“Samueli, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Samueli, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
1 Samuelit 2–3
Samueli, Profeti
Një djalë i thirrur nga Zoti
Për një kohë të gjatë, izraelitët nuk patën një profet të Zotit që t’i udhëhiqte. Në vend të kësaj, gjyqtarët qeverisën në Izrael për shumë vjet. Gjatë kësaj kohe, Ana e çoi birin e saj të vogël, Samuelin, të jetonte me Elin, priftin dhe gjyqtarin e Izraelit. Samueli e ndihmonte Elin në tempull.
Dy bijtë e Elit shërbenin gjithashtu në tempull, por ata vidhnin flijimet që ishin për Zotin. Disa njerëz u ankuan tek Eli, por Eli nuk i ndëshkoi ata.
Një mbrëmje, Samueli dëgjoi një zë ta thërriste. Ai mendoi se ishte Eli, kështu që Samueli shkoi tek ai. Por nuk e thirri Eli. Eli i tha Samuelit të kthehej në shtrat.
Samueli dëgjoi zërin ta thërriste për herë të dytë. Ai shkoi tek Eli dhe e pyeti se çfarë donte. Por nuk e thirri Eli. Eli i tha Samuelit të shkonte në shtrat.
Samueli dëgjoi zërin ta thërriste për herë të tretë. Ai shkoi tek Eli përsëri dhe e pyeti se çfarë donte. Këtë herë, Eli e dinte se ishte Zoti që po i fliste Samuelit. Eli i tha Samuelit të kthehej në shtrat. Eli tha se nëse Zoti do ta thërriste përsëri, Samueli duhej ta dëgjonte.
Samueli dëgjoi zërin ta thërriste përsëri. Këtë herë Samueli i kërkoi Zotit të fliste dhe tha se do të dëgjonte. Zoti i tha Samuelit se ishte e gabuar që Eli i linte bijtë e tij të ligj të shërbenin në tempull. Familja e Elit nuk do të lejohej të shërbente më tej atje.
Ditën tjetër, Eli e pyeti Samuelin se çfarë tha Zoti. Samueli i tregoi. Eli e dinte se Zoti foli nëpërmjet Samuelit.
Lajmi shkoi kudo në tokën e Izraelit. Njerëzit e dinin se Zoti zgjodhi Samuelin të ishte profeti i Tij.