Histori nga Shkrimet e Shenjta
Moisiu, Profeti


“Moisiu, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Moisiu, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Eksodi 2–3

Moisiu, Profeti

I thirrur për të çliruar popullin e Zotit

Egjiptian duke rrahur një izraelit

Moisiu u rrit si bir i bijës së Faraonit. Moisiu pa që egjiptianët qenë të këqij me izraelitët. Ai ishte i dëshpëruar që egjiptianët i bënë izraelitët skllevër të tyre.

Eksodi 2:10–11

Moisiu duke mbrojtur një izraelit

Një ditë, Moisiu pa një egjiptian duke goditur një izraelit. Për ta mbrojtur izraelitin, Moisiu e vrau egjiptianin.

Eksodi 2:11–14

Moisiu në vendin e shkretë

Kur Faraoni e zbuloi, ai donte ta vriste Moisiun, por Moisiu u arratis nga Egjipti.

Eksodi 2:15

Moisiu dhe familja

Moisiu vajti në një vend të quajtur Madian, ku takoi një grua të quajtur Sefora. Ata u martuan dhe patën fëmijë.

Eksodi 2:21–22

Moisiu duke vështruar një ferrishte që flakëron

Ndërsa jetonte në Madian, Moisiu pa një ferrishte që digjej, por zjarri nuk e dogji ferrishten. Zoti u shfaq në zjarr dhe i foli Moisiut.

Eksodi 3:1–6

Jezusi duke i folur Moisiut

Zoti tha se Ai e dinte që izraelitët po vuanin në Egjipt. Ai e urdhëroi Moisiun të kthehej në Egjipt dhe t’i thoshte Faraonit që t’i linte izraelitët të lirë. Zoti tha se Ai do ta ndihmonte Moisiun që t’i çlironte izraelitët dhe t’i udhëhiqte te një tokë e premtuar.

Eksodi 3:7–18