Histori nga Shkrimet e Shenjta
Danieli dhe Ëndrra e Mbretit


“Danieli dhe Ëndrra e Mbretit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Danieli dhe Ëndrra e Mbretit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Daniel 2

Danieli dhe Ëndrra e Mbretit

Mesazh i mistershëm i Perëndisë për mbretin

mbreti duke parë ëndërr

Mbreti i Babilonisë pa një ëndërr që e shqetësoi. Ai kërkoi që priftërinjtë dhe të diturit e tij t’i tregonin domethënien e ëndrrës.

Daniel 2:1–3

mbreti duke u menduar

Mbreti nuk do t’ua tregonte ëndrrën. Ai tha se nëse priftërinjtë dhe të diturit kishin vërtet fuqi, ata mund t’ia tregonin se cila ishte ëndrra dhe domethënien e saj.

Daniel 2:4–9

mbreti duke dëbuar të diturit

Priftërinjtë dhe të diturit i treguan mbretit se nuk mund ta interpretonin ëndrrën e tij nëse ai nuk do t’ua tregonte si ishte. Ata thanë se askush nuk mund ta bëjë këtë. Mbreti ishte i zemëruar dhe tha se ai do t’i vriste të gjithë të diturit në mbretëri, përfshirë Danielin dhe miqtë e tij.

Daniel 2:10–13

Danieli duke i folur një ushtari

Kur roja i mbretit erdhi ta merrte Danielin dhe miqtë e tij, Danieli kërkoi më shumë kohë që të mund t’i tregonte mbretit se çfarë domethënie kishte ëndrra. Danieli e dinte se Perëndia di dhe sheh gjithçka, edhe ëndrrat. Danieli u kërkoi miqve të tij që të luteshin me të.

Daniel 2:14–18

Danieli duke u lutur

Perëndia i shfaqi Danielit ëndrrën e mbretit në një vegim dhe i mësoi atij domethënien e saj. Danieli e falënderoi Perëndinë që iu përgjigj lutjeve të tij e të miqve të tij dhe për shpëtimin e jetës së tyre. Pastaj ai shkoi t’i tregonte mbretit domethënien e ëndrrës.

Daniel 2:19–25

Danieli duke i folur mbretit

Danieli tha se ëndrra e mbretit ishte rreth një statuje gjigante që ishte shkatërruar nga një gur i shkëputur nga mali. Statuja përfaqësonte mbretëritë e tokës. Guri i shkëputur nga mali përfaqësonte mbretërinë e Perëndisë që do të mbushte tokën. Mbreti e dinte që Danieli foli të vërtetën.

Daniel 2:26–49