“4–10 Prill. Eksodi 14–17: ‘Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“4–10 Prill. Eksodi 14–17”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022
4–10 Prill
Eksodi 14–17
“Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti”
Ndërsa lexoni tek Eksodi 14–17, shënojini mbresat shpirtërore që merrni. Këto mbresa mund t’ju ndihmojnë të planifikoni se si t’ua jepni mësim fëmijëve shkrimet e shenjta dhe të vërtetat që i mësoni.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Eksodi 14–17 është i mbushur me histori të paharrueshme. Ftojini disa nga fëmijët që të tregojnë një histori që e dinë nga këta kapituj, bashkë me diçka që mësuan prej saj.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Zoti i çliroi Moisiun dhe popullin e tij.
Hapja e Detit të Kuq ishte një mrekulli që i tregoi Moisiut dhe izraelitëve se sa i fuqishëm është Zoti. Njohuria për fuqinë e Tij mund t’i ndihmojë fëmijët që t’i mirëbesojnë Atij.
Veprimtari të Mundshme
-
Mendoni për një mënyrë se si ta tregoni historinë e izraelitëve që kaluan përmes Detit të Kuq që të jetë interesante dhe e paharrueshme. Për shembull, ju ose një anëtar tjetër i lagjes mund të vishet si Moisiu për ta treguar historinë tek Eksodi 14:5, 9–10, 13–16, 19–22. Fëmijët mund të hiqen sikur karriget janë Deti i Kuq dhe se ata mund ta ndjekin personin që portretizon Moisiun teksa ai hap një shteg midis tyre. Ose fëmijët mund të hiqen sikur janë uji dhe lëvizin për t’u veçuar në dy anë të dhomës teksa Moisiu i ndan ata. Theksoni se Zoti i dha Moisiut fuqi që ta hapte detin, në mënyrë që izraelitët të mund të çliroheshin nga robëria.
-
Ftojini fëmijët që ta ngjyrosin faqen e veprimtarisë teksa shqyrtoni me ta historinë nga Eksodi 14:5–22. Pastaj ata mund të punojnë së bashku për ta treguar historinë duke përdorur faqen e veprimtarisë.
Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6
Zoti do të sigurojë për nevojat e mia.
Rrëfimet që Zoti siguron ushqim dhe ujë për izraelitët në shkretëtirë na mësojnë se Ai mund të sigurojë për nevojat tona. Përsiatni se çfarë mund të bëni për t’i përfshirë fëmijët që të mësojnë nga këto histori.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët që t’i interpretojnë me role ngjarjet tek Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6, duke u hequr sikur janë Moisiu ose izraelitët. Nëse është e mundur sillni një send për t’ju ndihmuar që ta tregoni secilën histori, të tillë si një degë (për të shëruar ujërat e Marës), një kavanoz ose tenxhere (për ta mbushur me mana) dhe një shkop e një gur (për ujërat e Horebit). Si u kujdes Perëndia për izraelitët? Si kujdeset Ai për ne çdo ditë?
-
Tregojini shkurtimisht historitë tek Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6 (shih edhe “Izraelitët në Shkretëtirë”, te Histori të Dhjatës së Vjetër). Teksa i tregoni, ftojini fëmijët të bëjnë vizatime për secilën histori. Çfarë mësojmë rreth Perëndisë nga këto histori?
Unë mund ta mbështet profetin tonë.
Historia e Aaronit dhe Hurit që ia mbanin duart lart profetit Moisi, mund të krahasohet me përpjekjet tona për ta mbështetur profetin tonë të gjallë.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini tre fëmijë të dalin përpara klasës dhe të përfaqësojnë Moisiun, Aaronin dhe Hurin ndërkohë që ju e tregoni historinë nga Eksodi 17:8–16. Çfarë mund të bëjmë sot që ta ndihmojmë profetin tonë, ashtu siç e ndihmoi Aaroni dhe Huri profetin Moisi?
-
Paraqitni një fotografi të profetit të gjallë dhe pyetini fëmijët se cili është ai. Ndihmojini fëmijët të kujtojnë disa nga gjërat që profeti na ka dhënë mësim kohët e fundit. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë disa nga mënyrat se si po e ndjekin profetin. Këndoni së bashku disa vargje të këngës “Ndiqe Profetin”, përfshirë edhe vargun e fundit (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58).
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Unë mund të mësoj ta ndjek gjithmonë Shpirtin.
