Histori nga Shkrimet e Shenjta
Malakia, Profeti


“Malakia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Malakia, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Malakia 13

Malakia, Profeti

Të jetuarit e ligjit të së dhjetës

njerëz duke dhënë të dhjetë jo të mirë

Judenjtë e paguanin të dhjetën duke i dhënë Zotit një të dhjetën e të lashtave dhe kafshëve të tyre. Zoti i bekonte kur e paguanin të dhjetën. Por disa judenj filluan të jepnin bukë të keqe ose kafshë të verbra apo të sëmura si të dhjetë. Ata i mbanin më të mirat për veten e tyre.

Zanafilla 14:20; 28:22; Ligji i Përtërirë 12:6, 11, 17; Malakia 1:7–8, 12–13

Malakia duke u dhënë mësim njerëzve

Zoti nuk ishte i kënaqur. Malakia, një profet, u tha judenjve se po e vidhnin Zotin kur nuk ishin të ndershëm në pagimin e së dhjetës. Malakia u tha atyre që të pendoheshin.

Malakia 3:8–9

Malakia duke parë njerëzit që jepnin të dhjeta të ndershme

Zoti u dha judenjve një premtim. Nëse jepnin një të dhjetë të ndershme, Zoti do të derdhte bekime të mëdha nga qielli.

Malakia 3:10–12