“Adami dhe Eva”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Adami dhe Eva”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Zanafilla 2–3; Moisiu 3–5; Abraham 5
Adami dhe Eva
Fitimi i përvojës duke bërë zgjedhje
Adami dhe Eva qenë të parët nga fëmijët e Atit Qiellor që jetuan në tokë. Ata jetuan në Kopshtin e bukur të Edenit, të rrethuar nga të gjitha llojet e bimëve dhe pemëve. Perëndia Ati ynë Qiellor, dhe Zoti Jezu Krisht i vizituan dhe folën me ta.
Zanafilla 2:8–9; 3:8; Moisiu 3:8–9; Abraham 5:8, 14–19
Perëndia i la të hanin frutën e çdo peme përveç njërës. Nëse do të hanin nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, ata do të duhej të largoheshin nga kopshti dhe përfundimisht do të vdisnin. Satani i gënjeu Adamin dhe Evën. Satani tha se nëse do ta hanin frutën, ata do të dinin të mirën dhe të keqen por nuk do të vdisnin.
Zanafilla 2:16–17; 3:1–5; Moisiu 3:9; 4:6–11; Abraham 5:9, 12–13
Eva zgjodhi ta hante frutën.
Eva i dha Adamit një pjesë nga fruta. Ai gjithashtu zgjodhi ta hante atë.
Perëndia dhe Zoti i vizituan ata, por Adami dhe Eva kishin frikë dhe u fshehën. Perëndia i pyeti a e patën ngrënë frutën e pemës së njohjes të së mirës dhe të së keqes.
Zanafilla 3:8–13; Moisiu 4:13–14
Adami dhe Eva i treguan Perëndisë se ata zgjodhën ta hanin frutën. Për shkak të zgjedhjes së tyre, ata duhej të largoheshin nga Kopshti i Edenit. Ata u veçuan nga Perëndia, por Ai kishte një plan për ta. Tani ata e njihnin të drejtën nga e gabuara dhe mund të kishin fëmijë.
Zanafilla 3:16–24; Moisiu 4:15–31
Adami dhe Eva premtuan t’u binden të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Atyre iu mësua të bënin flijime të kafshëve. Ndërsa bindeshin, ata mësonin më shumë rreth Birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Ata të dy ndjenë gëzim të madh ngaqë Ai do ta ndihmonte familjen e tyre të kthehej te Perëndia.