Histori nga Shkrimet e Shenjta
Izraelitët në Shkretëtirë


“Izraelitët në Shkretëtirë”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Izraelitët në Shkretëtirë”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Eksodi 16

Izraelitët në Shkretëtirë

Duke mësuar të mbështeten te Zoti

izraelitë duke u ankuar

Pak kohë pasi izraelitët u larguan nga Egjipti, ata u ankuan se nuk kishin mjaft ushqim. Ata thanë se do të qe më mirë të ishin skllevër në Egjipt sesa të vdisnin nga uria në shkretëtirë.

Eksodi 16:1–3

izraelitë duke mbledhur mana

Që t’u mësonte izraelitëve t’i mirëbesonin Atij, Zoti dërgoi për ta bukë nga qielli që ta mblidhnin çdo ditë. Ata e quajtën bukën mana. Ajo shijonte si mjaltë. Zoti nuk dërgoi mana në Shabat, ditën e shtatë të javës. Prandaj në ditën e gjashtë, Ai u tha të mblidhnin mana sa për dy ditë.

Eksodi 16:4–5, 14–31

izraelitë duke mbledhur shkurta

Për njëfarë kohe, Zoti gjithashtu dërgoi shkurta që t’i hanin izraelitët. Në mëngjes mblidhnin mana dhe në mbrëmje mblidhnin shkurta. Zoti donte që izraelitët të mësonin t’i mirëbesonin Atij. Në këtë mënyrë, Ai u kujdes për ta në shkretëtirë.

Eksodi 16:11–13