Doktrina e Besëlidhje 2021
11–17 Janar. Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65: “Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen tek Etërit e Tyre”


“11–17 Janar. Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65: ‘Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen tek Etërit e Tyre’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“11–17 Janar. Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Moroni i shfaqet Jozef Smithit

Ai më Thirri në Emër, nga Michael Malm

11–17 Janar

Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65

“Zemrat e Fëmijëve do të Kthehen tek Etërit e Tyre”

Fillojeni përgatitjen duke lexuar te Doktrina e Besëlidhje 2 dhe Joseph Smith – Historia 1:27–65. Idetë në këtë përvijim mësimi mund t’ju ndihmojnë t’i jepni mësim të vërtetat në këto fragmente.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Mund ta filloni orën mësimore duke u kërkuar fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth vizitës së engjëllit Moroni te Jozef Smithi.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Joseph Smith – Historia 1:27–54

Ati Qiellor e thirri Jozef Smithin për ta ndihmuar që të bënte punën e Tij.

Vlerësimi i fëmijëve për Profetin Jozef Smith mund të thellohet teksa mësojnë rreth punës për të cilën e thirri Perëndia.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Moronit duke vizituar Jozef Smithin (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 91). Kërkojuni fëmijëve t’i tregojnë me gisht gjërat që vënë re në figurë. Përmblidheni tregimin për vizitat e Moronit te Jozefi. Sipas nevojës, referohuni te Joseph Smith – Historia 1:27–54 dhe “Kapitulli 3: Engjëlli Moroni dhe Fletët e Arta” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 13–17). Ftojini fëmijët të bëjnë sikur janë Jozef Smithi në pika të ndryshme të historisë duke i kryqëzuar duart sikur po luten, duke bërë sikur po ngjiten në kodrën Kumorah e kështu me radhë.

  • Lexoni me zë të lartë te Joseph Smith – Historia 1:33 dhe kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë kur të dëgjojnë frazën “Perëndia kishte një punë për mua për ta bërë”. Çfarë donte Perëndia që të bënte Jozefi? Çfarë na kërkon Ai që të bëjmë ne? Lërini fëmijët të bëjnë vizatime gjërash që Perëndia dëshiron që ata të bëjnë, të tilla si lutja, shërbimi ose leximi i shkrimeve të shenjta.

Doktrina e Besëlidhje 2

Elija i dha Jozef Smithit fuqinë për t’i vulosur familjet së bashku.

Të mësuarit rreth fuqisë vulosëse të rivendosur nëpërmjet Jozef Smithit mund t’i ndihmojë fëmijët që ta vlerësojnë bekimin e familjeve të përjetshme.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta thonë disa herë emrin “Elija”. Kërkojuni atyre të mbajnë vesh për këtë emër teksa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 2:1. Shpjegoni se këto janë fjalët e Moronit drejtuar Jozef Smithit dhe ato na mësojnë se Elija do të vinte për të rivendosur autoritetin e priftërisë. Elija më vonë iu shfaq njëmend Jozefit në tempullin e Kirtlandit dhe i dha profetit fuqinë për t’i vulosur familjet së bashku.

  • Kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që u pëlqen shumë nga familja e tyre. Paraqitni fotografinë e një familjeje pranë një tempulli – ose të vetë familjes suaj, nëse është e mundur (ose shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 120). Dëshmoni se Ati Qiellor dëshiron që familjet të jenë së bashku përgjithmonë dhe kjo është një arsye përse Ai na dha tempuj.

  • Këndoni së bashku “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”, (Himne, nr. 195). Çfarë thotë kjo këngë se mund të bëjmë ne për të qenë me familjet tona përgjithmonë?

Doktrina e Besëlidhje 2

Të mësuarit rreth paraardhësve të mi mund të më sjellë gëzim.

Edhe fëmijët e vegjël mund të entuziazmohen dhe ta ndiejnë gëzimin e historisë familjare.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni njërin prind të njërit prej fëmijëve që të vijë në klasë dhe të tregojë një histori rreth një paraardhësi (dhe të paraqitë një fotografi nëse e ka në dispozicion). Flisni rreth gëzimit që ndieni kur mësoni rreth historisë suaj familjare.

  • Jepini secilit fëmijë një zemër prej letre. Ndihmojini ata të shkruajnë në të emrin e tyre dhe [frazën] “Premtoj që do t’i mbaj mend paraardhësit e mi”. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 2:2 dhe shpjegoni që Elija erdhi për t’i kthyer zemrat tona te paraardhësit tanë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Joseph Smith – Historia 1:28–29

Unë mund të lutem që të marr falje.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, nganjëherë mund të ndihen “[të] ndëshkuar për dobësinë dhe papërsosmëritë e [tyre]” (Joseph Smith – Historia 1:29) ashtu siç ndihej Jozef Smithi. Ndihmojini ata të mësojnë që mund t’i drejtohen Atit Qiellor për falje.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni me fëmijët te Joseph Smith – Historia 1:29. Si u ndje Jozef Smithi për gabimet e tij? Çfarë bëri ai rreth kësaj? Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Jozefit që mund të na ndihmojë kur bëjmë gabime? Pyetini fëmijët se si i bën të ndihen njohuria që Jozefi u thirr nga Perëndia ndonëse nuk ishte i përsosur.

