“Rreth Dhiatës së Vjetër”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Rreth Dhiatës së Vjetër”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Rreth Dhiatës së Vjetër
Premtimet që Ati Qiellor u bëri fëmijëve të Tij shumë kohë më parë
Pjesa e parë e Biblës është Dhiata e Vjetër. Këto shkrime të shenjta u shkruan shumë kohë më parë, madje përpara se të lindte Jezu Krishti. Ajo ka tregime që na ndihmojnë të kemi besim tek Ai. Na mëson se çdo njeri në tokë është pjesë e familjes së Atit Qiellor dhe se Ai i do fëmijët e Tij.
Ligji i Përtërirë 7:7–9; Isaia 45:10–12
Në Dhiatën e Vjetër, Jezu Krishti quhet Jehova dhe Zoti. Ai ndjek udhëzimet e Atit Qiellor. Që nga koha e Adamit dhe Evës, Ati Qiellor e ka dërguar Zotin Jezu Krisht që t’u flasë profetëve të Tij. Ati Qiellor dërgon Frymën e Shenjtë që të na ndihmojë të dimë se fjalët e një profeti janë të vërteta.
Eksodi 6:2–3; 2 Kronikave 20:20; Amos 3:7; 2 Pjetër 1:21; Moisiu 2:1
Zoti i premtoi profetit Abraham dhe gruas së tij, Sarës, se familja e tyre do të rritej dhe do të bekonte tërë botën. Nipi i tyre, Jakobi, pati një familje të madhe që u bë një komb. Ata u quajtën shtëpia e Izraelit ose izraelitë. Profetët u mësuan atyre se si ta prisnin me padurim kohën kur do të vinte Jezu Krishti.
Zanafilla 15:5–6; 17:1–8; Ligji i Përtërirë 18:15; Isaia 7:14
Shumë histori në Dhiatën e Vjetër tregojë se si Zoti i mbajti premtimet që u bëri izraelitëve.
Zanafilla 9:13–17; Jeremia 11:4–5; Hebrenjve 11:1–35
Kur izraelitët i dëgjonin profetët dhe i zbatonin urdhërimet, Zoti i ndihmonte. Kur nuk bindeshin, Ai nuk mund t’i ndihmonte ata.
Ligji i Përtërirë 11:26–28; Jobit 36:11–12
Ti je pjesë e familjes së Atit Qiellor. Ati Qiellor është i mirë dhe Ai të do. Ai ka një plan për ty. Për shkak të Zotit Jezu Krisht, ti mund të kthehesh për të jetuar me Atin Qiellor përsëri. Ashtu siç iu mësua izraelitëve, ti mund të zgjedhësh të kesh besim te Zoti dhe të zbatosh urdhërimet e Tij.