“Abrahami dhe Isaku”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Abrahami dhe Isaku”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Zanafilla 17; 21–22
Abrahami dhe Isaku
Një atë, një bir dhe një sakrificë
Abrahami dhe Sara patën një fëmijë djalë, ashtu siç premtoi Zoti. Ata e quajtën Isak.
Ata e donin Isakun. Ata i mësuan atij të zgjidhte të drejtën dhe të mirëbesonte te Zoti.
Zoti i premtoi Abrahamit dhe Sarës se nëpërmjet Isakut familja e tyre do të rritej për të bekuar të gjithë tokën. Por një ditë Zoti i tha Abrahamit ta çonte Isakun në malin Moriah dhe ta ofronte Isakun si sakrificë.
Rrugës për te mali, Isaku pyeti ku ishte qengji për sakrificën. Abrahami tha se Zoti do të siguronte një.
Në malin Moriah, Abrahami ndërtoi një altar dhe vendosi drurë mbi të.
Sikurse Zoti e urdhëroi, Abrahami i kërkoi Isakut të shtrihej mbi altar. Isaku i mirëbesoi Abrahamit ashtu sikurse Shpëtimtari Jezu Krisht i mirëbesoi Atit të Tij.
Kur Abrahami ishte gati ta flijonte Isakun, një engjëll i Zotit e ndali. Abrahami tregoi besimin e tij në Zot. Abrahami e dinte se gjithmonë do ta ndiqte Zotin.
Abrahami ngriti sytë dhe pa një dash të ngecur në shkurre. Zoti siguroi dashin për flijimin.
Abrahami dhe Isaku mësuan rreth mënyrës se si Ati Qiellor do të ofronte Birin e Tij Jezu Krisht si flijim. Zoti Jezu Krisht i mirëbesoi Abrahamit sepse ai u bind. Abrahami i mirëbesoi premtimit të Zotit se një ditë familja e tij do të rritej përtej numrit të yjeve në qiell.