Dhiata e Vjetër 2022
28 Mars – 3 Prill. Eksodi 7–13: “Mbajeni Mend Këtë Ditë, Gjatë së Cilës Dolët nga Egjipti”


“28 Mars – 3 Prill. Eksodi 7–13: ‘Mbajeni Mend Këtë Ditë, Gjatë së Cilës Dolët nga Egjipti’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“28 Mars – 3 Prill. Eksodi 7–13”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

Moisiu, Aaroni dhe Faraoni

Ilustrimi i Moisiut dhe Aaronit në oborrin e faraonit, nga Robert T. Barrett

28 Mars – 3 Prill

Eksodi 7–13

“Mbajeni Mend Këtë Ditë, Gjatë së Cilës Dolët nga Egjipti”

Teksa lexoni nga Eksodi 7–13, mendoni se si të vërtetat në këta kapituj e forcojnë besimin tuaj në Jezu Krisht. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të kenë një përvojë të ngjashme?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Vendosini disa figura që përfaqësojnë gjëra tek Eksodi 7–13 (të tilla si një bretkosë, miza dhe një qengj) nën një mbulesë tryeze. Ftojini disa fëmijë që të marrin një nga figurat nën mbulesë dhe ftojeni klasën të tregojë atë që mësuan rreth kësaj figure në shtëpi këtë javë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Eksodi 7–11

Zoti ka fuqi mbi të gjitha gjërat.

Izraelitët ishin në robëri dhe nuk mund ta çlironin veten, por Zoti e tregoi fuqinë e Tij dhe i çliroi ata. Si mund ta përdorni këtë histori për t’i ndihmuar fëmijët që t’i mirëbesojnë Zotit dhe fuqisë së Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojini vargjet e përzgjedhura nga Eksodi 7–11 për t’u dhënë mësim fëmijëve rreth dhjetë plagëve që Zoti i dërgoi mbi egjiptianët (shih edhe “Profeti Moisi”, te Histori të Dhjatës së Vjetër). Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime që portretizojnë disa nga plagët. Kërkojuni fëmijëve t’i ngrenë vizatimet e tyre lart teksa i rishikoni sërish plagët. Lexoni fraza nga Eksodi 7:5 dhe 9:14 për të shpjeguar se përse Zoti i dërgoi plagë Egjiptit.

  • Tregojuni fëmijëve se si Zoti ju ka treguar se “nuk ka asnjë të ngjashëm me [Të] në gjithë dheun” (Eksodi 9:14). Lërini fëmijët të tregojnë se nga e dinë që Zoti është i fuqishëm.

Eksodi 12:1–13; 13:10

Sakramenti mund të më ndihmojë që të kujtoj Jezusin.

Pashka judease u mësonte izraelitëve rreth Shpëtimtarit dhe flijimit që Ai një ditë do të bënte për ne. Sot, ne e marrim sakramentin që ta kujtojmë flijimin e Jezusit.

njerëz duke marrë sakramentin

Sakramenti na ndihmon që ne të kujtojmë Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme

  • Duke përdorur vargjet tek Eksodi 12:1–13, tregojuni fëmijëve atë që Zoti u tha izraelitëve të bënin, që ata të mund të shpëtoheshin nga plaga e fundit (shih edhe “Pashka”, te Histori të Dhjatës së Vjetër). Tregojeni figurën e titulluar Jezusi Mban një Dele të Humbur (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 64) dhe vini në dukje ngjashmëritë midis qengjit që përdoret për Pashkën judease dhe Jezu Krishtit, Qengjit të Perëndisë.

  • Kërkojuni fëmijëve të përmendin gjëra që i bëjmë për të kujtuar ngjarje të rëndësishme, të tilla si ditëlindje dhe ditë festash. Lexoni tek Eksodi 13:10 dhe shpjegoni se Zoti u kërkoi fëmijëve të Izraelit që ta kremtonin Pashkën judease çdo vit, për t’i ndihmuar që të kujtonin se Ai i shpëtoi ata nga egjiptianët. Cilat janë disa mënyra se si mund të kujtojmë që Jezusi na shpëtoi nga mëkati dhe vdekja?

  • Nëse është e mundur, shkoni te tryeza e sakramentit me fëmijët dhe flisni rreth mënyrës se si na ndihmon sakramenti që ta kujtojmë Jezu Krishtin. Këndoni së bashku “Me Nderim, Qetësi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 11) ose një këngë tjetër nderimi për Jezu Krishtin. Ndihmojini fëmijët ta dallojnë ndjenjën paqësore që kanë kur mendojnë rreth Shpëtimtarit dhe ftojini që ta kërkojnë atë ndjenjë kur e marrin sakramentin.

  • Jepuni fëmijëve copa letre me fjalët: “Unë mund ta kujtoj Jezu Krishtin gjatë sakramentit duke …” të shkruara në krye. Ftojini ata të bëjnë vizatime që mund t’i shohin gjatë sakramentit për t’i ndihmuar që ta kujtojnë Jezusin.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Eksodi 7–11

Zoti ka fuqi që të më shpëtojë.

