“Eliseu, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Eliseu, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
2 Mbretërve 2; 4
Eliseu, Profeti
Mrekullitë e Zotit
Nëpërmjet profetit Elia, Zoti e përgatiti Eliseun që të ishte profeti i radhës. Atëherë Zoti e mori Elian në qiell.
Zoti e ndihmoi Eliseun të kryente shumë mrekulli. Eliseu dikur bekoi vajin e një gruaje të varfër që të mbushte shumë poçe. Atëherë gruaja e shiti vajin për të paguar borxhet e saj.
Një herë tjetër, një grua besnike i shërbeu Eliseut dhe ishte shumë e sjellshme me të. Eliseu e pyeti se çfarë mund të bënte për t’i shërbyer asaj. Ajo shpresonte për një fëmijë. Eliseu e bekoi atë dhe bashkëshortin e saj që të kishin një bir.
Por pas disa vitesh, i biri u sëmur dhe vdiq. Gruaja shkoi të kërkonte Eliseun sepse ajo pati besim që ai mund ta shpëtonte birin e saj. Eliseu erdhi dhe e bekoi djalin, dhe ai jetoi përsëri. Zoti e ndihmoi Eliseun që të bënte shumë mrekulli. Ai ishte një profet i madh i Zotit.