“Ruthi dhe Naomi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Ruthi dhe Naomi”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Ruthit 1–4
Ruthi dhe Naomi
Mbijetesa ndaj sprovave me dashuri dhe besnikëri
Naomi dhe familja e saj u shpërngulën në Moab pasi nuk kishte mjaft ushqim në vendin e Judesë. Mandej bashkëshorti i Naomit vdiq. Bijtë e Naomit u martuan me gra nga Moabi që quheshin Orpah dhe Ruth. Ata u kujdesën për Naomin për 10 vjet.
Mandej bashkëshortët e Orpahës dhe Ruthit vdiqën. Tani gratë qenë vetëm. Naomi nuk mund të siguronte ushqim për Ruthin dhe Orpahën.
Orpaha u kthye në shtëpi. Por Ruthi donte të qëndronte dhe të kujdesej për Naomin. Ruthi dhe Naomi dëgjuan se vendi i Judesë pati të korra përsëri, kështu që udhëtuan për atje.
Ruthi dhe Naomi arritën në Jude gjatë të korrave. Ato kishin nevojë për ushqim. Kushëriri i Naomit, i quajtur Boaz, zotëronte ara në Jude. Ai e la Ruthin të merrte grurin e mbetur në arat e tij. Ishte punë e vështirë.
Boazi e respektonte Ruthin sepse ajo punonte shumë dhe sepse ishte besnike ndaj Naomit dhe Zotit. Ai u tha shërbëtorëve të linin më shumë grurë në ara për Ruthin.
Naomi donte që Ruthi të kishte një familje. Ajo e inkurajoi Ruthin të martohej me Boazin. Ruthi e dinte se nëse ajo dhe Boazi do të martoheshin, ata mund të kujdeseshin së bashku për Naomin.
Ruthi vendosi t’i kërkojë Boazit që të martohej me të. Boazi e dinte që Ruthi ishte një grua besnike dhe e virtytshme. Ai ra dakord.
Ruthi dhe Boazi u martuan. Shpejt Ruthi pati një foshnjë djalë. Ai u bë gjyshi i Davidit, mbretit të ardhshëm. Shumë vite më vonë, Jezu Krishti lindi në këtë linjë familjare.