sot?

  • Shpjegoni se ashtu si Samuel Lamaniti dha mësim për Jezu Krishtin, profetët e gjallë bëjnë të njëjtën gjë sot. Tregoni një thënie nga një mesazh i një konference të kohëve të fundit në të cilën profeti i gjallë dëshmoi për Krishtin. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që u ka mësuar profeti rreth Jezu Krishtit.

Helamani 16:1–6

Unë bekohem kur e ndjek profetin.

Ati Qiellor na ka dhënë një profet për të na ndihmuar që ta dimë vullnetin e Tij dhe ta ndjekim planin e Tij. Ne bekohemi kur i dëgjojmë fjalët e profetit dhe u bindemi atyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni me zë të lartë nga Helamani 16:1 dhe 5 dhe kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë kur dëgjojnë diçka që bënë njerëzit kur u besuan fjalëve të Samuelit. Pastaj lexojini vargjet 2 e 6 dhe kërkojuni fëmijëve të ulen kur dëgjojnë diçka që bënë njerëzit kur nuk besuan. Si mund ta tregojmë se i besojmë fjalët e profetit të gjallë?

  • Paraqitni një figurë të profetit të gjallë dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth tij. Tregoni se si po përpiqeni t’i ndiqni mësimet e tij dhe se si ju ka bekuar bërja e kësaj.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të mësojnë rreth diçkaje që ka thënë profeti dhe t’ia tregojnë atë klasës javën pasuese.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxitini fëmijët të bëjnë pyetje. “Përpiquni t’i shihni pyetjet e [fëmijëve] si mundësi, jo si shpërqendrime ose pengesa në mësimin tuaj. … Pyetje të tilla ju japin ide të vlefshme për atë që fëmijët po mendojnë, çfarë shqetësimesh kanë dhe se si po iu përgjigjen gjërave që po mësojnë” (shih edhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26).