Eja, Më Ndiq
7–13 Dhjetor. Moroni 7–9: “Krishti të Mund të të Ngrejë”


“7–13 Dhjetor. Moroni 7–9: ‘Krishti të Mund të të Ngrejë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“7–13 Dhjetor. Moroni 7–9”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Moroni duke shkruar mbi fletë të arta

Minerva Teichert (1888–1976), Moroni: Nefiti i Fundit, 1949–1951, vaj në dru të presuar, 89 x 120 centimetra. Muzeu i Artit i Universitetit “Brigam Jang”, 1969

7–13 Dhjetor

Moroni 7–9

“Krishti të Mund të të Ngrejë”

Studimi me lutje i kapitujve te Moroni 7–9 do ta ftojë ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ai do t’ju ndihmojë t’i kuptoni nevojat e fëmijëve në klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kujtojini fëmijët për diçka që i ftuat të bënin gjatë mësimit të javës së kaluar ose diçka që mund ta kenë mësuar me familjet e tyre këtë javë. Kërkojuni të tregojnë atë që mësuan.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Moroni 7:33

Nëse kam besim, unë mund të bëj çfarëdo që Perëndia ka nevojë për mua që të bëj.

Fëmijët të cilët kanë besim te Jezu Krishti dhe mirëbesim në fuqinë e Tij, mund të arrijnë gjëra të mëdha kur i shërbejnë Atij.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te Moroni 7:33 dhe ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë kur dëgjojnë fjalën “besim”. Shpjegoni se ne e shfaqim besimin tonë te Jezu Krishti kur i zbatojmë urdhërimet e Tij. Ndihmojini fëmijët të bëjnë një listë në tabelë me disa gjëra që Jezusi do që ata t’i bëjnë, të tilla si bindja ndaj prindërve të tyre ose të treguarit e së vërtetës. Dëshmoni se besimi ynë te Jezu Krishti mund të na ndihmojë t’i zbatojmë urdhërimet.

  • Paraqitni disa figura që tregojnë një person nga Libri i Mormonit (ose libra të tjerë të shkrimit të shenjtë) duke përmbushur diçka të rëndësishme, sepse ai apo ajo ka besim te Jezu Krishti (shih, për shembull, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 19, 70, 7881). Ndihmojini fëmijët ta tregojnë historinë e portretizuar në figurë. U thoni atyre se ngaqë këta njerëz kishin besim te Jezu Krishti, atyre iu dha fuqi për të bërë atë që Ai kishte nevojë që ata të bënin.

Moroni 7:41

Besimi te Jezu Krishti mund të më japë shpresë.

Ka shumë njerëz në botë që ndiejnë se nuk kanë shpresë. Në ç’mënyrë mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të gjejnë shpresë te Jezu Krishti?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni e shpjegojuni fëmijëve vargun te Moroni 7:41 dhe kërkojuni që ta ngrenë dorën kur dëgjojnë diçka për të cilën Mormoni tha se ne duhet të kemi shpresë. Tregojuni fëmijëve për shpresën që ndieni për shkak të Jezu Krishtit.

  • Kërkojuni fëmijëve të mendojnë për dikë që e njohin, i cili po kalon një kohë të vështirë në lidhje me diçka. Ftojini fëmijët të bëjnë një vizatim për atë person që të mund t’i kujtojë atij apo asaj që të ketë shpresë në Jezu Krishtin.

Moroni 7:47

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Cilat përvoja nga jeta juaj mund t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë të jenë të mirë me të tjerët dhe t’i trajtojnë ata me dashuri?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve ta përsëritin këtë frazë me ju: “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit” (Moroni 7:47). Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si Jezu Krishti u shfaqi dashuri të tjerëve (figurat mund të ndihmojnë, të tilla si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 55, 8384). Si ka treguar Ai dashuri për ne? Kujt mund t’i tregojmë ne dashuri siç bëri Jezusi?

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të vetes së tyre duke shfaqur dashuri për dikë. Sugjeroni që ta vendosin figurën e tyre aty ku do t’u kujtojë që t’i duan të tjerët ashtu siç bën Jezusi.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Moroni 7:21–22, 25, 33

Unë bekohem kur kam besim te Jezu Krishti.

Mormoni donte që njerëzit ta dinin se mrekullitë nuk ndaluan kur mbaroi shërbesa tokësore e Shpëtimtarit. Për sa kohë kemi besim te Jezu Krishti, ne, me ndihmën e Tij, mund të bëjmë çdo gjë që Ai ka nevojë për ne që ta bëjmë – përfshirë gjëra mrekullibërëse.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të renditin në tabelë disa prej “gjë[rave të] mira” që marrim nëpërmjet ungjillit të Jezu Krishtit, të tilla si të pasurit e familjeve të përjetshme, kthimi tek Ati Qiellor dhe falja për mëkatet tona. Pastaj ftojini fëmijët të lexojnë te Moroni 7:21–22 dhe 25, duke kërkuar mënyrën se si mund t’i marrim të gjitha këto gjëra të mira. Si mund ta tregojmë besimin tonë te Jezu Krishti dhe premtimet e Tij?

