“Elia dhe Priftërinjtë e Baalit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Elia dhe Priftërinjtë e Baalit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
1 Mbretërve 18
Elia dhe Priftërinjtë e Baalit
Profeti i Zotit përballë priftërinjve të rremë
Mbretëria e Izraelit vazhdoi të vuante nga mungesa e ujit. Mbreti Ashab i tha popullit të ndiqte një perëndi të rremë të quajtur Baal.
Zoti dërgoi Elia profetin që të takonte Ashabin. Elia i ftoi të gjithë njerëzit në majën e një mali. Ai i ftoi mbretin dhe priftërinjtë e tij në një sfidë për të parë a ishte Zoti apo Baali Perëndia i vërtetë.
Elia e shpjegoi sfidën. Ai dhe priftërinjtë do të sakrifikonin një dem në altar, por ata nuk do ta ndiznin vetë zjarrin. Në vend të kësaj, priftërinjtë do t’i luteshin Baalit që ta ndizte zjarrin. Pastaj Elia do t’i lutej Zotit ta ndizte zjarrin. Elia e dinte se vetëm Perëndia i vërtetë do ta ndizte zjarrin.
Priftërinjtë e Baalit iu lutën perëndisë së tyre nga mëngjesi deri në drekë, por asgjë nuk ndodhi. Elia u tall me ta dhe tha se perëndia i tyre Baal duhet të ishte në gjumë.
Priftërinjtë u zemëruan, kërcyen mbi altar dhe bërtitën deri në mbrëmje. Ata shpresonin se perëndia i tyre do të përgjigjej, por ende nuk kishte zjarr.
Mandej ishte radha e Elias. Ai ndërtoi një altar për Zotin, gërmoi një gropë rreth altarit dhe përgatiti sakrificën.
Elia u kërkoi njerëzve të mbushnin katër enë me ujë dhe t’i derdhnin mbi drutë e altarit të tij tri herë. Uji i njomi drutë dhe altarin. Ai e mbushi tërë gropën.
Elia iu lut Zotit të shfaqte fuqinë e Perëndisë së vërtetë. Zjarri i Zotit zbriti dhe konsumoi flijimin, drutë, gurët dhe ujin. Njerëzit e dinin që Perëndia i Elias ishte Perëndia i vërtetë. Elia u lut që thatësira të mbaronte, dhe Zoti dërgoi shi.