Moisiu e dinte nëpërmjet zbulesës se si t’i udhëhiqte izraelitët përmes Detit të Kuq (shih Doktrina e Besëlidhje 8:2–3). Si mund t’i ndihmojë kjo histori fëmijët të cilëve u jepni mësim që të mësojnë se si të veprojnë sipas zbulesës vetjake?
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni figurën e Moisiut duke hapur Detin e Kuq nga përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Kërkojuni fëmijëve që t’i shqyrtojnë vargjet tek Eksodi 14:5–22 dhe të tregojnë diçka që e dinë rreth historisë. Çfarë i shtojnë të kuptuarit tuaj mbi historinë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3? Tregoni një përvojë kur Fryma e Shenjtë iu tha juve diçka në mendjen ose zemrën tuaj dhe ftojini fëmijët që të flasin rreth përvojave të tyre.
-
Kujtojuni fëmijëve historinë e Nefit që e ndoqi Shpirtin kur shkoi për të marrë fletët prej tunxhi (shih 1 Nefi 4:1–6). Ndihmojini fëmijët të shohin se edhe Moisiut iu desh ta ndiqte Shpirtin kur e udhëhoqi popullin e tij përmes Detit të Kuq. Ndihmojini fëmijët të shkruajnë një varg të ri për këngën “Guximi i Nefit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 64) për mënyrën se si Zoti siguroi një mënyrë për Moisiun kur ai tregoi kurajë dhe e ndoqi Shpirtin. Këndojeni së bashku vargun e ri.
Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6
Zoti do të sigurojë për nevojat e mia.
Nëse i drejtohemi Jezu Krishtit, Ai mund të na ndihmojë gjatë kohëve të vështira në jetën tonë, ashtu siç Ai i ndihmoi fëmijët e Izraelit.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndajeni klasën në dyshe ose grupe të vogla dhe caktojini secilit grup që të lexojë një nga fragmentet vijuese: Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6. Kërkojuni fëmijëve në secilin grup të bëjnë vizatime të cilat përfaqësojnë atë që lexojnë në këto vargje dhe më pas kërkojuni anëtarëve të tjerë të klasës që ta gjejnë atë që kanë vizatuar. Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë se çfarë na mësojnë këto histori për Jezu Krishtin. Çfarë sprovash kanë njerëzit sot? Si na ndihmojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti me sprovat tona?
-
Teksa i shqyrtoni këto histori, pyetini fëmijët se përse buka dhe uji ishin kaq të rëndësishme për fëmijët e Izraelit. Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do t’i kishin pasur këto gjëra? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se buka dhe uji i sakramentit janë të nevojshme për ne shpirtërisht (shih Gjoni 4:13–14; 6:35, 48–51). Ju mund t’u kërkoni fëmijëve që të tregojnë ndjenjat e tyre rreth sakramentit.
Ne bekohemi teksa i mbështetim udhëheqësit e Kishës.
Fëmijët e Izraelit dilnin fitimtarë në betejën kundër Amalekut vetëm kur Moisiu i kishte të dyja duart e ngritura lart në ajër. Çfarë mund të mësojmë mbi mbështetjen e udhëheqësve tanë nga kjo histori?
Veprimtari të Mundshme
-
Për t’i ndihmuar fëmijët që ta shqyrtojnë historinë tek Eksodi 17:8–16, shkruani në tabelë: Kush e ndihmoi Moisiun gjatë betejës? Çfarë bënë ata? Cili qe rezultati? Ftojini fëmijët t’i kërkojnë përgjigjet te vargjet. Çfarë na mëson kjo histori rreth mënyrës se si mund të ndihmojmë që mbretëria e Perëndisë të ketë sukses? Çfarë mund të bëjmë për t’i përkrahur, mbështetur dhe ndjekur udhëheqësit e Kishës?
-
Ftojini fëmijët të lexojnë tek Eksodi 17:8–16 dhe të bëjnë një vizatim të asaj që lexuan. Nxitini që të shkruajnë te vizatimi i tyre një mesazh që e mësojnë nga historia. Përse ky është një mesazh i rëndësishëm për ne sot?
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët që të zgjedhin njërën prej historive nga diskutimi juaj sot. Ndihmojini të mendojnë për diçka që mund ta bëjnë gjatë javës në vijim për ta zbatuar mësimin që jep historia.