Eja, Më Ndiq
19–25 Gusht. 1 Korintasve 1–7: ‘Të Jeni Plotësisht të Bashkuar’


“19–25 Gusht. 1 Korintasve 1–7: ‘Të Jeni Plotësisht të Bashkuar’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“19–25 Gusht. 1 Korintasve 1–7”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Korinti

Korinti, Greqia jugore, Forumi dhe Qendra Qytetase, pikturë nga Balage Balogh

19–25 Gusht

1 Korintasve 1–7

“Të Jeni Plotësisht të Bashkuar”

Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të ungjillit te 1 Korintasve 1–7 do t’i ndihmojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim. Ndërsa i lexoni me lutje këta kapituj, mbani shënim mendimet dhe ndjenjat që ju vijnë nga Shpirti.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Disa ditë që më parë, ftojini një ose më shumë prej fëmijëve të gjejnë një varg te 1 Korintasve 1–7 që mund t’ia tregojnë klasës. Ju mund t’i ftoni prindërit e tyre që t’i ndihmojnë nëse është e nevojshme.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

1 Korintasve 2:11–14

Fryma e Shenjtë më mëson të vërteta të ungjillit.

Një prej roleve të Frymës së Shenjtë është që të na mësojë të vërtetën. Çfarë përvojash mund t’u tregoni fëmijëve që t’i ndihmoni ta kuptojnë këtë?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni sende ose figura që paraqesin mënyrat se si ne mësojmë rreth botës (të tilla si një shkollë, libër ose celular). Çfarë mund të mësojmë kur i përdorim këto gjëra? Shpjegoni se te 1 Korintasve 2:11, 14, Pali dha mësim se ne mund të mësojmë për Perëndinë vetëm nëpërmjet Shpirtit të Perëndisë, që është Fryma e Shenjtë. Çfarë mund të bëjmë që t’i mësojmë “gjërat e Perëndisë”?

  • Duartrokitni ndërsa e thoni secilën rrokje në fjalinë: “Fryma e Shenjtë na mëson të vërtetën”. Kërkojuni fëmijëve të duartrokasin dhe ta përsëritin frazën. Tregojuni fëmijëve një përvojë kur Fryma e Shenjtë ju ndihmoi të dini që diçka ishte e vërtetë.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth Frymës së Shenjtë, të tillë si “The Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 105). Ndihmojini fëmijët të gjejnë fjalë dhe fraza te kënga që na mësojnë se në ç’mënyrë na flet Fryma e Shenjtë dhe se çfarë na mëson Ai.

1 Korintasve 3:10–11

Jezu Krishti është themeli im.

Fëmijët po hedhin një themel për dëshmitë e tyre dhe ju mund t’i ndihmoni të ngrenë një themel të fortë te Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve 1 Korintasve 3:11 dhe shpjegoni se Jezu Krishti është themeli ynë. Tregojuni fëmijëve disa figura të gjërave për të cilat ne mund të kemi dëshmi, përfshirë një figurë të Jezu Krishtit. Ndihmojini t’i rregullojnë figurat në mënyrë që figura e Jezusit të jetë në fund, si një themel, dhe figurat e tjera të “ndërto[hen]” mbi bazën e dëshmisë për Të.

  • Krijoni gjeste për këngën “The Wise Man and the Foolish Man” [“Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 281), dhe këndojeni këngën me fëmijët. Jepini secilit fëmijë një gur me fjalinë: “Jezu Krishti është themeli im”, të shkruar mbi të. Lërini t’i marrin gurët në shtëpi për t’u kujtuar atyre atë që mësuan.

  • Paraqitni figura që pasqyrojnë disa prej historive tuaja të parapëlqyera nga jeta e Shpëtimtarit dhe kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë se çfarë po ndodh te figurat. Lërini të tregojnë disa prej historive të tyre të parapëlqyera rreth Jezusit. Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti është themeli i besimit tuaj.

1 Korintasve 6:19

Trupi im është si një tempull.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët t’i çmojnë trupat e tyre si dhuratë nga Perëndia dhe të kenë dëshirë më të madhe për t’u kujdesur për ta?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqituni fëmijëve figura të tempujve (shih përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet), dhe lexojini këto fjalë nga 1 Korintasve 6:19: “Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë”. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se Ati Qiellor do që ne t’i mbajmë trupat tanë të pastër dhe të shenjtë, si një tempull.

  • Paraqitni një figurë të një fëmije dhe vendosni përreth saj figura të gjërave që janë të mira për trupat tanë dhe të gjërave që janë të këqija. Ftojini fëmijët që me radhë t’i përcaktojnë gjërat e mira dhe t’i heqin gjërat e këqija.

  • Këndoni së bashku një këngë për trupin, të tillë si “Head, Shoulders, Knees, and Toes” [“Kok’, Shpatull’, Gjunj’, Gishta”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 275), dhe pyetini fëmijët se përse janë mirënjohës për trupat e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

1 Korintasve 1:23–25

Perëndia është më i ditur se njeriu dhe unë tregoj dituri të vërtetë kur i besoj mësimet e Tij.

