Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ana


“Ana”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Ana”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

1 Samuelit 1–2

Ana

Përgjigjja e Zotit ndaj një gruaje besnike

Ana me lot në sy duke u lutur në tempull

Çdo vit, Ana dhe bashkëshorti i saj udhëtonin për në shtëpinë e Zotit, tempullin. Ana nuk kishte fëmijë, prandaj ndihej shumë e trishtuar. Ajo agjëroi dhe u lut për një foshnjë djalë. Ana i premtoi Zotit që, në qoftë se do të kishte një djalë, biri i saj do të rritej për t’i shërbyer Atij.

1 Samuelit 1:1–11

Eli duke i folur Anës

Një prift i quajtur Eli e pa Anën duke qarë. Ai i tha asaj se Zoti do t’i përgjigjej lutjes së saj. Ana i mirëbesoi Zotit dhe pati shpresë.

1 Samuelit 1:12, 17–18

Ana me bashkëshortin dhe Samuelin foshnjë

Atë vit, Ana lindi një foshnjë djalë. E quajti Samuel.

1 Samuelit 1:20–23

Ana duke e sjellë Samuelin tek Eli në tempull

Ana e mbajti premtimin që i bëri Zotit. Kur Samueli ishte mjaft i rritur, ajo e çoi që të shërbente në shtëpinë e Zotit. Ai shërbeu me Elin, priftin. Ana vazhdoi ta vizitonte Samuelin. I sillte rroba që i bënte për të. Zoti e bekoi Anën me pesë fëmijë të tjerë.

1 Samuelit 1:24–28; 2:21