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Moroni 7:33 dhe kërkojuni që të mbajnë vesh për atë çfarë mund të bëjmë kur kemi besim te Jezu Krishti. Kur të jetë e përshtatshme, tregoni përvoja që keni pasur kur besimi ju ndihmoi të bëni atë që Perëndia donte që ju të bënit. Ndihmojini fëmijët të mendojnë dhe tregojnë shembuj nga jeta e tyre. Si shkaktoi besimi në Krishtin një ndryshim në këta shembuj?

Moroni 7:40–41; 9:25–26

Unë mund të kem besim te Jezu Krishti, edhe gjatë sprovave të vështira.

Mormoni dhe Moroni u përballën me rrethana shkurajuese, por ata gjetën shpresë te Shpëtimtari Jezu Krisht. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të gjejnë shpresë te Krishti kur ata janë të shkurajuar?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të renditin disa probleme që mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen të shkurajuar ose të pashpresë. Ftojini fëmijët të lexojnë te Moroni 7:40–41 dhe 9:25–26, duke kërkuar diçka që mund ta ndihmojë një person që ndihet i shkurajuar. Tregojuni se si Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij ju kanë ndihmuar gjatë kohëve të vështira.

  • Ftojini fëmijët t’i shkruajnë një mesazh një presoni që ndihet i shkurajuar për ta ndihmuar atë të gjejë shpresë te Krishti, ashtu siç bëri Mormoni për birin e tij te Moroni 9:25–26. Nxitini fëmijët të përdorin fjalë e fraza nga këto vargje në mesazhet e tyre.

  • Mbusheni një enë të tejdukshme me ujë dhe hidhni dy sende brenda – një që pluskon dhe një që fundoset. Krahasojeni sendin që pluskon me një person që ka shpresë në Krishtin. Lexojeni së bashku vargun te Moroni 9:25. Si “[na] ngre” Krishti kur përballemi me sprova të vështira? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si mund ta mbajnë Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij nxitëse “në mendjen [e tyre] përherë”.

Moroni 7:45–48

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Zhvillimi i dhuratës së dashurisë hyjnore është një qëllim i përjetshëm. Si mund t’i frymëzoni fëmijët që të kërkojnë dashurinë e pastër të Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë se çfarë mendojnë se do të thotë fjala “dashuri hyjnore”. Pastaj ftojeni një prej fëmijëve të lexojë te Moroni 7:45. (Nëse disa nga fjalët në këtë varg janë të vështira për t’u kuptuar, ndihmojini fëmijët t’i kërkojnë në një fjalor.) Kërkojuni fëmijëve të flasin rreth njerëzve që njohin, që cilët janë shembuj të mirë të dashurisë hyjnore. Përse quhet dashuria hyjnore ‘dashuria e pastër e Krishtit’? (Moroni 7:47.) Çfarë na mëson vargu 48 rreth mënyrës se si mund të mbushemi me dashuri hyjnore? Nxiteni secilin prej fëmijëve të lutet për dashuri hyjnore këtë javë dhe të kërkojë mënyra për të treguar dashuri hyjnore për të tjerët.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si Jezusi shfaqi dashuri hyjnore (shih, për shembull, Lluka 23:34; Gjoni 8:1–11; Ethëri 12:33–34). Si mund ta ndjekim shembullin e Tij?

  • Kërkojuni fëmijëve t’i shkruajnë emrat e njerëzve që njohin në copa letre dhe t’i vendosin në një çantë ose enë të vogël. Ftojini që ta marrin çantën e tyre në shtëpi, të zgjedhin një emër nga ajo çdo ditë dhe të bëjnë diçka që tregon dashuri për atë person. Në një mësim të ardhshëm, ftojini t’i tregojnë përvojat e tyre për shërbimin ndaj këtyre njerëzve.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët të mendojnë për dikë që mund të jetë duke kërkuar besim ose shpresë më të madhe te Jezu Krishti. Ftojini fëmijët t’i tregojnë atij personi diçka që mësuan në orën mësimore sot.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxiteni nderimin. Një pjesë e rëndësishme e nderimit është të mendojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ju mund t’u kujtoni fëmijëve të jenë nderues duke kënduar qetë, ose nën zë një këngë, apo duke treguar një figurë të Jezusit.