“Familja e Adamit dhe Evës”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Familja e Adamit dhe Evës”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Familja e Adamit dhe Evës
Zgjedhja për të ndjekur Zotin
Pasi Adami dhe Eva u larguan nga Kopshti i Edenit, ata vazhduan të mësonin rreth planit të Atit Qiellor për ta në tokë. Ata patën shumë fëmijë dhe u mësuan atyre gjithçka që dinin rreth Zotit. Disa prej fëmijëve të Adamit dhe Evës zgjodhën t’i bindeshin Zotit. Disa prej tyre zgjodhën të mos i bindeshin.
Familja e Adamit dhe Evës mbajti një libër të kujtimeve. Në libër ata shkruan historinë e familjes së tyre. Ata shkruan rreth mënyrës se si i ndihmoi Zoti.
Kaini dhe Abeli ishin dy prej bijve të Adamit dhe Evës. Abeli e donte Zotin dhe zgjodhi ta ndiqte Atë. Kaini nuk iu bind Zotit. Ai zgjodhi të rebelohej.
Familja e Adamit dhe Evës vazhdoi të rritej. Lindën shumë më tepër njerëz. Ata të gjithë kishin lirinë për të bërë zgjedhje. Me kalimin e kohës, disa njerëz u rebeluan kundër urdhërimeve të Zotit. Zoti dërgoi profetë për t’u dhënë mësim njerëzve që të pendoheshin.