Histori nga Shkrimet e Shenjta
Abrahami dhe Sara


“Abrahami dhe Sara”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Abrahami dhe Sara”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Zanafilla 11–15; 17; Abraham 1–2

Abrahami dhe Sara

Një premtim për të bekuar familjen njerëzore

një engjëll e shpëton Abrahamin nga prifti

Abrahami jetonte në qytetin e Urit. Priftërinjtë e ligj atje donin ta flijonin atë për idhujt e tyre. Abrahami u lut dhe Zoti e shpëtoi.

Abraham 1:1–20

Abrahami dhe Sara udhëtojnë me deve

Më pas Zoti i urdhëroi Abrahamin dhe bashkëshorten e tij, Sarën, që të largoheshin nga Uri dhe të udhëtonin drejt një toke të largët. Ai premtoi t’i bekonte në udhëtimin e tyre.

Zanafilla 12:1–3; Abraham 2:2–4

Abrahami dhe Sara duke u kujdesur për delet

Abrahami dhe Sara i mirëbesuan Zotit dhe u larguan nga Uri. Por ata ndiheshin të trishtuar, sepse nuk mund të kishin fëmijë. Zoti i ngushëlloi. Ai premtoi se ata do të kishin një fëmijë.

Zanafilla 11:30–31; 15:1–6; 17:2–16; Abraham 2:6–9

Perëndia i shfaqet Abrahamit

Abrahami iu lut Zotit për të mësuar më shumë rreth Tij. Zoti e vizitoi Abrahamin dhe i tha se Ai quhej Jehova. Jehova bëri një besëlidhje me Abrahamin. Ai premtoi se Abrahami do të kishte priftërinë. Ai gjithashtu premtoi se nëpërmjet familjes së Abrahamit, të gjitha familjet e tokës do të bekoheshin.

Abraham 2:6–11

Abrahami dhe Sara udhëtojnë me deve

Ndërsa udhëtonin, Abrahami dhe Sara kishin nevojë të gjenin ushqim. Ata u përpoqën të jetonin në një tokë që quhej Kanaan. Atje nuk kishte ushqim, kështu që iu desh të shkonin në Egjipt. Por jetesa në Egjipt ishte e rrezikshme për ta.

Zanafilla 12:10–20; Abraham 2:21–25

Abrahami dhe Sara vështrojnë kafshët

Abrahami dhe Sara u larguan nga Egjipti dhe u kthyen të jetonin në Kanaan. Ata sollën me vete nga Egjipti ushqim dhe kafshë. Kanaani ishte pjesë e tokës që Zoti ua premtoi atyre.

Zanafilla 13:1–4, 12; Abraham 2:19

Melkizedeku duke u folur Abrahamit dhe Sarës

Zoti e mbajti gjithashtu premtimin e Tij se Abrahami do të merrte priftërinë. Një ditë Abrahami dhe Sara takuan një mbret të drejtë që quhej Melkizedek. Abrahami i pagoi atij të dhjetën.

Zanafilla 14:18–24; Alma 13:15

Melkizedeku duke bekuar Abrahamin

Abrahami e mori priftërinë nga Melkizedeku. Kjo ishte e njëjta priftëri që kishin marrë profetët Adam dhe Noe.

Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 14:36–40; Abraham 1:2–4; Doktrina e Besëlidhje 84:14

Abrahami dhe Sara

Abrahami dhe Sara ishin të lumtur në Kanaan, por prapëseprapë shqetësoheshin ngaqë nuk kishin një fëmijë. Ata duhej t’i mirëbesonin premtimit të Zotit se një ditë familja e tyre do të rritej dhe do ta bekonte tërë tokën.

Zanafilla 13:12; 15:3–6