“Eliseu dhe Ushtria e Zotit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Eliseu dhe Ushtria e Zotit”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Eliseu dhe Ushtria e Zotit
Qerret e zjarrta të Zotit
Sirianët nuk i pëlqenin izraelitët. Mbreti sirian dërgoi ushtrinë e tij për të kapur Eliseun, profetin. Natën, ushtria rrethoi qytetin ku ishte Eliseu.
Shërbëtori i ri në moshë i Eliseut u zgjua dhe pa ushtrinë siriane. Ai e pyeti Eliseun se çfarë duhej të bënin. Eliseu i tha të riut të mos frikësohej. I tha se ushtria që po luftonte për ta ishte shumë më e madhe sesa ushtria që po luftonte kundër tyre.
Eliseu i kërkoi Zotit t’i tregonte të riut atë që pa Eliseu. Zoti i tregoi atij një ushtri qiellore me kuaj dhe qerre të zjarrta që t’i mbronte ata. Ushtria siriane u verbua nga fuqia e Perëndisë. Ata nuk luftuan më kundër izraelitëve.