“Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi
Të mësojmë që të kemi besim te Zoti
Ndërkohë që izraelitët udhëtonin në shkretëtirë, ata shpesh e harronin Zotin dhe ankoheshin. Zoti dërgoi gjarpërinj për t’i ndihmuar që të ishin të përulur dhe ta kujtonin Atë. Gjarpërinjtë i kafshuan njerëzit dhe shumë prej njerëzve vdiqën.
Shpejt njerëzit u penduan. Ata i kërkuan Moisiut të lutej që Zoti t’i bënte gjarpërinjtë të largoheshin. Zoti nuk i largoi gjarpërinjtë. Por Ai krijoi një mënyrë që njerëzit të shpëtoheshin nëse ishin kafshuar.
Zoti i tha Moisiut të bënte një gjarpër prej bronzi dhe ta vinte në një shtizë. Kur njerëzit kafshoheshin dhe shihnin drejt gjarprit prej bronzi, Zoti i shpëtonte ata. Zoti i ndihmoi izraelitët të ishin të përulur dhe të mirëbesonin tek Ai.