Doktrina e Besëlidhje 2021
25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9: “Ky Është Shpirti i Zbulesës”


“25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9: ‘Ky Është Shpirti i Zbulesës’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

shkrues duke shkruar në letër

25–31 Janar

Doktrina e Besëlidhje 6–9

“Ky Është Shpirti i Zbulesës”

Fillojeni përgatitjen për të dhënë mësim duke lexuar te Doktrina e Besëlidhje 6–9. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide se si t’u jepni mësim fëmijëve në klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

A e dinë fëmijët historinë e Oliver Kaudërit kur mori një përgjigje për një lutje? (Shih Shenjtorët, 1:58–60.) Ndoshta edhe ata kanë pasur një përvojë me lutjen që mund ta tregojnë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 6:5; 8:2; 9:7–9

Ati Qiellor mund të na flasë nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë që kanë një Atë të dashur në Qiell, që ua dëgjon lutjet dhe u përgjigjet nëpërmjet Shpirtit të Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Përdoreni pjesën “Kapitulli 5: Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 22–25 ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org) për t’u treguar fëmijëve rreth Oliver Kaudërit dhe ato që ai mësoi rreth mënyrës se si na flet Ati Qiellor. Kërkojuni fëmijëve t’ju thonë pjesët e tyre të parapëlqyera të historisë dhe lërini t’ju tregojnë me radhë rreth Oliver Kaudërit.

  • Thuajuni fëmijëve që Oliver Kaudëri u përpoq ta përkthente Librin e Mormonit por nuk mundi, ndaj Jozefi e pyeti Zotin pse. Lexojuani fëmijëve përgjigjen e Zotit: “Ti duhet ta studiosh atë tërësisht në mendjen tënde; më pas ti duhet të më pyesësh nëse është e drejtë” (Doktrina e Besëlidhje 9:8). Ftojini ata të bëjnë sikur po studiojnë dhe luten. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë që edhe kjo është mënyrë se si mund të marrim përgjigje nga Zoti – duke studiuar dhe duke i kërkuar ndihmë Atij.

    Oliver Kaudëri

    Oliver Kaudëri, nga Lewis A. Ramsey

  • Ftojini fëmijët të prekin kokën dhe kraharorin e tyre teksa ju lexoni fjalët “mendjen” dhe “zemrën” te Doktrina e Besëlidhje 8:2. Ndihmojini ata që ta kuptojnë se Ati Qiellor na flet nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që na jep mendime dhe ndjenja. Këndoni së bashku një këngë rreth Frymës së Shenjtë, të tillë si “Fryma e Shenjtë” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 56). Çfarë na mëson kënga rreth mënyrës se si na flet Shpirti? Tregoni një përvojë kur e ndiet Frymën e Shenjtë në mendjen dhe zemrën tuaj.

Doktrina e Besëlidhje 6:33–36

Me ndihmën e Shpëtimtarit, nuk ka pse të kem frikë.

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri kishin shumë arsye për t’u frikësuar – përndjekja dhe varfëria ishin vetëm disa nga sfidat me të cilat u përballën. Mesazhi i Zotit drejtuar Jozefit dhe Oliverit mund t’u japë zemër edhe fëmijëve kur të ndihen të frikësuar.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve ta përsëritin frazën “mos ki frikë, tufë e vogël” (Doktrina e Besëlidhje 6:34). Shpjegoni se një tufë është një grup kafshësh, si p.sh delesh. Shfaqni një figurë të Shpëtimtarit si bari (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 64) dhe dëshmoni se Ai na ruan ashtu si bariu i ruan delet e Tij. Për shkak se Ai na do, ne nuk ka pse të kemi frikë.

  • Lërini fëmijët të bëjnë sikur janë një tufë delesh të frikësuara. Nga se mund të kenë frikë delet ndonjëherë? Lëreni një fëmijë të bëjë sikur është bariu që po i mban të mbrojtura delet. Nga se kemi frikë ne ndonjëherë? Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti është si bariu ynë dhe se Ai mund të na e qetësojë frikën. Këndoni së bashku një këngë rreth Shpëtimtarit, të tillë si “Little Lambs So White and Fair” [“Qengjat e Vegjël kaq të Bardhë e të Bukur”] (Children’s Songbook, nr. 58).

  • Lexojuani fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 6:36 dhe ftojini ta përsëritin frazën “mos dyshoni, mos kini frikë”. Ndihmojini fëmijët të mendojnë mënyra se si mund të “sh[ohin] te” Shpëtimtari ose ta kujtojnë Atë gjatë javës së ardhshme (shih edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave).

