“Moisiu Foshnjë”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Moisiu Foshnjë”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Eksodi 1–2
Moisiu Foshnjë
Mbrojtja e udhëheqësit të ardhshëm të izraelitëve
Familja e Jakobit u bë një popull i madh në Egjipt. Ata u quajtën izraelitë. Faraoni, mbreti i Egjiptit, ishte i frikësuar se një ditë do të kishte shumë izraelitë dhe se do të merrnin në dorë Egjiptin, kështu që ai i bëri izraelitët skllevër të tij.
Faraoni urdhëroi atëherë që të gjithë fëmijët djem të porsalindur izraelitë duhej të vriteshin. Familjet izraelite ishin shumë të trembura.
Një nënë izraelite e quajtur Jokebeda mendoi një mënyrë për ta shpëtuar birin e saj të porsalindur. Ajo e vendosi foshnjën e saj në një shportë dhe e fshehu shportën në barin e lartë buzë lumit Nil. Motra e foshnjës, Miriami, e mbikëqyrte për ta mbajtur të sigurt.
Ndërsa lahej në lumë, bija e Faraonit zbuloi shportën. Ajo e pa foshnjën e pafuqishëm izraelit duke qarë dhe deshi ta rriste si fëmijën e saj. Miriami erdhi tek e bija e Faraonit dhe e pyeti nëse mund të sillte një grua izraelite që të kujdesej për foshnjën.
Miriami solli nënën e saj, Jokebedën, te bija e Faraonit. Bija e Faraonit ra dakord që ta paguante Jokebedën që të kujdesej për foshnjën.
Foshnja izraelite u rrit. Bija e Faraonit e rriti si birin e saj. Ajo e quajti atë Moisi.