Fëmijët përballen me sfida dhe kanë nevojë që Zoti t’i ndihmojë ata. Historia e dhjetë plagëve që Zoti dërgoi për t’i çliruar izraelitët, mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se Ai ka fuqinë që t’i ndihmojë edhe ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepini secilit fëmijë një fletë të ndarë në dhjetë pjesë dhe ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të plagëve që përshkruhen te këto vargje: Eksodi 7:17–18; 8:1–4; 8:16–17; 8:20–22; 9:1–6; 9:8–9; 9:22–23; 10:4–5; 10:21–22; 11:4–7. Çfarë na mësojnë plagët rreth fuqisë së Perëndisë? Përse është e rëndësishme që të kemi njohuri për fuqinë e Tij?

  • Pyetini fëmijët për rastet kur kanë ndier se kanë pasur nevojë për ndihmën e Zotit. Si mund të na ndihmojë Ai në këto situata? Nxitini që të flasin për rastet kur ata ose familjet e tyre e kanë përjetuar fuqinë e Zotit në jetën e tyre. Jepeni dëshminë tuaj se Zoti ka fuqinë që të na ndihmojë.

Eksodi 8:28–32; 9:7

Zoti mund të më ndihmojë që të kem një zemër të butë.

Faraoni zgjodhi që ta ngurtësonte zemrën kur Zoti i tha atij që t’i lironte fëmijët e Izraelit. Si mund t’i frymëzoni fëmijët të cilëve u jepni mësim që të zgjedhin të kenë një zemër të butë, që të jenë të gatshëm për t’i shërbyer Zotit dhe për ta bërë vullnetin e Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Sillni në klasë një send që është i fortë, si një gur dhe një tjetër që është i butë, si një sfungjer. Lexojuni fëmijëve disa vargje që përshkruajnë se si iu përgjigj faraoni plagëve që u dërguan nga Zoti (shih Eksodi 8:28–32; 9:7) dhe pyetini fëmijët se cilat sende e përfaqësojnë më mirë zemrën apo sjelljen e faraonit. Çfarë do të thotë të kesh një zemër të butë? (Shih Mosia 3:17.)

  • Me klasën bëni një listë të disa veprimeve që mund të tregojnë se kemi një zemër të ngurtë (për shembull, zënkat me vëllanë ose motrën apo mosdashja për t’u lutur). Si mund t’i tregojmë Zotit se duam të kemi një zemër të butë?

Eksodi 11:5–6; 12:1–13

Pashka judease simbolizon fuqinë shlyese të Jezu Krishtit.

Pashka judease u mësoi fëmijëve të Izraelit se Zoti i çliroi ata nga Egjipti. Pashka judease është simbolikë edhe për flijimin shlyes të Jezu Krishtit, i cili na çliron nga mëkati dhe vdekja. Sot, sakramenti na ndihmon që ta kujtojmë flijimin e Jezu Krishtit për ne. Mësimi i dhënë fëmijëve rreth Pashkës judease mund t’i ndihmojë ata që të kenë një përvojë më kuptimplote me sakramentin.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni disa fëmijëve të lexojnë tek Eksodi 11:5–6 për të mësuar rreth plagës së fundit që Zoti u dërgoi egjiptianëve. Kërkojuni fëmijëve të tjerë të lexojnë tek Eksodi 12:3, 5–7, 13 për të mësuar se si u shpëtuan fëmijët e Izraelit nga ajo plagë.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët që të kuptojnë se Shpëtimtari është Qengji që na shpëton ne, tregojuni një figurë të një qengji. Ftojini fëmijët të lexojnë nga Eksodi 12:3–7 për të zbuluar se ç’lloj qengji donte Perëndia që të përdornin njerëzit për vaktin e Pashkës judease. Në ç’mënyrë është qengji si Jezu Krishti? (Për shembull, Jezusi ishte i përsosur dhe Jezusi derdhi gjakun e Tij për të na shpëtuar.) Çfarë simbolesh të tjera na ndihmojnë të mendojmë për Jezu Krishtin?

  • Lexojini së bashku lutjet e sakramentit (shih Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79) dhe shihni materialin filmik “Always Remember Him”, [“Gjithmonë ta Kujtojmë Atë”] (ChurchofJesusChrist.org). Si ngjason sakramenti me Pashkën judease? Çfarë mund të bëjmë ne që të mendojmë për Jezusin gjatë sakramentit?

    5:28
  • Tregojuni fëmijëve një nga himnet tuaja të parapëlqyera të sakramentit (shih Himne, nr. 96–115) dhe flisni për mënyrën se si ju ndihmon që ta kujtoni flijimin e Shpëtimtarit. Ftojini fëmijët që të tregojnë një himn që ka të njëjtin ndikim tek ata.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’u tregojnë familjeve të tyre diçka që e mësuan rreth Jezu Krishtit gjatë Fillores sot.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët që ta përfytyrojnë historinë. Kur fëmijët kanë një imazh pamor të asaj që po mësojnë, ata kanë më shumë të ngjarë që ta kujtojnë atë. Gjeni mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që t’i përfytyrojnë historitë te shkrimet e shenjta duke përdorur mjete ndihmëse pamore, të tilla si figura, vizatime, materiale filmike, kukulla ose skeçe.