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 6:5, 15–16, 22–23; 8:2; 9:7–9

Fryma e Shenjtë i flet mendjes dhe zemrës sime.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, mund ta kenë marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë. A e kuptojnë ata si ta dallojnë zbulesën vetjake nga Shpirti?

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni në tabelë një kokë dhe një zemër. Ndihmojini fëmijët që t’i lexojnë vargjet vijuese dhe të përcaktojnë se cili përshkruan Frymën e Shenjtë duke i folur mendjes sonë, zemrës sonë, ose të dyjave bashkë: Doktrina e Besëlidhje 6:15, 23; 8:2; 9:89:9. Thuajuni fëmijëve, nga përvojat tuaja, si është kur Fryma e Shenjtë i flet mendjes dhe zemrës suaj.

  • Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 6:5 dhe ftojini fëmijët të tregojnë përvojat që kanë pasur me lutjen dhe marrjen e përgjigjeve. Ndihmojini ata të mendojnë për shembuj të njerëzve në shkrimet e shenjta të cilët u lutën dhe morën përgjigje për një pyetje (shih 1 Nefi 2:16; Enosi 1:1–6; Ethëri 2:18–3:6).

  • Shkruani në tabelë: Si na flet Fryma e Shenjtë? Ftojini fëmijët ta kërkojnë përgjigjen për pyetjen te Doktrina e Besëlidhje 6:15–16, 22–23; 8:2; 9:7–9. Tregoni përvoja në të cilat e ndiet Frymën e Shenjtë t’ju fliste.

Doktrina e Besëlidhje 6:33–37

“Mos kini frikë të bëni mirë.”

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, ndonjëherë mund të kenë frikë të mbajnë anën e së drejtës. Doktrina e Besëlidhje 6:33–37 mund t’i frymëzojë ata të jenë të guximshëm, edhe në rrethana të vështira.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 6:33 dhe diskutoni mbi arsyen pse dikush mund të ketë frikë të bëjë mirë (shih edhe vargjet 28–29). Ndihmojini fëmijët të gjejnë fjalë ose fraza që i ndihmojnë për t’u dhënë guximin për të bërë mirë te vargjet 33–37.

  • Ndihmojini fëmijët të bëjnë vizatime të cilat mund t’i paraqitin në shtëpi, që t’iu kujtojnë të “sh[ohin] tek [Jezu Krishti] në çdo mendim” (vargu 36). Ndërsa ata bëjnë vizatimet e tyre, diskutoni se çfarë do të thotë të shohësh drejt Shpëtimtarit dhe si mund t’i mbajë kjo të mbrojtur ata.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth guximit, të tillë si “Guxo, Ji i Drejt’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 80) ose “Punës Le t’i Vihemi” (Himne, nr. 154). Kërkojuni fëmijëve të gjejnë te kënga disa arsye pse ne nuk duhet të “k[emi] frikë” (vargu 36).

Doktrina e Besëlidhje 8:10

Unë mund të kërkoj/bëj pyetje me besim.

Kudo në shkrimet e shenjta, Zoti më kujton që të kem besim tek Ai. Në ç’mënyrë mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të kenë besim më të madh te Jezu Krishti?

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë Pa ti s’mund të bësh asgjë; prandaj kërko me . Ftojini fëmijët të përpiqen të mendojnë për një fjalë që shkon në të dyja vendet bosh. Më pas lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 8:10 për ta gjetur përgjigjen. Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë po të kemi besim?

  • Pasi të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 8:10, ndihmojini fëmijët të mendojnë gjëra për të cilat mund t’i kërkojnë Zotit t’i ndihmojë. Ftojini ata të bëjnë një vizatim që përfaqëson diçka të cilën ata duhet ta kërkojnë. Teksa ia tregojnë klasës figurat e tyre, lërini fëmijët e tjerë që ta gjejnë se çfarë përfaqëson figura.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të përzgjedhin një frazë të shkurtër nga Doktrina e Besëlidhje 6–9 të cilën do të donin t’ia tregonin dikujt në shtëpi, të tillë si “mos kini frikë të bëni mirë” (6:33), “mos dyshoni, mos kini frikë” (6:36) ose “pa besim ti s’mund të bësh asgjë” (8:10).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni histori. Historitë i ndihmojnë fëmijët t’i kuptojnë parimet e ungjillit për shkak se ato paraqesin mënyrën se si të tjerët i jetojnë ato parime. Ndërsa jepni mësim, gjeni mënyra për t’i përfshirë historitë – nga shkrimet e shenjta, nga historia e Kishës, ose nga vetë jeta juaj – që i ilustrojnë parimet në shkrimet e shenjta.