  • Pse është e rëndësishme të mendojmë rreth “qëndrimi[t] [tonë] përpara [Perëndisë]”? (Joseph Smith – Historia 1:29.) Thuajuni fëmijëve çfarë bëni kur e pyetni veten se si është qëndrimi juaj përpara Perëndisë.

Joseph Smith – Historia 1:30–54

Jozef Smithi u thirr nga Perëndia për të bërë një punë të rëndësishme.

Studimi i mesazhit të Moronit për Jozef Smithin mund t’i ndihmojë fëmijët t’i forcojnë dëshmitë e tyre rreth thirrjes së shenjtë të Jozefit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët t’i luajnë me role ose të vizatojnë figura të ngjarjeve nga Joseph Smith – Historia 1:30–54, të tilla si shfaqja e Moronit përpara Jozefit (vargjet 30–47), biseda e Jozefit me të atin (vargjet 48–50) dhe Jozefi kur gjeti fletët (vargjet 51–54). Çfarë mësojmë nga ky tregim rreth punës që Jozefi u thirr të bënte?

  • Lexoni me fëmijët te Joseph Smith—Historia 1:33–35 dhe kërkojuni të mbajnë vesh për atë që Moroni donte që Jozefi të dinte rreth punës për të cilën qe thirrur. Si jemi bekuar ne ngaqë Jozef Smithi e përmbushi punën e tij si përkthyes i Librit të Mormonit? Ftojini fëmijët ta lexojnë Librin e Mormonit rregullisht.

Doktrina e Besëlidhje 2

Ati Qiellor dëshiron që familjet të vulosen në tempull.

Moroni i tha Jozef Smithit që Elija do të vinte për të “zbul[uar] Priftërinë” (vargu 1). Kjo i referohet fuqisë vulosëse të priftërisë që u lejon familjeve të jenë të bashkuara përjetësisht dhe na mundëson të marrim ordinancat për paraardhësit tanë në tempull.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve ta lexojnë profecinë te Doktrina e Besëlidhje 2:1. Vërini të kërkojnë atë që do të dërgonte Zoti në ditët e fundit dhe atë që do të zbulonte ky person. Paraqitni një figurë të Elijës në Tempullin e Kirtlandit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 95) dhe flisni rreth mënyrës se si u përmbush kjo profeci 13 vjet pas vizitës së Moronit (shih Doktrina e Besëlidhje 110:13–15).

  • Shpjegoni se Elija i rivendosi çelësat e priftërisë që u lejojnë familjeve të vulosen së bashku në përjetësi. Paraqitni disa sende që mund t’i ndihmojnë fëmijët ta kuptojnë se çfarë do të thotë të vulosësh diçka, të tilla si një kuti konserve me ushqim ose një qese plastike për ruajtje ushqimesh me zinxhir. Si na ndihmojnë këto sende për ta kuptuar se çfarë do të thotë që një familje të vuloset?

  • Paraqitni fotografinë e një tempulli dhe ndihmojini fëmijët të përmendin disa nga gjërat që bëjmë në tempuj. Shpjegoni se pagëzimet për të vdekurit, martesa e përjetshme dhe vulosja e familjeve në tempull janë të gjitha të mundura për shkak të çelësave të priftërisë që rivendosi Elija.

  • Ftojeni një të re ose të ri të lagjes të tregojë një përvojë në të cilën ai ose ajo gjeti emrin e një paraardhësi dhe u pagëzua për atë paraardhës në tempull.

    Tempulli i Palmirës, Nju‑Jork

    Familjet vulosen në tempull me anë të fuqisë së rivendosur nëpërmjet Elijës.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët që t’u kërkojnë prindërve t’u rrëfejnë një histori rreth njërit prej paraardhësve të tyre ose t’i ndihmojnë ata për të përgatitur ushqimin e parapëlqyer të një paraardhësi dhe ta hanë atë së bashku.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët e vegjël të mësojnë nga shkrimet e shenjta. Për t’i ndihmuar fëmijët e vegjël të mësojnë nga shkrimet e shenjta, përqendrohuni te një varg i vetëm apo thjesht edhe te një frazë kyç. Ju mund t’i ftoni fëmijët të ngrihen në këmbë ose të ngrenë dorën kur e dëgjojnë atë fjalë ose frazë. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21.)