Histori nga Shkrimet e Shenjta
Noeu dhe Familja e Tij


“Noeu dhe Familja e Tij”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Noeu dhe Familja e Tij”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Zanafilla 6–9; Moisiu 8

Noeu dhe Familja e Tij

Një arkë, një përmbytje dhe premtimet e Zotit

Noeu duke vështruar njerëzit

Noeu dhe familja e tij iu bindën Zotit. Të gjithë njerëzit e tjerë ishin shumë të ligj. Zoti i tha Noeut se një përmbytje do të mbulonte tokën nëse njerëzit nuk do të pendoheshin.

Zanafilla 6:5–13; Moisiu 8:13–17

Noeu duke u dhënë mësim njerëzve

Noeu u mësoi njerëzve se Zoti i donte ata dhe donte që ata të pendoheshin dhe të kishin besim te Jezu Krishti. Ata nuk e dëgjuan.

Moisiu 8:19–30

Noeu dhe familja duke ndërtuar një arkë

Noeu u trishtua që njerëzit nuk do të pendoheshin. Zoti i tha Noeut të ndërtonte një anije të madhe të quajtur arkë. Arka do ta mbante familjen e Noeut të sigurt gjatë përmbytjes.

Zanafilla 6:14–18; Moisiu 8:25

kafshë duke u futur në arkë

Familja e Noeut futi ushqime në arkë. Zoti dërgoi të paktën dy kafshë nga çdo lloj për Noeun. Kafshët u futën në arkë dhe shtatë ditë më vonë filloi të bjerë shi.

Zanafilla 6:18–22; 7:1–9

arka duke lundruar mbi det

Ashtu siç pati paralajmëruar Zoti, për 40 ditë dhe net ra shi. Një përmbytje e mbuloi tokën.

Zanafilla 7:6–23

Noeu dhe familja

Familja e Noeut dhe të gjitha kafshët në arkë lundruan të sigurta mbi ujë.

Zanafilla 7:24; 8:1–3

Noeu, familja dhe kafshët në tokë

Kur përmbytja mbaroi, arka zbarkoi në tokë të thatë. Noeu dhe familja e tij ndërtuan një altar për të adhuruar Zotin dhe e falënderuan Atë që i mbrojti. Zoti premtoi që nuk do ta përmbyste më kurrë tokën. Ai dërgoi një ylber si një kujtues të premtimit të Tij.

Zanafilla 8:13–22; 9:8–17