Fëmijët që mësoni, do të zbulojnë – nëse nuk e kanë zbuluar tashmë – që disa njerëz japin mësim gjëra që bien në kundërshtim me diturinë e Perëndisë. Studimi i 1 Korintasve 1:23–25 mund t’i ndihmojë fëmijët ta kuptojnë se Perëndia është më i ditur se njeriu.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojini së bashku 1 Korintasve 1:23–25 dhe ndihmojini fëmijët të gjejnë fjalët ditur[i] dhe marrëz[i]. Shpjegoni që shumë njerëz mendonin se mësimet e Palit ishin marrëzi, por Pali shpjegoi se besimi në ungjillin e Krishtit është dituri e vërtetë. Përse është gjë e mençur ta besosh atë që jep mësim Perëndia?

  • Ndihmojini fëmijët të interpretojnë me role mënyrën se si ata mund t’u përgjigjen njerëzve që mendojnë se mësimet e Kishës janë “marrëz[i]” – mësime të tilla si besimi te Shpëtimtari, mbajtja e Fjalës së Urtësisë ose bindja ndaj ligjit të së dhjetës. Për shembull, ata mund të dëshmojnë për bekimet që vijnë nga të jetuarit e këtyre mësimeve.

  • Tregoni një përvojë kur të tjerët menduan që bindjet tuaja janë marrëzi ose tregoni një shembull nga shkrimet e shenjta. A mund të tregojnë fëmijët përvoja të ngjashme? Si mund të na ndihmojnë 1 Korintasve 1:25 që të qëndrojmë besnik kur të tjerët i quajnë bindjet tona marrëzi?

1 Korintasve 2:11–14

Fryma e Shenjtë më mëson të vërteta të ungjillit.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se ata kanë nevojë për Frymën e Shenjtë që t’i kuptojnë “gjërat e Perëndisë”?

Veprimtari të Mundshme

  • Bëni një listë të mënyrave se si ne mësojmë për botën – për shembull, librat, shkolla dhe interneti. Më pas lexojini së bashku 1 Korintasve 2:11–14. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si mësojmë për “gjërat e Perëndisë”?

  • Ftojini fëmijët të tregojnë një rast kur i ndien nxitjet e Frymës së Shenjtë, që quhet gjithashtu “Fryma e Perëndisë” (1 Korintasve 2:11–14). Raste të tilla mund të përfshijnë kur ishin në kishë, u lutën ose lexuan shkrimet e shenjta. Ndihmojini të kuptojnë se Fryma e Shenjtë po u mësonte atyre të vërtetën, siç e përshkroi Pali.

  • Ftojeni secilin fëmijë të lexojë një prej këtyre shkrimeve të shenjta: 1 Korintasve 2:11–14; 1 Nefi 10:17; Moroni 10:3–5; dhe Doktrina e Besëlidhje 8:2–3. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që mësuan nga këto shkrime të shenjta rreth asaj se si na mëson Fryma e Shenjtë. Nxitini t’i shkruajnë këto referenca në anë të faqes të shkrimeve të tyre të shenjta.

1 Korintasve 6:19–20

Unë duhet ta trajtoj trupin tim me respekt dhe ta mbaj të shenjtë.

Të kuptuarit se trupat tanë janë dhurata nga Ati Qiellor do t’i ndihmojë fëmijët t’i mbajnë trupat e tyre të shenjtë, edhe kur tundohen të veprojnë ndryshe.

Veprimtari të Mundshme

  • Sillni një dhuratë të mbështjellë, me figura të një fëmije dhe të një tempulli brenda saj. Ftojini fëmijët t’i lexojnë 1 Korintasve 6:19–20 dhe të hamendësojnë se çfarë ka brenda dhuratës. Lërini ta shpaketojnë dhuratën dhe diskutoni se në ç’mënyrë trupat tanë janë të ngjashëm me tempujt.

  • Flitni me fëmijët për mënyrën se si duhet ta trajtojmë një tempull. Nëse trupat tanë janë si tempujt, si duhet t’i trajtojmë ne trupat tanë? Të kënduarit ose të lexuarit e fjalëve të një kënge rreth tempujve, të tillë si “The Lord Gave Me a Temple” [“Zoti Më Dha një Tempull”], (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 153), mund të ndihmojë në lidhje me përgjigjen e kësaj pyetjeje. Kur bëjmë gabime, si mund t’i bëjmë përsëri të pastër “tempu[jt]” tanë?

  • Lexojeni së bashku pjesën e titulluar “Shëndeti Fizik dhe Emocional” te Për Forcën e Rinisë (2011, f. 25–27). Ftojini fëmijët të renditin në tabelë këshillat që gjejnë rreth mënyrës se si të kujdesemi për trupat tanë.

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’i tregojnë familjes së tyre një këngë që e kënduan në klasë, dhe atë që mësuan prej saj.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Dëshmoni për Jezu Krishtin. Një prej gjërave më të rëndësishme që mund të bëni si mësues, është që të dëshmoni për Jezu Krishtin. Kjo do t’i ndihmojë fëmijët që t’i forcojnë dëshmitë e tyre dhe ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit për ta.